Lajmet e fundit: “Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën” plus 44 more
Lajmet e fundit: “Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën” plus 44 more |
- Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
- Tiranë, ‘X6’ tenton t’i shpëtojë policisë, por përfundon në oborrin e shtëpisë
- Gazeta Express për Vetëvendosjen: Pse nuk po e paditni priftin Sava për aferën Vraniqi?
- Pas dy javësh Vetëvendosje vendos ta mbrojë babën e Erzren Vraniqit, i cili kishte dhënë lejen për Kishën Serbe
- Lajm i keq për Kosovën, lëndohet Rashica (Video)
- Avni Ajeti largohet edhe prej LDK’së
- Komuna nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në “Lagjen e Trimave”
- Nxënësit e Bllacës të harruar nga shteti, 40 fëmijë mësojnë në Kosovë
- Franca arreston dy adoleshente – kishin lidhje me ISIS
- Qeveria gati ta përsërisë kërkesën për anëtarësim në UNESCO
- Vazhdon vozitja e çmendur, shkel këmbësorin midis Kryeqytetit (Foto)
- Dodik po përgatit terrenin për të ndarë Bosnjën më 2018
- Shqiptarët në Bruksel kremtojnë Shenjtërimin e Nënës Terezë (FOTO)
- Buxheti maqedonas për vitin 2017 me projeksione joreale, reklamë e pushtetit për zgjedhjet
- Liderët shqiptarë ngushëllojnë familjen e piktorit të shquar Gjelosh Gjokaj (Foto)
- Deputetja e VV’së thotë se Kosova duhet të bëhet vend i jetueshëm
- Kosovarët bëjnë mbi 200 mijë blerje online në vit
- BDI pro zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbështet Specialen
- Ganimete Musliu pret që Vetëvendosja të dalë edhe kundër FSK'së
- Vritet një gazetar para gjykatës në Jordani
- Kotzias: Shkupi dhe Athina duhet vetë të bisedojnë për emrin, jo t'ia lënë palës së tretë
- Bëhet shkrumb e hi një pompë benzine në Prishtinë
- Poezia emocionuese e 88 vjeçares për Adem Jasharin (Video)
- “Demokracia Studentore” nesër para kishës ortodokse prezanton masakrat e Serbisë të kryera në Kosovë
- Rikthehen protestat e “Revolucionit të Larmë"
- Prishtinë: Sulmon fizikisht të dashurën për shkak të xhelozisë
- Zjarr në pompën e benzinës në Prishtinë (Video)
- Nesër ndërprerje e shkurtër e komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër
- Ministri godet Policinë e Kosovës: Po zbaton urdhra të politikës
- Maqedonia me më shumë magjistra sesa të diplomuar
- Vetëvrasjet e mistershme të nxitura nga fajdet në Kosovë (Video)
- Babai ka ndjekur djalin për ta therur, pastaj ka dashur të ndezë shtëpinë
- Në vikend, del me ble diçka, me veturë 3Z-146-07 (VIDEO)
- Fyerje ndaj shqiptarëve dhe gabime të shumta në tekstet shkollore në Maqedoni
- Vriten tre liderë talibanë në Pakistan
- Veseli ngushëllon familjen Gjergji për vdekjen e klerikut Don Gjergj Gjergji
- Scott: Mosmarrëveshja e Serbisë qëndron në çështjen e pavarësisë së Kosovës
- Parakalim i motoçiklistëve në Shkup për ngritjen e vetëdijes për kancerin në prostatë
- Borisov: Shkupi do të ketë pasoja për përdhosjen e përmendores bullgare
- Piloti lajmëron bazën, shpall gjendje emergjente në aeroplan
- Përurohen dy projekte rrugore në Komunën e Mitrovicës (FOTO)
- Prosperiteti i Vejselit zgjodhi kryetarin e degës së Tetovës
- Ky është moti për sot, ja temperatura më e lartë
- Aksident hekurudhor afër Manastirit, një i vdekur
- Sulm vetëvrasës në Bagdad: Shtatë të vrarë dhe 28 të plagosur
Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën Posted: 25 Sep 2016 07:42 AM PDT Isa Mustafa ka kërkuar nga Sekretari i Kombeve të Bashkuara vazhdimin e ndihmës për Kosovën. Gjatë vizitës në OKB, Kryeministri i Kosovës është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah. Ndërkohë, Mustafa ka kërkuar të investohet në Kosova, gjatë takimit, që ka pasur me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare i zhvilluar në Nju Jork. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tiranë, ‘X6’ tenton t’i shpëtojë policisë, por përfundon në oborrin e shtëpisë Posted: 25 Sep 2016 07:55 AM PDT Një makinë e tipit 'x6' është përplasur me një murë betoni në afërsi të qendrës 'Kristal', tek zona e njohur si 'Komuna e Parisit'. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gazeta Express për Vetëvendosjen: Pse nuk po e paditni priftin Sava për aferën Vraniqi? Posted: 25 Sep 2016 05:15 AM PDT Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se do ta padisë Gazetën Express për shkrimin lidhur me Hamdi Vraniqin, babain e zëdhënësit të tyre, Erzanit, i cili e kishte dhënë lejen për ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në qendër të Prishtinës. Mirëpo kjo Lëvizje nuk po e kërkon të vërtetën, po kërkon vetëm të pastrohet. Nëse do të kërkonte të vërtetën, atëherë padinë do të duhej ta ushtronte ndaj priftit serb, Sava Janjic, i cili thotë se e ka dokumentin me nënshkrimin e Hamdi Vraniqit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 25 Sep 2016 05:15 AM PDT Me anë të një gazete zyrtare, që nuk thotë asgjë, LVV kanë provuar ta amnistojnë Hamdi Vraniqin për të cilin prifti serb Sava Janjic kishte deklaruar se e kishte aprovuar lejen për ndërtimin e kishës serbe në pronën e Universitetit të Prishtinës. Vetëvendosjes iu deshën më shumë se dy javë që të deklarohet për këtë çështje. Kurse tash kur u deklaruan nuk thanë asgjë konkrete, përveç tendencës për të amnistuar dy Vraniqët. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Lajm i keq për Kosovën, lëndohet Rashica (Video) Posted: 25 Sep 2016 07:20 AM PDT Milot Rashica është lënduar në ndeshjen kundër Twentes This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Avni Ajeti largohet edhe prej LDK’së Posted: 25 Sep 2016 07:54 AM PDT Avni Ajeti, ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Komuna nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në “Lagjen e Trimave” Posted: 25 Sep 2016 07:49 AM PDT Komuna e Kumanovës nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në Lagjen e Trimave. Pavarësisht se kreu i Komunës Zoran Damjanovski dy javë më para tha se asfaltimi i rrugës do të përfundojë brenda dhjetë ditëve, një gjë e tillë as që ka filluar të bëhet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nxënësit e Bllacës të harruar nga shteti, 40 fëmijë mësojnë në Kosovë Posted: 25 Sep 2016 07:36 AM PDT "E gjithë kjo parcelë mbrapa meje është falur për ndërtimin e objektit të ri shkollor për nevojat e nxënësve të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë. Edhe pse janë dhënë shumë premtime, kamera e Alst-M dëshmon se deri më sot nuk është realizuar asgjë". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Franca arreston dy adoleshente – kishin lidhje me ISIS Posted: 25 Sep 2016 07:17 AM PDT Policia franceze ka arrestuar dy vajza adoleshente të cilat ishin nga qyteti i Nice. Ato dyshohet se kishin lidhje me terroristin e ISIS, i njohur si Kassim – që dyshohet se ishte pjesë e sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ka thënë zyra e prokurorisë në Paris. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Qeveria gati ta përsërisë kërkesën për anëtarësim në UNESCO Posted: 25 Sep 2016 07:07 AM PDT Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vazhdon vozitja e çmendur, shkel këmbësorin midis Kryeqytetit (Foto) Posted: 25 Sep 2016 07:03 AM PDT Para pak disa minutave ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë Tirana, mbrapa ish Pallatit të Mediave, ka goditur këmbësorin This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dodik po përgatit terrenin për të ndarë Bosnjën më 2018 Posted: 25 Sep 2016 06:57 AM PDT Entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë po mban një referendum kundërthënës në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Sarajevë This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shqiptarët në Bruksel kremtojnë Shenjtërimin e Nënës Terezë (FOTO) Posted: 25 Sep 2016 06:55 AM PDT Komuniteti katolik i shqiptarëve të Bruksel ka kremtuar Shenjtërimin e Nënës Terezë. Meshën e ka udhëhequr Imzot Jozef De Kisel. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Buxheti maqedonas për vitin 2017 me projeksione joreale, reklamë e pushtetit për zgjedhjet Posted: 25 Sep 2016 06:51 AM PDT Buxheti për vitin e ardhshëm ka parametra jorealë ekonomik. Në një intervistë për Alsat M, ish ministri i financave, Nikolla Popovski, thekson se rritja e të ardhurave është planifikuar me një optimizëm të stërmadhuar, me siguri me qëllim që në zgjedhje të tregohet se do ketë para për gjithçka. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Liderët shqiptarë ngushëllojnë familjen e piktorit të shquar Gjelosh Gjokaj (Foto) Posted: 25 Sep 2016 06:47 AM PDT Ka ndërruar jetë sot akademiku i njohur shqiptar Gjelosh Gjokaj rreth orës 7.15 në spitalin e Bayernit. Gjokaj ishte themeluesi i shkollës së artit pamorë-grafikës në Prishtinë This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Deputetja e VV’së thotë se Kosova duhet të bëhet vend i jetueshëm Posted: 25 Sep 2016 06:43 AM PDT Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova është shndërruar në një vend të pajtueshëm. Ka argumentuar se për tetë muaj në vendin tonë kanë vdkur dhjeë punëtorë nga lëndimet në punë. Ka treguar se shumicën e lëndimeve në punë, punëtorët i paguajë vet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosovarët bëjnë mbi 200 mijë blerje online në vit Posted: 25 Sep 2016 06:20 AM PDT Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
BDI pro zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbështet Specialen Posted: 25 Sep 2016 06:20 AM PDT Edhe përkundër zërave dhe kritikave që partia opozitare maqedonase LSDM lëshoi ditë më parë se Bashkimi Demokratik për Integrim po punon për të ikë nga zgjdhjet, nga partia shqiptare në pushtet informojnë se po punojnë në zgjidhjen e pikave të nënshkruara në marrëveshjen e fundit të Përzhino 2 dhe se janë të gatshëm për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, shkruan Zhurnal. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ganimete Musliu pret që Vetëvendosja të dalë edhe kundër FSK'së Posted: 25 Sep 2016 06:08 AM PDT Deputetja e PDK'së, Ganimete Musliu përmes një statusi në Facebook ka ironizuar Vetëvendosjen në lidhje me stërvitjet e përbashkëta mes Forcave të Sigurisë së Kosovës, Forcave të Armatosura dhe British Army This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vritet një gazetar para gjykatës në Jordani Posted: 25 Sep 2016 05:53 AM PDT Një gazetar i njohur jordanez është qëlluar për vdekje para gjykatës, para fillimit të seancës së gjyqit për të cilën u akuzua për një karikaturë që u konsiderua ofendim në Islam. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kotzias: Shkupi dhe Athina duhet vetë të bisedojnë për emrin, jo t'ia lënë palës së tretë Posted: 25 Sep 2016 05:39 AM PDT Për çështjen e emrit do të bisedohet pas zgjedhjeve në Maqedoni, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias në intervistë për "Katimerini". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bëhet shkrumb e hi një pompë benzine në Prishtinë Posted: 25 Sep 2016 05:32 AM PDT Një zjarr ka përfshirë pak pas mesnate një objekt përcjellës të një pompe me derivate në Prishtinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Poezia emocionuese e 88 vjeçares për Adem Jasharin (Video) Posted: 25 Sep 2016 05:23 AM PDT Një video është shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shihet një 88 vjeçare duke recituar poezi për Komandantin Legjendar, Adem Jashari. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Demokracia Studentore” nesër para kishës ortodokse prezanton masakrat e Serbisë të kryera në Kosovë Posted: 25 Sep 2016 05:18 AM PDT "Demokracia Studentore" nesër paralajmëron aktivitet simbolik para kishës ortodokse e cila gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rikthehen protestat e “Revolucionit të Larmë" Posted: 25 Sep 2016 05:17 AM PDT Rikthehen në Shkup protestat e "Revolucionit të Larmë" kundër Qeverisë së VMRO-së së Nikolla Gruevskit dhe në përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike dhe kryeprokurores Katica Janeva. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prishtinë: Sulmon fizikisht të dashurën për shkak të xhelozisë Posted: 25 Sep 2016 04:58 AM PDT Policia e Kosovës njofton se më 24 shtator rreth orës 15:15 në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti për motive xhelozie ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zjarr në pompën e benzinës në Prishtinë (Video) Posted: 25 Sep 2016 04:44 AM PDT Policia e Kosovës njofton se rreth orës 00:18 minuta në Prishtinë një pompë e derivateve është përfshirë në zjarr This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nesër ndërprerje e shkurtër e komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër Posted: 25 Sep 2016 04:38 AM PDT Në aksin e magjistrales A-2 Kërçovë-Ohër tek fshati Vërbjan për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore (minim), nesër komunikacioni do të ketë në ndërperje të shkurtra. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ministri godet Policinë e Kosovës: Po zbaton urdhra të politikës Posted: 25 Sep 2016 04:32 AM PDT Ministri i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtic e ka akuzuar Policinë e Kosovës se po zbaton urdhra të politikës. Ka thënë se moslejimi i zyrtarëve të Serbisë të hyjnë në Kosovë nuk i kontribuon paqes. Veç kësaj, Jevtic ka dalë edhe kundër idesë për të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi partitë opozitare të Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Maqedonia me më shumë magjistra sesa të diplomuar Posted: 25 Sep 2016 04:32 AM PDT Institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni po i zgjerojnë çdoherë e më shumë mundësitë e studimeve postdiplomike. Si studimet e shkallës master profesional (dy semestral), ashtu edhe studimet e magjistraturës shkencore (katër semestrale) janë të shumta për nga laramania e fushave të studimeve, por edhe për nga sasia e vendeve të rezervuara për studime të ciklit të dytë. Nëse dukur ishte domethënëse të regjistrosh diku studimet pasuniversitare dhe duhej shumë mund dhe kërkim shkencor derisa të fitosh titullin magjistër apo doktor shkencash, tani janë zbehur dukshëm këto vlera dhe ashtu si me diplomën universitar, nuk është e vështirë të arrish deri te titujt shkencor, shkruan gazeta "Koha" e Shkupit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vetëvrasjet e mistershme të nxitura nga fajdet në Kosovë (Video) Posted: 25 Sep 2016 04:24 AM PDT Dhjetëra faqe përgjimesh ku përshkruhen kërkesat dhe lutjet për t'i ndaluar obligimet, nuk i kishin mjaftuar gjykatës për të dëshmuar se vetëvrasjet e Murat dhe Petrit Mehanës nga Mitrovica ishte motivuar nga veprimtaria e fajdeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Babai ka ndjekur djalin për ta therur, pastaj ka dashur të ndezë shtëpinë Posted: 25 Sep 2016 04:17 AM PDT Një 25-vjeçar nga Shtipi, me inicialet D.D. dje ka përjetuar një horror të vërtetë kur babai i tij, S.D. (48), ka tentuar ta therë me thikë pasditen e djeshme, rreth orës 18. Incidenti familjar ka ndodhur fillimisht në shtëpi kur pas zënkës babai ka marrë thikën dhe ka nisur ta ndjekë djalin, i cili ia ka dalë të ikë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në vikend, del me ble diçka, me veturë 3Z-146-07 (VIDEO) Posted: 25 Sep 2016 03:46 AM PDT Veturat e Shtetit po vazhdojnë të përdoren e keqpërdoren nga zyrtarët që janë në institucione. Kësaj radhe, me veturë të Qerverisë, dikush ia ka mësy Qendrës Tregtare. Kjo ka ndodhur sot, pra, në ditë vikendi, kur veturat e Qeverisë e kanë pushim me vendim të Kryeministrit Isa Mustafa. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fyerje ndaj shqiptarëve dhe gabime të shumta në tekstet shkollore në Maqedoni Posted: 25 Sep 2016 03:42 AM PDT Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore me gabime të shumta si përmbajtjesore ashtu edhe ortografike. Këto gabime më të theksuara janë nëpër librat e historisë, gjeografisë, shoqërisë, artit, por edhe në tekste tjera. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vriten tre liderë talibanë në Pakistan Posted: 25 Sep 2016 03:34 AM PDT Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Veseli ngushëllon familjen Gjergji për vdekjen e klerikut Don Gjergj Gjergji Posted: 25 Sep 2016 03:30 AM PDT Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ngushëllon familjen Gjergji, për vdekjen e Don Gjergj Gjergjit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Scott: Mosmarrëveshja e Serbisë qëndron në çështjen e pavarësisë së Kosovës Posted: 25 Sep 2016 03:28 AM PDT Serbia nuk është e nevojshme të zgjedhë në mes miqësisë me Rusinë dhe miqësisë me Perëndimin, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Serbi Kyle Scott. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Parakalim i motoçiklistëve në Shkup për ngritjen e vetëdijes për kancerin në prostatë Posted: 25 Sep 2016 03:21 AM PDT Gjashtëdhjetë motoçiklistë me motoçikleta unikate dhe garderobë speciale xhentëlmeni sot do të parakalojnë nëpër rrugët qendrore të Shkupit me qëllim që të dërgojnë porosi për ngritjen e vetëdijes te burrat për parandalim nga kanceri në prostatë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Borisov: Shkupi do të ketë pasoja për përdhosjen e përmendores bullgare Posted: 25 Sep 2016 03:10 AM PDT Kryeministri maqedonas Emil Dimitriev dje në Vjenë e siguroi homologun e tij bullgar, Bojko Borisov se autoritetet maqedonase do të reagojnë ndaj përdhosjes së pllakës përkujtimore të ushtarëve bullgarë në Kajmakçallan, që e bëri gazetari Milenko Nedelkovski, shkruan portali bullgar "Novinite", transmeton META. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Piloti lajmëron bazën, shpall gjendje emergjente në aeroplan Posted: 25 Sep 2016 03:03 AM PDT Piloti i aeroplanit që u nis nga Parisi, fluturimi AF852 i kompanisë "Air France" ka lajmëruar bazën për një problem teknik This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përurohen dy projekte rrugore në Komunën e Mitrovicës (FOTO) Posted: 25 Sep 2016 02:59 AM PDT Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, vizitoi Komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë, me ç'rast u konstatua se në saje të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës do të punohet në realizimin e projekteve të reja. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prosperiteti i Vejselit zgjodhi kryetarin e degës së Tetovës Posted: 25 Sep 2016 02:50 AM PDT Në suazat e aktiviteteve për forcimin e plotë kadrovik të PPD-së më 24 shtator 2016 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës Dega e Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë e mbajti Kuvendin e parë zgjedhor pas Kongresit të suksesshëm të saj të VII-të, njoftoi PPD me anë të një komunikate. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky është moti për sot, ja temperatura më e lartë Posted: 25 Sep 2016 02:48 AM PDT Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë sot në gjithë Kosovën. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Aksident hekurudhor afër Manastirit, një i vdekur Posted: 25 Sep 2016 02:39 AM PDT Një shofer i automobilit me targa nga Manastiri e ka humbur jetën në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 5:31 në dalje nga stacioni hekurudhor në Manastir, pasi në të është përplasur një tren për udhëtarë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sulm vetëvrasës në Bagdad: Shtatë të vrarë dhe 28 të plagosur Posted: 25 Sep 2016 02:38 AM PDT Sulmi vetëvrasës në Bagdad që ndodhi në një rrugë tregtare të Bagdadit sot në mëngjes, ka lënë të vdekur shtatë persona dhe 28 të tjerë të plagosur This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Lajmet e fundit. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: