Skip to main content

Ora News: “Film i shkurtër dokumentar për Dua Lipën” plus 9 more

Ora News: “Film i shkurtër dokumentar për Dua Lipën” plus 9 more


Film i shkurtër dokumentar për Dua Lipën

Posted: 25 Aug 2016 12:19 AM PDT

Këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do t'i kushtohet një film i shkurtër dokumentar ku flitet për jetën e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në Facebook.

Filmin do të publikohet më 31 gusht dhe është duke e realizuar "NPRmusic" ku zbulon se si këngëtarja është shndërruar në yllin e muzikës britanike brenda një kohe të shkurtër.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Asgjesohen 38567 bimë kanabis, në Memaliaj ndërhyri dhe FNSH-ja

Posted: 25 Aug 2016 12:19 AM PDT

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë territorin e vendit. Aksioni është shtrirë në Memaliaj, Shkodër, Lezhë e Kukës, ku u asgjesuan 38567 bimë kanabisi.

Memaliaj
Në Memaliaj u asgjesuan plot 18 200 bimë kanabisi. Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Memaliaj dhe Forcat e FNSH -së.

Bimët u gjetën në vendin e quajtur “Marglliç”, Kalivaç të njësisë administrative Krahës në 25 parcela, të cilat ishin hapur rishtaz.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

Shkodër

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 15752 bimë narkotike të kultivuara në 70 parcela.

Bimët u gjetën të kultivuara në zonën e komunës Pult, të Shkodrës. Policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve.

Materialet Proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lezhë
Aksioni antidrogë ka vijuar edhe në të gjithë qarkun e Lezhës.

Policia zbuloi 21 parcela në Kurbin dhe Mirditë 1500 bimë kanabis.
Konkretisht:

Në Mirditë, në vendin e quajtur Përroi-Seftes fshati Blinisht u asgjësuan 563 bimë në 7 parcela.

Në Kurbin, në vendin e quajtur Malbardh u konstatuan dhe u asgjësuan 937 bimë në 14 parcela.

Po punohet per identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Materialet u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Kukës dhe Tropojë

Sakaq në Kukës dhe Tropojë janë asgjësuar 3115 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Përkatësisht u konstatuan dhe asgjësuan 3050 bimë narkotike në në fshatin Dobergosh në vendin e quajtur "Bjeshkët e Dobergoshit",në Tropojë.

Ndërsa në Kukës janë asgjësuar 65 rrënjë bimë narkotike në fshatin Kalisë, në vendin e quajtur "Kodra Sukë". Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Denoncuan parcelat me kanabis në Ora News, policia i asgjeson

14152025_10208696421001617_1107227011_o

Droga në Memaliaj

14113985_10208696420841613_284477088_o

Droga në Memaliaj

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mos e teproni me ushqimet e shëndetshme!

Posted: 25 Aug 2016 12:03 AM PDT

Konsumimi i tepërt i ushqimeve të shëndetshme mund të jetë po aq i rrezikshëm sa ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme.

Ekspertët dhe dietologët na paralajmërojnë se tejkalimi i marrjes së kalorive apo mineraleve në një ditë, mund të ketë një efekt të kundërt në organizmin tonë.

Ja disa nga ushqimet me të cilat nuk duhet ta teprojmë:

Portokalle dhe domate
Duhet të jeni të kujdesshëm mos të abuzoni me këto prodhime të shijshme, sepse ngrënia e domates apo portokallit në mënyrë të pakontrolluar mund të rrisë aciditetin në stomak, një gjendje mjaft bezdisëse kur arrin deri në ezofag.

Konservat e peshkut ton
Nëse hani shumë peshk ton, ju rrisni në mënyrë të frikshme nivelet e merkurit (zhivës) në trup. Kjo gjë mund të çojë në probleme me shikimin, mungesën e koordinimit, dhe dobësi të muskujve.

Soja
Konsumimi i sojës në mënyrë të kontrolluar mund të ndihmojë në nivelet optimale të kolesterolit dhe presionit të gjakut, por në rast se e teproni ajo pengon thithjen e hekurit nga organizmi dhe ka potencial për të shkaktuar mangësi të këtij minerali kaq të rëndësishëm. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të sojës ka potencial për të shkaktuar hyperplasia endometrial, një gjendje që mund të çojë në kancer të mitrës.

