“Ja si prodhohet letra me vlerë, hyni brenda fabrikës së parave” plus 9 more Ekonomia Online |
- Ja si prodhohet letra me vlerë, hyni brenda fabrikës së parave
- Hetemaj përfundimisht i Finlandës – refuzon Kosovën
- Kur vjeshta jep spektakël
- VV: Babai i Erzen Vraniqit s’lëshoi leje për Kishën
- Kosova përgatitet të rikandidojë në UNECSO
- Kosovarët bëjnë 200 mijë blerje online në vit
- Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë
- Ligji i ri, policia shqipton mbi 600 gjoba për 24 orë
- Zjarr në pompë të derivateve në Prishtinë
- Vdes piktori i shquar shqiptar, Gjelosh Gjokaj
Ja si prodhohet letra me vlerë, hyni brenda fabrikës së parave Posted: 25 Sep 2016 09:58 AM PDT Me siguri keni qenë kuriozë të dini se si prodhohet një letër me vlerë sic është paraja. Atëherë, ne më poshtë ua sjellim një video që është postuar në YouTube dhe flet për mënyrën e prodhimit të parasë. Teknologji e sofistikuar përdorët për të prodhuar paranë, për më shumë shikoni videon më poshtë. The post Ja si prodhohet letra me vlerë, hyni brenda fabrikës së parave appeared first on Ekonomia Online. |
Hetemaj përfundimisht i Finlandës – refuzon Kosovën Posted: 25 Sep 2016 08:21 AM PDT Mesfushori i lindur në, Përparim Hetemaj, ka vendosur të qëndrojë për ekipin kombëtar të Finlandës e jo për vendlindjen e tij, ka bërë me dije Federata Finlandeze e Futbollit (SPL). Hetemaj, figurë kyçe e skuadrës finlandeze që nga viti 2009, nuk u paraqit në ndeshjen e Finlandës kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, duke nxitur kështu spekulime se ai do të mund të kalonte nga Finlanda në Kosovë e cila u pranua si anëtare e plotë e FIFA kohë më parë, raporton Reuters. Por trajneri i Finlandës, Hans Backe, të shtunën ka shtuar emrin e Hetemajt në përbërjen e skuadrës për kualifikimet e mëtejme për ndeshjet kundër Islandës dhe Kroacisë, duke konfirmuar kështu zgjedhjen e lojtarit, transmeton Koha.net. "Ky vendim është i përhershëm", ka thënë një zëdhënës i SPL-së për Reutersin të dielën. Hetemaj luan për skuadrën italiane të Serie A, Chievo Verona. The post Hetemaj përfundimisht i Finlandës – refuzon Kosovën appeared first on Ekonomia Online. |
Posted: 25 Sep 2016 07:26 AM PDT Vjeshta sivjet ka nisur në hemisferën veriore më 22 shtator, pikërisht në orën 14:21. Për t'i dhënë mirëseardhjen, ne do të ju paraqesim disa vende ku natyra në vjeshtë jep spektakël. 1.Alaska Ngjyrat mahnitëse të Serpentine Hot Springs, një zonë gjeotermale që ndodhen në rezervatin natyror të Bering Land Bridge, Alaskë. 2.Patagonia Në prill, kur tek ne është pranverë, këtu në Patagonia është vjeshtë. Natyra e egër bëhet një peizazh i mrekullueshëm. 3.Hyde Park Shpërthimi i ngjyrave në zonën më të gjelbëruar që ndodhet në zemër të Londrës. Kjo është vjeshta në Hyde Park. 4.Andet Vjeshta në zinxhirin e maleve të Amerikës së Jugut. Me 7200 kilometrat Andet, janë vargmalet më të gjata në botë. 5.Maine E kuqja e thellë e fushës Mainë të mrekullon. Ajo ndodhet në Nju England të SHBA-së. 6.Parku Qendror (Central Park) Njujorkezët kërkojnë ngjyrat e vjeshtës duke shëtitur në parkun e tyre të famshëm. 7.San Severino Marche Ndodhemi në Itali. Perëndimi ju dhuron një magji kodrave të ngjyrosura nga gjethet e pemëve. 8.Tokyo Vjeshta në qiellgërvishtësin e Tokios në Japoni. Ndodhemi në Kopshin Kombëtar të Shinjuku Gyoen 9.Villa Ada Vjeshtë e pasqyruar në ujë dhe që ndodhet në parkun publik të Romës, në rrugën Salaria. 10.Kinë Reflekset e ngjyrave në liqenin "Five Flowers" të Parkut Kombëtar të Jiuzhaigou. 11.Slloveni
12.Zelandë e Re Një rrugë në Queenstown, të Ishullit të Jugut The post Kur vjeshta jep spektakël appeared first on Ekonomia Online. |
VV: Babai i Erzen Vraniqit s’lëshoi leje për Kishën Posted: 25 Sep 2016 06:17 AM PDT Vetëvendosje ka demantuar deklarimet e Igumenit Sava Janjiq dhënë për Radio Europa e Lirë se Kisha ortodokse e ndërtuar në Kampusin Universitar ka leje dhe madje ajo është lëshuar nga babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, njofton Klan Kosova. Lajmin se ishte babai i Vraniqit që kishte dhënë leje e aktualizuan disa media në Kosovë edhe tash kur është problematizuar çështja e Kishës. Por, Vetëvendosje ka publikuar edhe dy dokumente për të dëshmuar se ata kanë të drejtë dhe jo Janjiq. "Hapësira brenda kampusit universitar, për të cilën pretendohet se i përket Kishës Ortodokse Serbe për ndërtimin e objektit kishtar, i është uzurpuar Universitetit të Prishtinës nën masa të dhunshme, me vendim të Kuvendit të Republikës së Serbisë në vitin 1990", thuhet në ragimin e Vetëvendosjes. "Më saktësisht, më 26 nëntor të vitit 1990, në bazë të 'nenit 16 të Ligjit mbi veprimin e organeve republikane në rrethana të jashtëzakonshme', Kuvendi i Republikës së Serbisë ka marrë të ashtuquajturin 'Vendim për plotësimin e vendimit për miratimin e planit të hollësishëm urbanistik të Qendrës Universitare në Prishtinë', me çka ka paraparë ndërtimin e Objektit të Tempullit të Kishës Ortodokse Serbe dhe Institutit për historinë kishtare serbe dhe kulturën profane me përmbajtjet përcjellëse", në hapësirën universitare. "Ky vendim ka hyrë në fuqi 8 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë dhe është publikuar poashtu në numrin 4 të Gazetës Zyrtare të Kosovës, të datës 30 prill 1992". "Pretendimet e klerikëve serbë dhe telallit të tyre, Gazetës Express, se leja për këtë objekt është dhënë nga organe legjitime të Komunës së Prishtinës, apo më saktësisht nga babai i aktivistit tonë Erzen Vraniqi, përveç që kanë për qëllim sulmin kundër Lëvizjes Vetëvendosje me anë të shpifjeve tendencioze ndaj aktivistëve të saj dhe familjarëve të tyre, kanë qëllim edhe që këtë objekt, simbol të okupimit të regjimit të Millosheviqit, ta legjitimojnë", thuhet në këtë reagim të LVV-së. The post VV: Babai i Erzen Vraniqit s'lëshoi leje për Kishën appeared first on Ekonomia Online. |
Kosova përgatitet të rikandidojë në UNECSO Posted: 25 Sep 2016 06:15 AM PDT Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ndonëse ende nuk është konfirmuar ndonjë afat konkret se kur do të ndodhë kandidimi i Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radon Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë duke punuar në dy linja, duke forcuar koordinimin brenda institucioneve të Kosovës, por edhe koordinimin me faktorë të jashtëm, që kanë përvojë të madhe në fushat që i mbulon UNESCO, prej të cilave përvoja Kosova mund të mësojë. "Institucionet e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme, por edhe ministritë tjera që ndërlidhen me fushat që UNESCO i mbulon, janë duke bërë përparime në kuptimin e hartimit të dokumenteve shtesë qoftë legjislative apo strategjike, në mënyrë që të adresojë çështjet që lidhen me fushën e veprimtarisë të UNECO-s. Do të thotë, siç janë: kultura, trashëgimia kulturore, aspektet e edukimit, të komunikimit në përgjithësi, të diversitetit etj. Pra, në këtë kuptim, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar", thotë Murtezaj. Kandidimi i Kosovës për UNESCO, vitin e kaluar, ishte kundërshtuar mjaft fuqishëm nga Serbia, me pretendimin se Kosova dëshiron ta tjetërsojë dhe përvetësojë trashëgiminë kulturore dhe historike serbe në Kosovë. Në këtë pikë, kundërshtime ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNECO, kishte bërë edhe Kisha Ortodokse Serbe. Lidhur me atë se cili do të jetë reagimi i kësaj kishe përballë përpjekjes së sërishme të Kosovës për t'u anëtarësuar në UNESCO, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, thotë se nuk dëshiron të flasë. Sipas tij, kjo kishë ende nuk e ka diskutuar këtë çështje për të nxjerrë qëndrimin e saj në opinion. Por, megjithatë, igumeni Janjiq thotë për Radion Evropa e Lirë se respektimi i të gjitha besimeve, i lirive fetare, i objekteve dhe trashëgimive që u përkasin bashkësive fetare, duhet të tregohet me vepër. "Të gjitha bashkësitë fetare dhe të gjitha objektet e tyre duhet të sigurohen në mënyrë të njëjtë. Ndërkaq, liria e besimit në të gjitha objektet fetare, duhet të jetë e garantuar me ligj, nëse dëshirojmë të shkojmë drejt të ardhmes", shprehet Janjiq. Ismajl Hasani, anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova e ka strategjinë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe monumenteve të tjera të kultit ose të kulturës materiale dhe të asaj shpirtërore. "Është një kornizë e mjaftueshme, e cila garanton që në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, në bashkëpunim me mekanizmat shtetëror në Republikën e Kosovës, të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe mirëmbajtjen, përkatësisht, përkujdesjen ndaj monumenteve kulturo-historike, qoftë ato të sferës materiale, qoftë ato të sferës shpirtërore", thekson Hasani. Ai shton se qeveritë e vendit, një pas një, kanë ndarë mjete të konsiderueshme për mbrojtjen e këtyre monumenteve dhe mbrojtjen e tillë e kanë bërë dhe po e bëjnë. Sipas Hasanit, Kosova edhe vitin e kaluar ka qenë e gatshme për t'u bërë anëtare e UNESCO-s, anëtarësim të cilin e pati kundërshtuar fuqishëm Serbia. Hasani theksoi se kjo e fundit, edhe tash po bën fushatë në dëm të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe se politikës së Kosovës i takon që të lobojë edhe më tepër sa i takon përgatitjeve për raundin tjetër të anëtarësimit të saj në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara. Zëvendësministri Murtezaj thotë se institucionet e Kosovës i kanë parasysh pengesat që Serbia përpiqet t'i bëj në rrugën e Kosovës drejt UNESCO-s. "Po shihet që prapë politika dhe Qeveria e Serbisë po tregohet destruktive përmes aktiviteteve të ndryshme, me synim pengimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në UNESCO. Por, në fund të fundit, ajo nuk do të ketë sukses", shton Murtezaj. Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.(REL) The post Kosova përgatitet të rikandidojë në UNECSO appeared first on Ekonomia Online. |
Kosovarët bëjnë 200 mijë blerje online në vit Posted: 25 Sep 2016 06:06 AM PDT Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit. Produktet që më së shumti blihen online nga qytetarët e Kosovës janë produkte e konsumit, si tekstili dhe bizhuteritë. Këto të dhëna i bëjnë të ditura për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Doganave të Kosovës. Zëdhënësi i këtij mekanizimi, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se është parë një trend në rritje i kërkesave të qytetarëve për të blerë online. "Nëse para tre-katër vjetëve ne kemi pasur qarkullim të blerjeve online brenda një viti nga 10 mijëderi në 12 mijë, tashmë ky trend ka kaluar deri në 100 mijë dhe ka raste që edhe mbi 200 mijë brenda një viti. Sa i përket procedurave, janë të thjeshta dhe janë të përcaktuara edhe me kodin doganor. Secila dërgesë mbi 22 euro obligohet për taksa", bën të ditur Stavileci. Nëse dikush importon mallra përmes blerjeve online, paguan 10 për qind taksë doganore dhe 18 për qind Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Derisa, çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallra të një vlere jo të madhe, e cila dërgohet drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës, te një pranues brenda Kosovës, i lejohet lirimi nga detyrimet e importit. Mallrat me vlerë të vogël nënkupton mallrat, vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22 eurosh për secilën dërgesë. Ky lirim nuk vlen për produkte alkoolike, parfume dhe ujëra tualeti, duhan e produkte duhani. Ndërkohë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, sqaron edhe për mallrat, të cilat nuk janë të lejuara të blihen online. "Kryesisht në porositë online janë të lejuara të gjitha ato mallra, për të cilat nuk ka ndonjë ndalesë. Pra, janë të gjitha mallrat e lejuara, përveç mallrave që kërkojnë licenca të veçanta, siç janë tek importi i armëve, narkotikëve apo psikotropeve, që quhen në gjuhën doganore", shpjegon Stavileci. Rritja dhe zhvillimi i sistemit bankar në Kosovë, sipas një analize që ka bërë Dogana e Kosovës, thuhet të ketë ndikuar direkt në qarkullimin e blerjeve online. Në Kosovë janë 10 banka komerciale, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët e Kosovës. Blerja nëpërmjet internetit dhe arritja e dërgesës përmes shërbimit postar në adresë të shtëpisë, kursen kohën dhe paranë, pasi mund të blesh artikuj më lirë se sa në tregun vendor, thonë qytetarët, të cilët blejnë online. Shpendi, një qytetar nga Prishtina, në shumë raste shfrytëzon internetin për blerjet online. "Blej online pasi që disa prej produkteve, sidomos shumica prej produkteve teknologjike, nuk janë në tregun e Kosovës. Mundësia e pagesës dhe blerjes online, na ofron më shumë në blerjen në tregun evropian, atë amerikan e kështu me radhë", thotë ai. Ngjashëm shprehet edhe Arjeta: "Arsyeja pse blej online është që shumë herë janë më lirë sesa në shitore, kanë oferta më të shpeshta, humb më pak kohë. Blerja online ka edhe mangësitë e veta – ka raste kur produkti në foto duket më i mirë se në realitet, nuk i merr në të njëjtën ditë që i porosit etj". Rritja e qarkullimit të produkteve të blera nëpërmjet internetit dhe arritjes me shërbimin postar, kishte shtyrë Doganën dhe Postën e Kosovës të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me lehtësimin e procedurave për zhdoganimin e dërgesave me rastin e pranimit të mallrave. Deri me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, të gjithë qytetarët që kanë pranuar mallra përmes dërgesave postare, kanë qenë të detyruar të shkojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ose në Qendrën Transit të Postës në Fushë Kosovë, për të pranuar dërgesën dhe për të paguar taksën doganore.(REL) The post Kosovarët bëjnë 200 mijë blerje online në vit appeared first on Ekonomia Online. |
Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë Posted: 25 Sep 2016 05:52 AM PDT Një këmbësor është goditur nga një veturë, sot pasdite në afërsi të Stacionit të Trenit në Prishtinë. Këmbësori, një mashkull rreth të 30-tave, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka konfirmuar policia në vendngjarje, për Ekonomia Online. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14, në rrugën “Tirana”. Shoferi i një veture “Mercedes”, ngjyrë e bardhë, është ndaluar dhe po intervistohet nga policia. Në fotografitë e Ekonomia Online, shihen gjurmët e frenimit që kanë filluar para vendkalimit për këmbësorë dhe vazhdojnë për disa metra.
LEXO EDHE:
The post Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online. |
Ligji i ri, policia shqipton mbi 600 gjoba për 24 orë Posted: 25 Sep 2016 05:30 AM PDT Polica e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës, kanë ndodhur 39 aksidente në trafikun rrugor. Raportohet se 15 aksidente kanë përfunduar me të lënduar ndërsa 24 aksidente tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale. Ndërkaq njësitet e trafikut rrugor kanë shqiptuar 656 tiketa trafiku, ndaj vozitësve të cilët kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit. The post Ligji i ri, policia shqipton mbi 600 gjoba për 24 orë appeared first on Ekonomia Online. |
Zjarr në pompë të derivateve në Prishtinë Posted: 25 Sep 2016 05:14 AM PDT Një zjarr ka përfshirë pak pas mesnate një objekt përcjellës të një pompe me derivate në Prishtinë. Dëmet llogariten në vlerë prej 10 mijë eurosh. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 00:18. "Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për arsye të pa njohura është përfshirë nga zjarri objekti përcjellës i pompës së derivateve. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 10.000 euro. Nuk raportohet për të lënduar", thuhet në raportin e Policisë. Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe një shtëpi në Fushë Kosovë. The post Zjarr në pompë të derivateve në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online. |
Vdes piktori i shquar shqiptar, Gjelosh Gjokaj Posted: 25 Sep 2016 05:03 AM PDT Ka ndërruar jetë piktori i njohur shqiptar, Gjelosh Gjokaj Akademiku ka ndërruar jetë sot në orën 07:15 në një spital të Bayernit. Anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ishte themelues i shkollës së artit pamor – grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë. Akademik Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në Milesh të Tuzit në Mal të Zi. Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit i kreu në Beograd. Diplomoi më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë. Që prej 1983 jetonte në Augsburg, Gjermani. The post Vdes piktori i shquar shqiptar, Gjelosh Gjokaj appeared first on Ekonomia Online. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: