Mesazhi.com: “Milani ndal Juventusin” plus 9 more |
- Milani ndal Juventusin
- Qeveria ka nevojë të riformatohet
- FSK merr medaljen e artë në Britani
- Egjipt, konfirmohet dënimi me burg prej 20 vitesh për Muhamed Mursim
- Barcelona përmbys Valencian
- Protestë kunder marrëveshjes Kroaci-Vatikan dhe ndarjen e kishës nga shteti
- Shtatëvjeçarja nga Halepi në Twitter: Botë, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj
- VV e quan skandaloze vendimin për lirimin e Sali Mekajt dhe Nuhi Ukajt
- Veseli në Seminarin e AP-së: Kosova nuk do të jetë vend i krizave dhe ekstremizmit radikal
- Ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik
Posted: 22 Oct 2016 02:04 PM PDT Milani ka mposhtur Juventusin në San Siro me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A. Fitoren rosonerëve ja solli talenti, Lucatelli në minutën e 65-të pas një supergoli. Vlen të theksohet se Juventusit iu anulua një gol i dyshimtë, ku pasi gjyqtari kryesorë e pranoi, vendimi i anësorit ishte që goli të anulohej. Donaruma në sekondat e fundit të ndeshjes bëri një superpritje, që i mohoi Juventusit një gol të sigurt. Pas kësaj fitore, Milani përforcon pozitën e dytë me 19 pikë, dy më pakë se kryesuesi Juventus. The post Milani ndal Juventusin appeared first on Mesazhi.com. |
Qeveria ka nevojë të riformatohet Posted: 22 Oct 2016 01:01 PM PDT Koalicioni qeverisës, ndërmjet dy partive më të mëdha në Kosovë, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, pas më gjatë se dy vite qeverisje po paralajmëron një lloj riformatimi dhe ristrukturimi. Ky koalicion, bashkë me pakicat, përbën shumicën parlamentare, por nuk ka arritur ende të përmbushë disa nga vendimet kryesore që i ka premtuar me synimet dhe programin qeverisës. Këtë fakt e thonë edhe vet udhëheqës nga këto dy subjekte politike. Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të pranohet fakti që ka vonesa në disa në fusha në drejtim të realizimit të kërkesave të qytetareve. Ai, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka kritikuar qeverisjen për ritmin e ngadaltë të punës dhe mos zhvillimin e duhur socio-ekonomik të vendit. "Ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për riformatim, jo vetëm të numrave qeveritarë, të emrave qeveritarë, por edhe të funksionalitetit të politikave të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë e në fushën e atraktimit të investitorëve të huaj", ka deklaruar Veseli. Ai ka theksuar se në fushën e politikave ekonomike duhet të ketë përmirësim për bizneset vendore, pasi "ato nuk e kanë përkrahjen adekuate stimuluese nga institucionet e Republikës së Kosovës". Në anën tjetër, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, tha për Radion Evropa e Lirë se kritikat që janë dhënë nga kryetari i Kuvendit dhe njëherësh edhe kryetari i PDK-së, janë normale në një vend demokratik. Ai ka hedhur poshtë pohimet për mos qëndrueshmëri të koalicionit. Ndërkaq, dështimi i deritashëm për të ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, sipas Abdullahut nuk ka ndodhur për fajin e Qeverisë. "Miqtë tanë ndërkombëtarë ka htënë se një pengës e tillë që i behet demarkacionit është sajesë opozitare", tha Abdullahu. Analistët politikë konsiderojnë se Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa deri tash nuk ka arritur që të realizojë shumë prej projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe vendin në përgjithësi. Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se nga mos interesimi i qeverisë për të ndryshuar gjendjen, qytetaret janë duke u përballur me shumë probleme, duke u nisur nga ato elementare si arsimi, shëndetësia e të tjera. "Gjatë gjithë kësaj kohe Qeveria e Kosovës është marrë kryesisht me dy tema – Asociacioni i Komunave dhe Demarkacioni. Ndërkohë, të gjitha temat tjera kanë mbetur nën hijen e këtyre dy temave, e ndonjëherë kjo i ka shërbyer Qeverisë edhe për t'i kamufluar dështimet e veta ", tha Mushkolaj. Po ashtu, ai thotë se liderët e partive politike dhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës, në vazhdimësi kanë përmendur para qytetarëve se do të arrijnë që të realizojnë shumë projekte, por ato nuk janë realizuar. Sipas tij, çështjet që qytetarët kanë pritur shumë, kanë qenë ulja e shkallës së papunësisë, liberalizmi i i vizave, si dhe shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Koalicioni qeverisës përveç agjendës dhe programit qeverisës, është përballur edhe me rezistencën e vazhdueshme të opozitës për zbatimin e shumë politikave. Opozita, në disa raste, kishte si qëllim ta shtynte vendin edhe drejt zgjedhjeve te parakohshme, por deri tani koalicioni arriti që t'ju mbijetojë këtyre përpjekjeve. The post Qeveria ka nevojë të riformatohet appeared first on Mesazhi.com. |
FSK merr medaljen e artë në Britani Posted: 22 Oct 2016 12:58 PM PDT Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë "Cambrian Patro" në Wells të Mbretërisë së Bashkuar. Ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës. Sipas një komunikate të FSK-së, ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19 deri me 21 tetor 2016. Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njëjtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë. Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia. Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgatitjeve të mjaftueshme janë tërhje kur nga ushtrimi. Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë. Me qenë se kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi, dekorimi me medaljen e artë i ka lënë të befasuar si vendin nikoqir ashtu edhe vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo performancë e suksesshme e skuadrës ka bërë që FSK të njihet nga vendet pjesëmarrëse si një organizatë serioze dhe shumë profesionale, ku pa dyshim që në të ardhmen si rezultat pritet të rrisë bashkëpunimin me ushtritë e vendeve të tjera, thuhet në komunikatë. Sipas FSK-së, ftesën për të marrë pjesë në këtë ushtrim qysh në nëntor të vitit të kaluar e ka bërë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ku më pas skuadra e BRSH-së ka filluar procedurat për zhvillimin e trajnimit intenziv. Faza përgaditore për këtë ushtrim ka zgjatur rreth 9 muaj të plotë ku janë përfshirë 3 muaj parapërgaditje, 5 muaj trajnim intenziv dhe një muaj trajnim familjarizues me regjimentin Royal Irish të ushtrisë Britanike. Ky sukses ka qenë një tjetër dëshmi që FSK po shkon në hapa të sigurt drejt zhvillimit të një force profesionale duke nxjerrur kuadro të rinjë që në evenimente të ndryshme janë konkurrencë serioze për ushtritë e vendeve të zhvilluara, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
The post FSK merr medaljen e artë në Britani appeared first on Mesazhi.com. |
Egjipt, konfirmohet dënimi me burg prej 20 vitesh për Muhamed Mursim Posted: 22 Oct 2016 10:55 AM PDT Një gjykatë egjiptiane të shtunën konfirmoi dënimin me burg prej 20 vitesh ndaj presidentit të parë të zgjedhur me vota të lira, Mohamed Morsin. Në prill 2015, Morsi dhe disa të pandehur të tjerë u dënuan me 20 vjet burg në lidhje me përleshjen vdekjeprurëse para pallatit presidencial Ittihadiya në Kajron lindore në vitin 2012. Edhe pse nga përleshjet u vranë 11 persona, në mesin e të cilëve edhe tetë mbështetës të Morsit, gjykimi ishte i lidhur me vdekjen e një gazetari dhe dy kundërshtarëve të Morsit. Verdikti i të shtunës është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet, por mund të hiqet me falje të Presidentit i cili erdhi në krye të vendit me grushtet. Morsi është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, dhe u rrëzua me grusht ushtarak në vitin 2013. Morsi si president qëndroi vetëm një vit. Presidenti i rrëzuar u përball me dënim me vdekje dhe dënim të përjetshëm. Morsi, së bashku me të gjithë të bashkakuzuarit, pohon se akuzat janë të motivuara politikisht. The post Egjipt, konfirmohet dënimi me burg prej 20 vitesh për Muhamed Mursim appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 22 Oct 2016 09:59 AM PDT Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Valencias në xhiron e nëntë në La Liga. Katalanët kanë mposhtur 2:3 Valencian në udhëtim, me një gol të shënuar nga Leo Messi nga penallia në minutën e fundit. Lionel Messi në minutën e 22' i dha epërsinë e parë Barcelonës.Në pjesën e dytë, Valencia arriti të përmbys rezultatin duke shënuar me anë të El Haddadi në minutën e 52' dhe Rodrigos në minutën e 56.Kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi që Suarez në minutën e 62' barazoi në 2:2.Kur po luhej minuta e fundit, Suarez arriti të fitojë një penallti për Barcelonën, të cilën në gol e kthej Messi, për t'i siguruar fitoren Barcelonës. The post Barcelona përmbys Valencian appeared first on Mesazhi.com. |
Protestë kunder marrëveshjes Kroaci-Vatikan dhe ndarjen e kishës nga shteti Posted: 22 Oct 2016 07:33 AM PDT Mesazhi kryesor i protestuesve ishte që Kroacia duhet të anulojë marrëveshjet me Vatikanin dhe me këtë të ndajnë kishën nga shteti. Protestuesit kundërshtuan përfshirjen e kishës në programin e arsimit dhe u shprehën kundër lutjeve të detyruara në kopshte dhe shkolla fillore. Mirna Zlatiç, përfaqësuese e shoqatës organizatore të protestës, ndër të tjera, lexoni një pasazh nga libri për edukimin fetar nga klasa e 8-të në të cilin shkruan se me ateizëm dhe pa Zot u edukuan ata që ngritën Aushvicin. Zlatiç theksoi se në këtë mënyrë fëmijët edukohen se të gjithë ata që nuk janë katolikë janë pikërisht njerëzit e këqij, dhe se kisha i përdor shkollat për të indoktrinuar fëmijët. Ajo më tej shton se indoktrinimi i fëmijëve nuk do të ndodhë vetëm në orët e arsimit fetar, por edhe në lëndët tjera, si gjatë orëve të gjuhës kroate, biologjisë apo historisë. The post Protestë kunder marrëveshjes Kroaci-Vatikan dhe ndarjen e kishës nga shteti appeared first on Mesazhi.com. |
Shtatëvjeçarja nga Halepi në Twitter: Botë, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj Posted: 22 Oct 2016 05:29 AM PDT Lufta në Siri ka goditur miliona banorë të këtij vendi, por është e sigurtë se traumat më të mëdha nga kjo luftë janë duke i vuajtur fëmijët. Me frikën e përditshme që sjellë lufta në qytetin verior të Sirisë, Halep, po përballet edhe shtatëvjeçarja Bena Al-Abid, shkruan Anadolu Agency (AA). Bena jeton në lagjen Tarik Al-Bab, atje ku ka lindur shtatë vite më parë, para se të shpërthejë lufta në Siri. Edhe pse në moshë të vogël, ajo dërgon mesazhe përmes rrjeteve sociale duke u shndërruar në zërin e më të vegjëlve. "Botë, kemi nevojë për përkrahjen tuaj", është njëra nga porositë e vogëlushes Bena të dërguar përmes Twitterit. Në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së, ajo ka rrëfyer për përjetimet e saj si fëmijë në Halep, në qytetin i cili i është nënshtruar bombardimeve konstante. "Isha në klasë të dytë kur shkolla ime dy herë ishte shënjestër të bombardimeve. Shokët e mi i nxorën nga rrënojat. Ne jemi fëmijë, nuk jemi terroristë. Duam të jetojmë në paqe dhe të flemë të qetë", tha Bena. Nga shkaku i bombardimeve nuk ka proces mësimor thotë Bena e cila shpreh mallin që ka për shkollën dhe shokët dhe shoqet e klasës. "Kam frikë për vëllezërit dhe familjen time, sepse avionët duan të na vrasin", tha ajo ndërkohë që e pyetur të tregojë përse vendosi të shkruaj përmes rrjeteve sociale, tha se në këtë mënyrë dëshiron të dëgjohet në botë zëri i fëmijëve të Halepit "Dëshiroj që bota të shohë se çfarë po ndodhë këtu dhe se si fëmijët po vdesin. Ne nuk kemi ushqim. Foshnjat kanë nevojë për ushqim. Bombardohen spitalet, kemi mungesë edhe të ilaçeve", tha shtatëvjeçarja Bena. Në Twtter ajo ndiqet nga 79 mijë persona Vogëlushja nga Halepi në rrjetin social Twitter ndiqet nga 79.000 njerëz, ndërkohë që ajo bart informacione për zhvillimet në Halep në anglisht. Bena zbuloi se për të shkruar në anglisht ka ndihmën e nënës së saj e cila është profesoreshë e gjuhës angleze. The post Shtatëvjeçarja nga Halepi në Twitter: Botë, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj appeared first on Mesazhi.com. |
VV e quan skandaloze vendimin për lirimin e Sali Mekajt dhe Nuhi Ukajt Posted: 22 Oct 2016 05:26 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Gjykatave në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt dhe në atë të ish-kryetariot të Gjykatës Komuanle të Prishtinës, Nuhi Ukajt. Sipas këtij subjekti politik, këto dy rastë dëshomojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovës është i kapur dhe se punon me standarde të dyfishta. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se vendimet e Gjykatave në këto dy raste janë skandaloze. "Dje dhe pardje ishim dëshmitar të dy vendimeve të padrejta dhe skandaloze. Të enjten Gjykata Themelore në Prishtinë nxori një aktvendim për mbylljen e seancave gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt apo njeriun e klanit "printo" përbrenda sistemit të drejtësisë. Pra gjykata vendosi që të përjashtoi mediat dhe publikun nga seancat gjyqësore edhe pse me Kushtetutën e Kosovës dhe me Kodin e Procedurës Penale garantohet transparenca dhe publiciteti i seancave gjyqësore", ka deklaruar Haxhiu duke thënë se kështu ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare po mundohen të fshihen nga publiku, shkruan zeri.info "Rasti i dytë ishte skandali që ndodhi dje, ku Gjykata Themelore në Prizren shpalli të pafajshëm drejtuesin e një grupi kriminal, Nuhi Ukajn apo ish-kreun e Gjykatës Komunale në Prishtinë i cili akuzohej për krim të organizuar dhe mashtrim… Sistemi i drejtësisë ka marr rolin e avokatëve apo të mbrojtësve të kriminelëve ose po shërben si lavatriqe e tyre", ka shtuar deputetja Haxhiu duke thënë se drejtësia po punon me standarde të dyfishta, pasi sipas saj në rastet e personave të afërt me pushtetin, gjykatat po i lënë rastet të vjetrohen, ndërsa në rastet e kundërshtarëve politik, si anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, rastet nuk vjetrohen. Ndërsa Ish-avokati i Popullit, tani anëtar i Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se gjykatat dhe ekspertët kanë vërtetuar se Nuhi Ukaj ka shkaktuar dëme në vlerë 60 milionë euro. Prandaj sipas tij lirimi i ukajt është skandaloz. Ai në fund ka thënë se Kosova nuk mudn të pres liberalizim të vizave përderisa gjyqësori është në këtë nivel. "Nuk mund të pritet liberalizim i vizave përderisa vazhdimisht në Raportin e Progresit thuhet se Sistemi i drejtësisë në Kosovë është në stadin fillestar", është shprehur Kurteshi. The post VV e quan skandaloze vendimin për lirimin e Sali Mekajt dhe Nuhi Ukajt appeared first on Mesazhi.com. |
Veseli në Seminarin e AP-së: Kosova nuk do të jetë vend i krizave dhe ekstremizmit radikal Posted: 22 Oct 2016 01:30 AM PDT Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj qëndrojnë fuqishëm në aspiratën për anëtarësim në BE.Në fjalën e tij në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, kryekuvendari Veseli ka thënë se Kosova është pjesë e Europës. Ai gjatë fjalimit të tij, është shprehur se dialogu dhe bashkëpunimi fqinjësor janë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon, raporton lajmi.net."Sot siguria rajonale kërcënohet nga zhvillimet globale sikur janë ato të terrorizmit. Ne jemi përkrahë vendeve që luftojnë terrorizmin", ka thënë Veseli. Ai ka thënë se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë për luftimin e terrorizmit dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke thënë formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të jetë një shtytje pozitive për këtë drejtim.Sipas tij, Kosova ka nevojë për partneritet të fuqishëm dhe perspektivë të qartë. "Shpresoj që do të kemi mirëkuptimin e të gjitha vendeve qe nuk e kanë njohur Kosovën, ne emër të stabilitetit të rajonit".Veseli tha se Kosova do të luajë rolin e saj në këtë plan, sepse i ka kapacitetet e veta."Në aspektin e sfidave të sigurisë janë të përbashkëta ato që i kemi të gjithë rajonin", tha Veseli. Ai deklaroi se Kosova asnjëherë nuk do të jetë vend i krizave dhe ekstremizmit radikal."Ne jemi vend që i kemi neutralizuar këto gjera, kemi nxjerr ligje edhe për parandalimin e atyre që mund të marrin pjesë në vendet e huaja", tha ai.Kryekuvendari Veseli deklaroi se jemi vendi i vetëm ne rajon që kemi nxjerrë ligj për mbikëqyrjen e financave. The post Veseli në Seminarin e AP-së: Kosova nuk do të jetë vend i krizave dhe ekstremizmit radikal appeared first on Mesazhi.com. |
Ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik Posted: 22 Oct 2016 01:09 AM PDT Kanë filluar punimet e Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Kosovë. Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se organizimi i mbledhjes në Prishtinë, u përcjell të gjitha vendeve të rajonit se stabiliteti në Kosovë nuk është vetëm i nevojshëm por edhe i domosdoshëm për sigurinë në rajon dhe me gjerë. Nërsa, Nënkryetar i Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, Paolo Alli, ka deklaruar se e ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik, pasi Kosova është stabile, edhe pse ka sfida. Ai tha se Asambleja e NATO-s ka mbajtur shumë seminare, por ky i sot është vërtet i llojit historik, sepse këto seminare nuk kanë qenë të mundura para shumë vitesh. Më shumë se 100 pjesëmarrës, përfshirë 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-së janë të pranishëm sot në këtë Samit të 93-të të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare. Në këtë takim tre ditorësh pritet të diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me BE-në, mirëpo edhe për rolin e NATO-s në rajon. NATO do të shqyrtojë zhvillimit politike, perspektivat dhe bashkëpunimin ekonomin rajonal, por edhe sfidat që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe fluksin e refugjatëve në vend. Ky seminar është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. The post Ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: