— Gazeta saudite: “Ukadh” njofton se Instituti i urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja këto ditë kishte marrë informata se në Medinën e Ndritshme ishte një grua magjistare me prejardhje afrikane.
— Ata menjëherë u drejtuan tek shtëpia e saj e cila po jetonte në një banesë katër katëshe. Kur hynë në dhomë e gjetën të çveshur tërësisht duke refuzuar urdhërat e këtyre hoxhallarëve të nderuar për tu mbuluar dhe dorëzuar tek ta. Pastaj ajo përmes exhinëve arriti të fluturojë dhe të zhduket nga apartamenti i saj duke u fshehur prej syve të tyre.
— Me të shpejt burrat e rrethuan banesën dhe filluan të kontrollonin çdo apartament. Pas pak një burrë vendas duke bërtitur doli nga apartamenti i tij i cili pohonte se një grua ishte futur në apartament dhe e çveshur qëndronte në shtrat me fëmijët e tij.
— Grupi u drejtua në vendin e ngjarjes dhe me tu futur në dhomë filluan të thërrasin ezanin me zë të lartë dhe të këndonin Ajetu Kursinë (tesbi dovën. Sh.p.) me çrast u shtang kjo magjistare dhe u detyrua të vishej dhe të dorëzohej para burrave të këtij Instituti.
–Pas këtij rasti ata arritën deri tek arrestimi i një rrjeti grash që merreshin me këto punë të ndaluara të numri itë cilave arriti 21 bashkë me këtë të parën.
loading...
Lexo edhe: