Skip to main content

“Përkeqësohet moti në Tiranë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Përkeqësohet moti në Tiranë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Përkeqësohet moti në Tiranë (Foto)

Posted: 24 Aug 2016 09:23 AM PDT

Tiranë

Situata më problematike paraqitet në Unazë, për shkak të përmbytjes së rrugëve.

Vështirësi në qarkullim është krijuar edhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit. Deri tani nuk ka raportime nëse ka dëme si pasojë e motit të keq.

  tirana2-840x420-1

The post Përkeqësohet moti në Tiranë (Foto) appeared first on FerizajPress.

Serbia dhe Shqipëria me Odë Ekonomike të përbashkët – Kosova nuk merr pjesë

Posted: 24 Aug 2016 09:23 AM PDT

Flamuri i Kosovës

Në vazhdën e fuqizimit ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes avancimit të bashkëpunimit rajonal, gjatë ditëve të fundit kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, kanë vizituar homologët përkatës në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, për të vazhduar javëve në vijim në Kroaci dhe Slloveni.

Liderët e vendeve të rajonit kanë përkrahur fuqishëm bashkëpunimin ekonomik rajonal, të udhëhequr nga Odat Ekonomike. Mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet odave do ta japin edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama e Aleksandar Vuçiç, të cilët do të takohen në Nish më 14 tetor.

Takimet, në nivel rajonal, do të mund të shënojnë edhe fillimin e përurimit të një projekti të përbashkët rrugor që do të lidh Serbinë me Shqipërinë përmes Kosovës. Burime zyrtare në Serbi kanë theksuar ditëve të fundit se në takimin e Nishit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës.

Por, këta të fundit thonë se nuk kanë marrë asnjë ftesë për çfarëdo takimi që mund të zhvillohet në rajon.

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës zyrtarisht nuk është në dijeni të një takimi të tillë.

"Qeveria e Kosovës nuk ka ftesë për këtë takim. E dimë që janë lansuar variante të ndryshme për pjesëmarrjen tonë atje, por ne nuk kemi ftesë dhe nuk do të jemi atje as në nivelin e përfaqësimit të shteteve që bëhen atje as në ndonjë nivel tjetër më të ulët", ka thënë Avdullahu.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë, ndërkohë, u kanë bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të shtojnë interesimin dhe aktivitetet drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe kanë vlerësuar se ky bashkëpunim, përfshirë edhe me Serbinë – e cila nuk e ka njohur Kosovën – është "i paalternativë".

Ata thonë të jenë të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithëse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i tha Radios Evropa e Lirë se takimi që organizohet në Nish kërkon një koordinim institucional dhe dakordim të tyre për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës, qoftë edhe në nivelin ekonomik.

"Oda Ekonomike vetëm ndihmon në normalizimin e raporteve në mes Serbisë dhe Kosovës… është një ndihmë e dialogut që udhëhiqet në Bruksel. Duhet të kuptohet që Kosova ka institucionet e veta, ka parlamentin, ka presidencën. Në këtë drejtim koordinohemi dhe nëse Qeveria e sheh të arsyeshme dhe rekomandon që të shkojmë atje, po shkojmë. Përndryshe, kjo nuk është fontanë dëshirash dhe unë nuk e kam komoditetin që sikryetar i OEK pa leje dhe pa qëndrim qeveritar të jem pjesë e çdo aktiviteti tjetër", tha Gërxhaliu.

Projekti i Bashkimit Evropian për ndërtimin e autostradës që do të lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, është thënë se mund të jetë një nga mundësitë më të mira që duhet shfrytëzuar nga këto shtete dhe bizneset për të ndërtuar bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

Gërxhaliu thotëse autostrada Durrës – Prishtinë – Nish është një mundësi e mirë që do t'u mundësonte shteteve të rajonit të jenë të rëndësishme në tregjet e treta, duke ofruar shërbime dhe prodhime të rajonit.

"Si Odë Ekonomike e Kosovës jemi të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendojmë që bashkëpunimi kufitar nuk ka alternativë dhe ajo që e veçon dhe i jep substancë bashkëpunimit është infrastruktura".

