Skip to main content

Zëri: “Valencia – Las Palmas, rezultati do t’iu befasojë” plus 29 more

Zëri: “Valencia – Las Palmas, rezultati do t’iu befasojë” plus 29 more


Valencia – Las Palmas, rezultati do t’iu befasojë

Posted: 22 Aug 2016 02:56 PM PDT

Valencia është befasuar në xhiron e parë në La Liga. Skuadra e Shkodran Mustafit është mundur 2:4 në shtëpi nga Las Palmas. Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte shumë intensive, ku u shënuan pesë gola. Shkodran Mustafi në këtë ndeshje, u inkuadrua në pjesën e dytë. Kjo ndoshta edhe është ndeshja e fundit për mbrojtësin nga Gostivari në fanellën e Arsenalit, pasi për të interesim të madh po shpreh Arsenali. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Kufijtë janë caktuar kur është çliruar Kosova

Posted: 22 Aug 2016 02:47 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikëve të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi duke përsëritur se kufijtë e njohur nga arena ndërkombëtare janë kufijtë e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror dhe ka bërë thirrje të mos helmohet opinioni politik me deklarata sipas orekseve politike. “Ne mund ta helmojmë opinionin me lloj lloj “argumente”, mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim në RTK (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 02:36 PM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK rreth orës 22, saktësish tek transmetuesi i valëve. Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është dume ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Dhe Televizioni i Kosovës. Në kohën e shpërthimit ka pasur gazetarë dhe staf tjetër në objektin e RTK, që janë tronditur nga shpërthemi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe materiale. Stafi i RTK është duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjeku nga Siria i shkruan Obamas: Mos më injoroni

Posted: 22 Aug 2016 02:33 PM PDT

Njëri nga mjekët e paktë që kanë mbetur në qytetin më të shkatërruar nga lufta në Siri, Aleppo, ka filluar një peticion duke ju bërë thirrje presidentit amerikan Barack Obama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, që t’i japin fund bombardimit të civilëve, shkollave dhe spitaleve në këtë qytet, raporton The Independent. Doktori Hamza Al Khatib, edhe më parë u ka shkruar dy liderëve perëndimorë, Obamas dhe Merkelit, duke u kërkuar që ta përdorin ndikimin e tyre për t’iu ndihmuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajçi: Territor po humb shteti i Kosovës, jo komunat

Posted: 22 Aug 2016 02:12 PM PDT

Ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me Malin e ZI, Ali Lajçi, ka treguar se me demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike, e jo prona të cilat janë menaxhuar nga komunat. Ai ka thënë se toka që po e humb Kosova me këtë marrëveshje është pronë që është mbikëqyrur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Lajçi i ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eintracht Trier – Dortmund, ky është rezultati përfundimtar (VIDEO)

Posted: 22 Aug 2016 02:02 PM PDT

Borussia Dortmund ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë. “Milionerët” me pak mund kanë mposhtur 0:3 në udhëtim Eintracht Trier. Të tre golat Dortmundi i shënoi në pjesën e parë. Kagawa me dy gola në minutat 8’ dhe 33’ dhe Schurrle me një gol në minutën 45’, shënuan për fitoren e Dortmundit.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Mourinho largon edhe një tjetër talent nga Unitedi

Posted: 22 Aug 2016 02:00 PM PDT

Manchester United ka shituar Tyler Blackett në Reading Skuadra e Readingut ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin e Manchester Unitedit, Tyler Blackett. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Readingut, ndërsa Blackett bëhet lojtari i radhës që largohet nga Jose Mourinho, pas Love, Mcnear, Kane, Wilson dhe Januzaj. “Jemi të lumtur të ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë tre vjeçare me futbollistin e Unitedit, Tyler Blackett”, thuhet në njoftimin e Readingut. /Express/     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Statuti i Asociacionit nuk ka nisur të hartohet (Video)

Posted: 22 Aug 2016 01:28 PM PDT

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ende nuk e di se edhe sa kohë i duhet për ta hartuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E gjithë kjo, për faktin se palët dialoguese fillimisht duhet të dakordohen për këtë gjë. Kështu, i gjithë procesi varet se sa do të zgjasin bisedimet për këtë çështje në Bruksel. Gecaj, bënë të ditur për Tribuna Channel se draftin e parë të statutit të AKS-së, do ta hartojnë grupi menaxhues i cili do të përbëhet nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Amerika do jetë me ne, sido që e votojmë demarkacionin

Posted: 22 Aug 2016 01:26 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, sipas liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i qëndrojnë pranë Kosovës pavarësisht se a ratifikohet demarkacioni me 1 shtator apo jo. Sipas Haradinajt, është koha që Kosova ta korrigjojë gabimin që ka bërë me demarkacionin dhe të mos përdoret dhunë në parlament, sepse kështu, po cenohet demokracia. “Nëse ne e dhunojmë parlamentin më nuk ka demokraci ky vend. Gabimi buron te komisioni ynë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kruajtja e hundës nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm për shëndetin

Posted: 22 Aug 2016 01:25 PM PDT

Nuk është vetëm turp që të kruash hundën. Ka një arsye shëndetësore shumë serioze përse nuk duhet ta bëni një veprim të tillë. [kruaj hunden] Herën tjetër kur të gërmoni tek hunda, rikujtoni këtë paralajmërim, sidomos nëse keni fëmijë. Sipas dr. Erich Voigt, ky veprim nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm. Gjatë një interviste të dhënë përBusiness Insider, dr. Voigt ka shpjeguar se si mikrobet në hundë, si Staphylococcus aureus......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotoja që po bën xhiron e botës. Momenti i sikletshëm i Presidentit francez

Posted: 22 Aug 2016 01:19 PM PDT

Gra të gjata dhe burra të shkurtër?! Po, kemi parë shumë. Por ama kjo kalon çdo lloj imagjinate për diferencën në gjatësi…. Sandrine Gruda jo vetëm që është mbi 2 m por ka veshur edhe taka kur ka shkuar në pallatin presidencial për të marrë dekoratën. Dhe ja ku shohim Francois Hollande në këtë foto, jo pak në siklet për ti vënë dekoraten Gruda-s. Duket si një fotografi e rregulluar me Photoshop, por jo! Përmasat e basketbollistes janë vertet gjigande.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një delegacion amerikan në Turqi për të hetuar mbi Gulenin

Posted: 22 Aug 2016 01:17 PM PDT

Një delegacion zyrtar amerikan do të takohet të martën dhe të mërkurën me autoritetet turke në kuadër të hetimit mbi ish-imamin, Fethullah Gulen. Një delegacion zyrtar amerikan do të takohet të martën dhe të mërkurën me autoritetet turke në kuadër të hetimit mbi ish-imamin, Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja se është mbrapa puçit të dështuar të 15 korrikut, sipas burimesh diplomatike turke. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E mbani mend Marian te seriali ”Për ty” , ja si duket sot (Foto)

Posted: 22 Aug 2016 01:13 PM PDT

A ju kujtohet Maria e serialit të njohur latin ‘Për ty’? “Për ty” ka qenë ndër serialet me të shikuara pas luftës në Kosovë. I sinkronizuar në gjuhën shqipe, ai shumë shpejt u bë pjesë e pandashme e shumë familjeve shqiptare. Rolin kryesor në këtë serial latino-amerikan e kishte aktorja meksikane Ana de la Reguera e quajtur Maria. Suksesi që pati në këtë serila i hapi rrugë asaj që përveç serialeve të jetë pjesë edhe e filmave në holliwood, por edhe duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tragjedi në Hamidi të Obiliqit

Posted: 22 Aug 2016 01:08 PM PDT

Dy tragjedi e kanë ndodhur të hënën në familjen e Blerim Prokshit nga fshati Hamidi i Komunës së Obiliqit. Rreth orës 19:00, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pas një zjarri që ka kapluar shtëpinë, pasi ishin kthyer nga vorrimi i një anëtari të familjes, shkruan Gazeta Fjala. Fqinjët i kanë thënë Gazetës Fjala se Blerimit të hënën i ka vdekur vëllau ndërsa në mbrëmje dyshohet së shtëpinë ia dogji rryma. Siç merret vesh, kjo familje jeton në kushte të rënda......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me 26 Gusht , Shkupi do të flas shqip si gjithmonë !

Posted: 22 Aug 2016 12:54 PM PDT

“Presidenti Amerikan Bill Klinton, nё qershor tё 2002 u shpreh: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar dhe tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.  “E, nuk janë aq pak sa kujtojmë na, Ata që besojnë tek Mrekullia e Nanë Terezes, janë miljona njerëz të mjeruem...Që, kanë provue e provojnë çdo ditë lumninë e lutjes së Saj! “E koha do të provojë se e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Legjenda e futbollit shqiptar: Kosovarët s’janë tradhtarë (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 12:46 PM PDT

Sokol Kushta mendon se disa lojtarë nga Kosova e kanë shfrytëzuar për qëllime të ndryshme aktivizimin te Shqipëria. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi thekson se kosovarët, të cilët u larguan së fundmi, nuk ka askush të drejtë t’i cilësojë si tradhtarë. Në një intervistë enkas për “Panorama Sport”, Kushta foli për çështjen më të fundit në Kombëtare, por jo vetëm. Ai preku edhe ndeshjen e fundit të Partizanit, por gjithashtu edhe Flamurtarin, ku nuk ngurroi të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Vazhdoj të mendoj se demarkacioni është gabim

Posted: 22 Aug 2016 12:14 PM PDT

Ramush Haradinajn, liderin e Aleancës ëpr Ardhmërinë e Kosovës, nuk e kanë lëkundur aspak porositë e zëvendëspresidentit të SHBA-ve Joe Biden, që demarkacioni me Malin e Zi duhet votuar. Stoik në qëndrimin e tij, Haradinaj e tha të jetë edhe më tutje, gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova. “Qëndrimi im, i AAK-së dhe i partive opozitare, është se ky demarkacion është gabim, nga dy akset rrugore, nga Plava e në Pejë dhe drejtimi nga Rozhaja në Pejë. Kemi punuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bulliqi: Nëse s’ka ekspertë që përgjigjen në pyetjet tona, le të konsultohen me malazezët

Posted: 22 Aug 2016 12:11 PM PDT

Eksperti i pavarur dhe gjeografi, Shpejtim Bulliqi që ka ofruar fakte për Demarkacionin në kundërshtim me faktet që ka ofruar Komisioni Shtetëror  për demaskimin e kufirit me Malin e Zi ka thënë se “debati shkencor i 3 gushtit filloj me qëllimin e qartë se nuk do të ketë ndërrime mendimesh dhe vendimesh, ndërsa diskutimi do të jetë veç sa për sy e faqe (do të thoshte populli)”. “Kjo dukuri vazhdoj edhe pas këtij debati dhe se nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet, në njërën anë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Valencia – Las Palmas, befasi në formacionet zyrtare

Posted: 22 Aug 2016 12:07 PM PDT

Janë bërë zyrtare formacionet e ndeshjes së javës së parë të La Ligas mes Valencias dhe Las Palmas. Këtë ndeshje nga minuta e parë nuk do ta nis Shkodran Mustafi, që është pranë transferimit te Arsenali. Valencia: Ryan, Montoya, Vezo, Abdennour, Gaya, E. Pérez, Medrán, Parejo, Santi Mina, Cancelo, Alcácer. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-shefi për krime të luftës në EULEX arrestohet për puç kundër Erdoganit

Posted: 22 Aug 2016 11:45 AM PDT

Ish-shefi i njësisë së EULEX-it për Krime të Luftës,turku Cihan Akyildiz, dy vite më parë përshkruhej në një raport të Amnesty International si një person që po punonte fort në vënien e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por tashmë është në burg. Insajderi merr vesh se ai është arrestuar së fundmi nën akuzën për puç ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e kanë konfirmuar edhe burime brenda EULEX-it. Akylidiz......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momentet më qesharake në transmetimet televizive gjatë ‘Rio 2016’ (Video)

Posted: 22 Aug 2016 11:40 AM PDT

Krahas garave sportive, padyshim se nuk kanë munguar edhe momentet e humorit në ‘Rio 2016’. Nuk ka dyshim se gjatë intervistave dhe raportimeve të drejtpërdrejta televizive ndodhin situata qesharake që transmetohen te publiku. Dhe disa sosh kanë ndodhur edhe gjatë Lojërave të fundit Olimpike, e që jua sjellim në një përmbledhje në videon e mëposhtme.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Babai monstër përdhunoi vajzën 15 vjeçare, zbardhen dëshmitë e banorëve të fshatit

Posted: 22 Aug 2016 11:38 AM PDT

Të afërm dhe banorë të fshatit Përgjegje mendojnë se Guri Përgjegji (Gjurani), siç ata e thërrasin duhet të ketë qenë i droguar në momentin e ngjarjes kriminale, kur ai ka përdhunuar vajzën e tij 15 vjeçe. “Panorama” duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, shkruan se ata thonë se pas vdekjes së gruas së parë Gjurani u bë keq. “Ai vinte në fshat vetëm si mysafir. Vinte shumë rrallë. Qëndronte pjesën më të madhe të kohës në Greqi. Rrallë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndjekje si nëpër filma e dy trafikantëve shqiptarë (Video)

Posted: 22 Aug 2016 11:33 AM PDT

Mediat italiane kanë publikuar pamjet kur trafikantët shqiptarë ndiqen nga policia italiane në det të hapur. Dy shqiptarët po tentonin të transportonin me motora uji 2 tonë marihuanë me vlerë 2 milionë euro, kur u pikasën nga policia kufitare e Barit. Gjatë ndjekjes në det, njëri prej trafikantëve hodhi drogën dhe mbërriti në breg duke përfituar edhe nga errësira. Kërkimet për gjetjen e tij vazhdojnë ende. Ndërsa, shqiptari i dytë u ndalua nga autoritetet italiane. Mediat lokale thonë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

13 vjeçari kapet me bombe nën fanellën e Messit (Video)

Posted: 22 Aug 2016 11:31 AM PDT

Një 13 vjeçar ka tentuar të shpërthej një bombë në Kirkuk të Irakit Një fëmijë 13 vjeçar i veshur me bombë është kapur nga policia irakiane, i cili veshur kishte një fanellë të Leo Messit. Fatmirësisht policia ka arritur ta ndal në kohë, para se të kryente vetëvrasje. Mediat irakiane shkruajnë se fëmija ishte anëtar i organizatës terroriste, ISIS. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Serbia do të ndërtojë marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë

Posted: 22 Aug 2016 11:28 AM PDT

Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje Hercegovinën, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të hënën. “Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, pavarësisht numrit të madh të problemeve të akumuluara”, ka thënë Vuçiq......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Journal Pioneer”: Shqipëria dhe Kosova frikësohen nga rritja e ekstremizmit fetar

Posted: 22 Aug 2016 11:05 AM PDT

Popullsitë e dy vendeve myslimane të Ballkanit me shumicë shqiptarë, historikisht kanë praktikuar formën e sunitit. Në Shqipëri dhe Kosovë, frikësohen se kjo mund të ndryshojë. Pavarësisht një tradite shekullore të tolerancës fetare në mesin e 2.8 milionë banorëve në Shqipëri, Shteti Islamik (ISIS), ka gjetur një hapësirë të vogël, por të përkushtuar, shkruan “journalpioneer.com”, përcjell albinfo.ch. Më shumë se 100 shqiptarë kanë udhëtuar në Lindjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu duket formacioni i Kosovës tani (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 11:03 AM PDT

Pas njoftimit të fundit edhe për ardhjen e Amir Rrahmanit në përfaqësuesen e Kosovës, tashmë Kosova do të përforcojë edhe mbrojtjen. Në një formacion të krijuar nga lojtarët që kanë pranuar së fundi të luajnë për Kosovën para kualifikimeve për “Rusia 2018” një 11-she aktuale e Kosovës do të dukej si në fotografinë e artikullit. Gjithashtu, duhet patur parasysh edhe lojtarët që më parë kanë luajtur për Kosovën, që do të thotë se seleksionuesi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FFK përgënjeshtron përzgjedhësin e Norvegjisë, vëllezërit Berisha pranë Kosovës (Foto)

Posted: 22 Aug 2016 10:50 AM PDT

Vëllezërit veton dhe Valon Berisha janë shumë pranë pranimit të ftesës së Kombëtares së Kosovës Përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo ka thënë se vëllezërit Veton dhe Valon Berisha kanë refuzuar Kosovën, Por, shumë shpejtë ka ardhur përgjigja e menaxherit të Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili ka thënë se vëllezërit Berisha janë akoma duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendimin definitive dhe janë shumë afër t’ i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka bëri vaki në një dasëm kosovare (Video)

Posted: 22 Aug 2016 10:45 AM PDT

Ndikimi i serialeve indiane në televizionet tona, duket se po ka efekt mjaftë të madh. Zakonisht dasmat shqiptare bëheshin me surle e tupana, por këto instrumente tradicionale po zëvendësohen me diçka tjetër, shkruan Magazina.al Janë valltarët indian të cilët po gjejnë punë dhe po paguhen mirë në dasmat shqiptare. Në shumë dasma ata shihen duke performuar vallëzime e veshje tradicionale indiane. Magazina.al, ju sjell disa nga dasmat shqiptare, ku tradita shqiptare është zëvendesuar me atë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënohet me 20 mijë euro modelja gjermane, gënjeu se ishte përdhunuar nga dy burra

Posted: 22 Aug 2016 10:39 AM PDT

Modelja gjermane Gina-Lisa Lohfink është dënuar për shkak të pretendimit të rremë për përdhunim. Ajo kishte bërë denoncim ndaj dy meshkujve, për të cilët kishte thënë se kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të dhunshme, pas publikimit të një video-xhirimi në vitin 2012, ku modelja Lohfink ishte parë duke kryer marrëdhënie seksuale me dy burra., shkruan BBC. Ajo kishte deklaruar se ky incident ishte përdhunim, dhe është gjobitur me 20 mijë euro nga një gjykatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more