"Ne kemi dhënë rekomandime që lidhja e autostradës Nish – Merdarë – Prishtinë është e një rëndësie strategjike është një projekt i cili nuk duhet të analizohet vetëm nga dimensionin politik , pasi që sa ka rëndësi politike ka edhe rëndësi strategjike dhe ekonomike", tha ai.

Gërxhaliu tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë në eliminimin e barrierave tregtare në avancimin e dialogut, si dhe duhet të bëhet më shumë në krijimin e kompanive të përbashkëta.

"Në Ballkan nuk mund të flitet për procese ekonomike pa marrë konotacion politik. Jemi dëshmitarë që agjendat politike janë të stërngarkuara, mirëpo besoj që bashkëpunimi ndërkufitar, rajonal, forcimi i imazhit të rajonit do të jetë objektiv i të gjithëve", tha Gërxhaliu. (REL)

The post Serbia dhe Shqipëria me Odë Ekonomike të përbashkët – Kosova nuk merr pjesë appeared first on FerizajPress.

Shqiptarët e lënduar nga tërmeti në Itali, jashtë rrezikut për jetë

Posted: 24 Aug 2016 06:20 AM PDT

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Ai ka thënë se 9 të lënduarit në mesin e tyre edhe pesë shqiptarët janë dërguar në spitalin e Romës ku edhe janë duke u trajtuar.

"Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, informohemi se: Kanë mbërritur në Romë me helikopter, në spitalin Gemelli, nëntë të plagosurit e parë nga tërmeti në Amatrice, ndër të cilët pesë janë shqiptarë. Të plagosurit i janë nënshtruar mjekimit të menjëhershëm dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën", ka shkruar Bushati në facebook, përcjell lajmi.net.

Nga tërmeti 6,2 shkallë i cili goditi Italinë deri më tani është raportuar për 37 të vdekur dhe qindra të lënduar.

 

The post Shqiptarët e lënduar nga tërmeti në Itali, jashtë rrezikut për jetë appeared first on FerizajPress.

PDK: Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, Drejtori e manipulimeve dhe falsifikimeve

Posted: 24 Aug 2016 06:01 AM PDT

PDK,dega në Ferizaj ,departamenti për arsim, në një konferencë për media ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj për manipulime dhe falsifikim të të dhënave.

" Informata e korrikut e këtij viti për përfundimin e gjysmë vjetorit të dytë për vitin shkollor 2015-2016, ka shpërfaqur shumëçka që është manipuluar e falsifikuar nga DA e Ferizajt, në mënyrë që dështimet në punën e tyre të paraqiten si suksese, duke gënjyer vetveten në radhë të parë, Kryetarin, asamblistët dhe qytetarët ferizajas" ka thënë Agim Berisha nga departamenti për arsim pranë PDK-së në Ferizaj.

Berisha  me këtë rast ka  ngritur shqetësimin se në raportin i cili së shpejti duhet të dalë para asamblistëve komunal ka manipulime me shifra .

Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vijim.

Informata e korrikut e këtij viti për përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2015-2016, ka shpërfaqur shumëçka që është manipuluar e falsifikuar nga DA e Ferizajt, në mënyrë që dështimet në punën e tyre të paraqiten si suksese, duke gënjyer vetveten në radhë të parë, Kryetarin, asamblistët dhe qytetarët ferizajas.
Po të krahasohen shënimet e Raportit të Punës për vitin shkollor 2014-2015 dhe ato të Informatës për përmbylljen e vitit shkollor 2015-2016, shënime këto që e demantojnë njëra-tjetrën.
Pra, kur flet kjo Drejtori me gjuhën institucionale dhe të argumenteve statistikore; atëherë apo tash? Por, gënjeshtra është brenda njërës gjithsesi!.
Në Raportin e Punës për vitin shkollor 2014-2015 për nivelin e Arsimit fillor (kl.I-V), suksesi i nxënësve ka qenë 99.5% e kalueshmërisë, kështu paraqitet në faqen 136 të Raportit, ndërsa në Informatë, faqe 3 shkruan se gjatë vitit shkollor 2014-2015, suksesi i nxënësve ka qenë 95%, pra për të njëjtin nivel arsimor na paraqiten përqindje të ndryshme?!
Po ashtu edhe për Arsimin e Mesëm të Ulët (kl.VI-IX), në Raportin e Punës, në faqen 138 për të njëjtin vit shkollor 2014-2015, kalueshmëria është 99.86%, ndërkaq në faqen 5 të Informatës shkruan se kalueshmëria për vitin 2014-2015 është 97%.
E zbresin përqindjen e kalueshmërisë nga Raporti i Punës, sepse u duhet që vitin 2015-2016 ta paraqesin si vit të sukseseve të tyre, me vetëdije apo pa vetëdije kanë bërë falsifikime të dokumenteve të Institucionit të tyre.
Gjithashtu, manipulime e falsifikime gjejmë edhe te Arsimi i Mesëm i Lartë (kl.X-XII), gjithashtu në Raportin e Punës për vitin shollor 2014-2015, faqe 142 paraqitet kalueshmëria e suksesit të nxënësve me 98.5%, kurse në Informatë, faqe 6 shkruan se suksesi pozitiv i nxënësve për të njëjtin vit shkollor (2014-2015) është paraqitur me 86% kalueshmëria.
Prandaj, kemi rënie të suksesit për 16.5% vetëm në këtë nivel të arsimit, kjo është skandaloze dhe nuk mbulohet dielli me shoshë, z.Kryetar. Në faqen 7 të Informatës pasqyrohen edhe mungesat e nxënësve të këtij niveli arsimor dhe kur t'i krahasojmë mungesat e vitit shkollor 2014-2015 me ato të vitit 2015-2016, kemi mbi 3000 mungesa më shumë në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor.
Këtë gjë nuk do ta bënin as infantilët, e le më Institucioni i edukimit dhe dijes!. Të avullohen mbi 3000 mungesa, kjo është e patolerueshme, deri kur kështu z.Kryetar?
Si mund t'i besohet kësaj Drejtorie, e cila përpiqet ta mbulojë papunësinë dhe paaftësinë me manipulime e falsifikime para Asamblesë Komunale, falsifikime këto që tërheqin përgjegjësi pas vetes.
Unë shfrytëzoj rastin t'i bëj thirrje publike Prokurorisë së Ferizajt që të merret me këtë çështje.
Z. Kryetar, a tolerohet që Institucioni në fjalë, në të tri nivelet e arsimit ka falsifikuar hiç më pak se 19.86% të suksesit të nxënësve.
Për çudi, Institucionin ku vetë punojnë herë e emërtojnë si Drejtori e Arsimit, herë si Drejtori për Arsim dhe Shkencë, kjo tregon shumëçka…
Zotëri Kryetar; çka është tepër, tepër është?! Siç shihet keni vendosur ta shkatërroni sistemin arsimor me këtë udhëheqje të papërgjegjshme dhe të paaftë profesionalisht, por ta dini se ju jeni më meritorët për të gjitha këto…

14088877_1110914252288820_1595829261_n 14111569_1110914278955484_315249029_n 14111644_1110914255622153_1865766049_n 14111831_1110914295622149_1465244276_n 14111972_1110914352288810_384828432_n

 

 

The post PDK: Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, Drejtori e manipulimeve dhe falsifikimeve appeared first on FerizajPress.

Tërmet vdekjeprurës godet Italinë

Posted: 24 Aug 2016 05:27 AM PDT

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe mbi 150 të tjerë vlerësohet se janë zhdukur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudën prej 6.1 ballësh, që goditi gjatë natës Italinë Qendrore duke rrënuar ndërtesa në disa qytete.

Shumica e të vdekurve ishin në qytetin Pescara del Tronto, që u rrënua dhe ka frikë se numri i viktimave mund të rritet, njofton rrjeti britanik BBC.

Një pjesë e madhe e qytetit Amatriçe u shkatërrua dhe një familje prej katër anëtarësh dyshohet se ka vdekur në afërsi në Accumoli.

Tërmeti goditi Italinë në ora 3.36 minuta, 100 kilometra në veri-lindje të Romës.

Epiqendra e tërmetit ishte përreth Accumoli, ku vdiqën një numër i qytetarëve.

Disa ndërtesa në kryeqytet u dridhën për 20 sekonda kur tërmeti goditi rajonin ndërmjet Umbrias, Lazios dhe Le Marche. Tërmeti u ndje nga Bologna në veri deri Napoli në jug. Që prej goditjes edhe 80 dridhje të tjera janë dëgjuar.

Autoritetet vendore janë të pasigurta për pasojat, por numri më i madh i vdekjeve është njoftuar në fshatin e vogël Pescara del Toro, ku 10 veta kanë vdekur, në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Njëzet persona janë dërguar në spital.

Dy djem të moshës 4 dhe 7 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e shtëpisë ku ishin me gjyshen e tyre, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ekipet shpëtuese thanë se fëmijët ishin strehuar nën krevat.

Dëme më të mëdha janë njoftuar në një distancë të shkurtër në rrugën në Arquata del Tronto dhe ekipet shpëtuese po përpiqen që t'i afrohen fshatit Peracchia di Acqua Santa Terme, disa kilometra në lindje.

Dëmet më të rënda janë regjistruar në qytetin Amatrice, ku të paktën pesë persona kanë vdekur dhe përpejkjet për shpëtimin të mbijetuarve po vazhdojnë.

Tërmet i fuqishëm në Itali

"Një e treta e qytetit nuk ekziston më", ka thënë për mediet italiane kryetari i Amatriçes, një prej qyteteve më të më goditura nga tërmeti i mbrëmshëm prej 6.2 shkallë të Rihterit në Itali.

Kryetari i qytetit të vogël, Amatriçe, Sergjio Piroci, i ka thënë televizionit publik italian, RAI, se ata ende po dëgjojnë zëra nën rrënojat e objekteve të shkatërruara, që do të thotë se ende ka mundësi të gjenden njerëz të gjallë.

Qëllimi tash është "që të shpëtojmë sa më shumë jetë. Ne ende po dëgjojmë zëra nën rrënoja, duhet të shpëtojmë njerëzit", ka thënë ai.

Qytetet tjera më të goditura janë edhe Accumoli, Posta dhe Arkuata del Tronte.

Në këto qytete është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa së paku në Amatriçe duhet pritur ardhja e pajisjeve të rënda që të pastrohen rrënojat për të liruar rrugët.

"Tash, gjatë ditës po e shohim se situata është shumë më e rëndë se sa që e kemi menduar. Ndërtesat janë shkatërruar, njerëzit gjenden nën rrënoja dhe tek ne nuk ka shenja jete", ka thënë kryetari i Accumoli, Stefano Petruçi për mediet italiane, transmeton BBC.

Ndërkaq, korrespondenti i agjencisë së lajmeve, Reuters, raporton se spitalet e qyteteve janë të tejmbushura dhe se pacientët po trajtohen edhe në rrugë.

Dridhja e tokës ka filluar në orën 03:36 të mëngjesit, duke e goditur pjesën qendrore të Italisë, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin Romë.

Të dhënat e para për fuqinë e dridhjeve kanë qenë të ndryshme, varësisht prej burimit. Qendra Sizmologjike Evropiane raporton se dridhja e tokës ka qenë e fuqisë 6.1, ndërsa Instituti Gjeologjik Amerikan vlerëson se tërmeti ishte i fuqisë 6.2 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 170 kilometra në pjesën verilindore të Romës, ndërsa thellësia e dridhjeve ka qenë 10 kilometra.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, ka thënë se pajisjet e rënda tashmë janë nisur për në qytetet e dëmtuara më së shumti nga dridhjet e tokës.

Më poshtë po japim edhe tërmetet më të mëdha në Itali prej fillimit të shekullit të 20-të:

28 dhjetor 1908
– Mbi 82 mijë njerëz janë vrarë gjatë tërmetit prej 7.2 shkallë të Rihterit, duke e rrënuar pothuajse tërësisht qytetin më të madh sicilian, Messina.

13 janar 1915 – Rreth 32, 600 persona e kanë humbur jetën gjatë tërmetit prej 7.0 shkallë të Rihterit në Italinë qendrore.

17 korrik 1930 – Dridhjet e fuqisë 6.5 e kanë goditur rajonin Irpinia në Italinë jugore, duke vrarë rreth 1,400 persona.

6 maj 1976 – Tërmeti me fuqi 6.5 e trondit Friulin në skajin verilindor të Italisë, duke vrarë 976 persona dhe duke lënë 70 mijë të tjerë pa kulm mbi kokë.

23 nëntor 1980 – 2,735 njerëz janë vrarë dhe mbi 7,500 të tjerë janë lënduar në tërmetin e shkallës 6.5. Epiqendra ishte në Eboli, por dëmet më të mëdha janë raportuar në Napoli.

13 dhjetor 1990 – Tërmeti me epiqendër në Siri vret 13 persona dhe lëndon 200 të tjerë.

26 shtator 1997 – Dy tërmete të shkallës 6.4 vrasin 11 persona dhe shkaktojnë dëme serioze në Bazilikën e Shën Françeskut në Asisi

17 korrik 2001 – Tërmeti i shkallës 5.2 në rajonin e Italisë veriore merr jetën e një gruaje.

31 tetor 2002 – Një tërmet i shkallës 5.9 e godet Campobason në Italinë jug-qendrore, duke vrarë 30 njerëz, shumica e të cilëve fëmijë.

6 prill 2009 – Një tërmet i fuqishëm e godet Abruzon, në Romën lindore. Dridhja e tokës merr jetën e mbi 300 personave dhe shkakton dëme të mëdha në qytetin e shekullit të 13-të, Akuila.

29 maj 2012 – Më shume se 16 persona vriten dhe 350 të tjerë lëndohen në tërmetin e dytë të madh që e godet rajonin e Modenës në Italinë veriore. Një tërmet i nëntë dite më parë kishte vrarë 10 persona./REL

The post Tërmet vdekjeprurës godet Italinë appeared first on FerizajPress.

Veseli: Kosova solidarizohet me popullin italian

Posted: 24 Aug 2016 05:27 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizimin e tyre me të afërmit e viktimave pas tërmetit shkatërrues në Itali.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook "Në këto momente të vështira pas fatkeqësisë së rëndë natyrore në Itali, jemi pranë popullit mik italian. Shpreh dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizohemi me të afërmit e viktimave, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit".

The post Veseli: Kosova solidarizohet me popullin italian appeared first on FerizajPress.

Shala lirohet nga posti i zëvendëskryeministrit

Posted: 24 Aug 2016 05:27 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konsultim të afërt dhe me mirëkuptim të plotë ka aprovuar kërkesën për lirimin e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nga detyra e zëvendëskryeministrit.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, ky vendim është marrë me kërkesë të Shalës dhe me qëllim që ministri të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i rëndësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës.

Në ditët në vijim, pritet që kryeministri Mustafa të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti.

Më poshtë mund të gjeni kërkesën e ministrit Shala:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa

Së pari, Ju përgëzoj për punën Tuaj dhe të Qeverisë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Për shkak të angazhimeve të mëdha, sidomos gjatë këtij viti, dhe me qëllim që të mund t'u përkushtohem në tërësi angazhimeve të mija në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkoj që të më lironi nga detyra e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës.

E çmoj si përvojë tepër të rëndësishme punën dhe ushtrimin e këtij funksioni të lartë shtetëror që nga dhjetori i vitit 2014.

Ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe shpreh përkushtimin tim për të vazhduar angazhimet e mija në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

The post Shala lirohet nga posti i zëvendëskryeministrit appeared first on FerizajPress.

Familja shqiptare tek rrënojat e tërmetit në Itali (Foto)

Posted: 24 Aug 2016 05:26 AM PDT

Kjo është një familje shqiptare, e cila ka mbetur e pastrehë pas tërmetit dramatik në Italinë qendrore ku kanë humbur jetën 38 persona deri më tani dhe dhjetëra të plagosur.

Në foto është një familja Sejanaja, e cila fatmirësisht ka mundur të mbijetojë pa marrë plagë nga shembja masive e ndërtesave.

Gruaja e mbuluar me batanije është nusja e xhaxhait të shtetasit Hamza Serjanaj, i cili bëri me dije në Ora News plagosjen e babait të tij, ndërsa gruaja tjetër ngjitur (ulur) është e motra e tij me dy fëmijët.

familja shqiptare ne itali

familja shqiptare ne itali1

The post Familja shqiptare tek rrënojat e tërmetit në Itali (Foto) appeared first on FerizajPress.

Takim mes diplomatëve grekë e maqedonas

Posted: 24 Aug 2016 05:21 AM PDT

Megjithatë sipas Poposkit kjo pyetje ngelet e vështirë për t'u diskutuar në këto momente dhe se nuk është e një rëndësie kruciale për forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

"Nuk besoj se në këtë rast do të mund të futemi në zgjidhjen e një pyetje kaq të madhe. Gjatë periudhës së kaluar kemi thënë se ajo që është prioritet është përmirësimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve, ndërtimin e lidhjeve sa më të forta në sa më shumë sfera që është e mundur dhe mendoj se në këtë drejtim gjatë periudhës së kaluar bëmë një hap të madh. Të gjithë këtë do ta vendosja në linjën e rritjes së besimit në mes Maqedonisë dhe Greqisë", deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Poposki ka folur edhe për marrëveshjen politike duke e konsideruar atë akoma të gjallë, ku tha se çështja e realizimit të zgjedhjeve të parakohshme është e lidhur ngushtë me përmbushjen e kushteve për mbajtjen e tyre.

"Mendoj se kemi një marrëveshje politike, dhe ajo marrëveshje mebetet e gjallë. Për ne kjo është edhe mënyra me të cilën duhet ta kalojmë këtë krizë politike, kjo nënkupton edhe organizimin e zgjedhjeve në përputhje me kushtet që janë të definuara në atë marrëveshje. E vetmja cëshjte në këtë pyetje do të thoja se është data ndërkohë që për pjesën e datës ka qëndrime të qarta nga ana e përfaqësuesve politik ndërsa nga ana e koalicionit qeveritar ngelet qëndrimi se partia më e madhe opozitare ka mundësim, privilegj dhe luks që të zgjedhë se kur ndjehet më komfort për t'u përballur me qytetarët në zgjedhje të lira dhe demokratike", u shpreh Poposki, shkruan Alsat M.

Vitin e kaluar Poposki pati takim me ministrin e jashtëm të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Vazhda e këtyre takimeve sipas ministrit duhet kuptuar si iniciativë e Maqedonisë e cila dëshiron të jetë faktor stabiliteti në rajon.

 

 

The post Takim mes diplomatëve grekë e maqedonas appeared first on FerizajPress.

Tërmeti si në Itali, mund ta godasë edhe Shqipërinë

Posted: 24 Aug 2016 04:17 AM PDT

Në një komunikim telefonik në "News 24", sizmiologu Dumi theksoi se e vetmja masë parandaluese që mund të marrim për raste të tilla është të ndërtojmë mirë.

"Jemi të rrezikuar nga tërmete të kësaj madhësie, në Shqipëri ka patur tërmete edhe 6.8 ballë. Duhet të përgatitemi, kam parasysh godinat tona.

Duhet të ndërtojmë mirë. Shkenca sot nuk është në gjendje t'i paralajmërojë, aq më tepër t'i parandalojë", deklaroi Dumi.

Lidhur me tërmetin në Itali, sizmiologu shqiptar tha: "Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas që u godit nga një tërmet i fortë në 2009-ën. Është një zonë që fillon nga Reggio Emilia në veri, deri poshtë në Kalabri e njohur për tërmete. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture. Pjesa me e madhe e rrënojave është nga ndërtime historike"./albeu.

The post Tërmeti si në Itali, mund ta godasë edhe Shqipërinë appeared first on FerizajPress.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more