Spinaq
Spinaqi është një burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave, vitamina të ndryshme dhe mineraleve. Megjithatë, spinaqi është gjithashtu i pasur me oksalate, një kompleks që mund të çojë në formimin e gurëve në veshka.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Familjarët në Fier: Bashkëshortja e Erjonit humbi këmbët nga tërmeti

Posted: 24 Aug 2016 11:55 PM PDT

Erjon Toro babai i dy vajzave 9 dhe 3 vjeç humbi jetën në tërmetin që goditi komunën Amatrice ku ai jetonte prej 15 vitesh.

Në Fier familja ka hapur dyert e mortit dhe kanë një  apel për qeverinë shqiptare: “Të ndërhyjnë që trupi i Erjonit të vijë sa më shpejt të prehet në tokën shqiptare”

Ora News ishte pranë familjes. Erjoni ishte djali i vetëm mes 4 motrave dhe kishte ikur në Itali për një jetë më të mirë me të mbaruar gjimnazin.

Drama e kësaj familjeje është edhe më madhe pasi bashkëshortja e Erjonit ka humbur të dyja këmbët. Këtë ia konfirmuan familjarët e Erjonit gazetarit të Ora News Xhemil Beharaj i cili shkoi në banesën e tyre mëngjesin e sotëm

Ato i thanë se bashkëshortja e Erjonit është dëmtuar pasi i ka rënë në këmbë pllaka e betonit. Edhe vajza e madhe ka dëmtuar krahun por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Erjoni si të gjithë shqiptarët kujdesej për familen e tij në Fier për ta mbështetur financiarisht por dhe për t’i siguruar ilaçet që i nevojiteshin mamasë që e kishte të sëmurë.

familjaret e erjon toros

Familja e Erjon Toros hap dyert e mortit

familjaret e erjon toross

Një shqiptar humbi jetën nga tërmeti në Itali, 7 plagosen

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shëngjini në alarm nga zjarri, flakët depërtuan nga mali në qytet

Posted: 24 Aug 2016 11:54 PM PDT

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu gjatë natës në malin e Shëngjinit në Lezhë, duke vënë në rrezik dhjetra banesa dhe depozitat e karburanteve pranë portit.

Flakët u riaktivizuan nga një zjarr që kishte rënë në zonë prej gati dy ditësh dhe që ende nuk ishte shuar plotësisht.

Situata u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e erës së fortë, duke bërë që flakët tu afrohen edhe banesave.

Kjo detyroi autoritetet që të evakuojnë banorët, shumica prej të cilëve e kanë kaluar natën jashtë nga frika e zjarrit.

Për ti bërë ballë situatës pranë banesave u vendosen zjarrfikës të shumtë të ardhur edhe nga Shkodra e Laçi.

Në Shëngjin ishin edhe kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, prefekti Eduart Ndreca si dhe përfaqësues të tjerë vendore.

Ata kanë qëndruan në zonën e rrezikuar nga zjarri deri në mëngjes, ndërsa vijonte aksioni për të mbajtur larg qendrave të banuara flakët.

Shefi i zjarrfikësve, Agustin Pepkolaj, thotë se zjarri është riaktivizuar disa herë, i ndihmuar edhe nga era dhe se po veprohet për të siguruar jetën dhe pronën e banorëve.
Mëngjesin e së enjtes, në zonë ka mbërritur dhe një helikopter dhe forcat e ushtrisë, të cilët po punojnë prej disa orësh për shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve rreziku është shmangur, ndërsa situata po mbahet nën kontroll, pasi zjarri vijon ende.

Zjarri i përmasave të frikshme që përshiu Shëngjinin gjatë natës ka shkaktuar frikë dhe panik tek pushuesit, duke bërë që shumë prej tyre ta braktisin këtë zonë.

zjarri ne shengjin4zjarri ne shengjin3zjarri ne shengjin2zjarri ne shengjinzjarri ne shengjin6zjarri ne shengjin5

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas 17 orësh nën rrënoja, gjendet e gjallë 10 vjeçarja

Posted: 24 Aug 2016 11:40 PM PDT

Ky është momenti dramatik kur një vajzë 10 vjeçare u nxorr nga rrënojat pasi mbeti 17 orë e bllokuar me kokë poshtë nga tërmeti në Itali.

Fëmija u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të cilët thërrisnin "ajo është gjallë", teksa e nxorrën nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin qendror italian, Pescara del Tronto.

Fotot tregojnë vetëm këmbët me pluhur të vajzës, teksa ekipet e urgjencës u përpoqën ta lironin atë nga rrënojat.

Një shpëtimtar u dëgjua duke thënë: " Po dëgjojmë dicka këtu. Qetësi, qetësi."

Më pas ai pa fëmijën dhe i kërkoi që të lirohej pak, duke i thënë: "Forca Guila, forca Guila… Kujdes kokën."

Ishte një moment i shkurtër gëzimi të një diteje tragjike ku mbetën të vdekur të paktën 247 persona nga tërmeti 6.2 ballësh.

Vogëlushja mbeti rreth 17 orë e kërrusur në një ndërtesë të shembur në atë që dikur ishte një fshat piktoresk. Mrekullisht, mësohet se ajo nuk ka pësuar lëndime të rënda.

378E827300000578-0-image-m-12_1472077929650 Screenshot_1 378EAD7E00000578-0-image-a-23_1472078024019 378E827900000578-3757325-image-m-32_1472078830424 378EAD8600000578-0-image-a-19_1472078002347 378EAD8B00000578-0-image-a-21_1472078009331

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një 7-vjeçare shqiptare mes të plagosurve në spitalin “Gemelli”

Posted: 24 Aug 2016 11:31 PM PDT

Spitali “Gemelli” në Romë i kontaktuar nga Ora News rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme jep informacionin se në këtë strukturë gjëndet e plagosur nga dëmet e tërmetit të një dite më parë, vogëlushja shqiptare Xhesika Hasani, 7 vjeçe.

Pacientë të këtij spitali rezultojnë dhe shtetaset shqiptare Sara Hasani datëlindja 18 vjeç, Hatixhe Hasanaj 66 vjeç. Kjo e fundit është regjistruar me emrin Xheku.

Të tre këto shtetase janë transferuar gjatë ditës së djeshme nga spitali i Rietit drejt Romës.

Gjithashtu po në Gemelli kanë marrë kurën mjekësore në repartin e ndihmës së parë e ndodhen nën vëzhgimin e mjekëve shtetaset Romina Duro e Lori Duro.

Ora News kontaktoi gjithashtu me spitalin e Aquilas ku u konfirmua se në këtë spital gjëndet e shtruar në repartin e Neokirurgjisë një shtetase shqiptare.

Pas bisedës me mjeken që po e kuron konfirmohet se pacientja ka një traumë në kokë, por është koshiente e jashtë rrezikut për jetën.

Në spitalin e Rietit ndodhet një familje shqiptare

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vajza kërcen “twerk” por ja çfarë i bën qeni

Posted: 24 Aug 2016 11:20 PM PDT

Ky është momenti qesharak kur një qen ndërpret performancën e pronares së tij duke i prishur kështu videon.

Në këtë video shihet momenti kur vajza fillon të vallëzoj në stilin 'twerk', mirëpo qeni i saj nuk e lejon duke e kapur prej flokëve.

Kërcimi "twerk" tashmë bëhet nga miliona vajza në botë dhe është mjaftë i popullarizuar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptarët komuniteti i dytë i huaj më i madh në numër në Amatrice

Posted: 24 Aug 2016 11:10 PM PDT

Sipas të dhënave të fundit demografike me grafikët e tyre përkatës, në komunën e Amatrices, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i një ditë më parë, deri më 1 janar të 2016 rezultojnë 204 qytetarë të huaj të regjistruar. 51 prej tyre janë shtetas shqiptarë.

Shtetasit me origjinë të huaj përbëjnë 7.7 % të popullësisë vendase.

Komuniteti i huaj më i madh në numër në këtë komunë është ai rumun, duke përbërë 37.7 % të populsisë jo vendase.

Shqiptarët renditen në vendin e dytë me 25 % të popullsisë vendase.

Deri më 1 janar 2016 në komunën e Amatrices rezultojnë 51 shtetas shqiptarë, 34 prej tyre janë gra e 17 janë meshkuj.

Në vend të tretë renditen shtetasit me origjinë nga Kosova, të cilët përbënë 8-8 % të popullsisë jo vendase.

Në Amatrice jetojnë 18 shtetas kosovarë, 10 prej të cilëve janë meshkuj e 8 femra.

Mosha mesatare e meshkujve me nënshtetësi të huaj të pranishëm në këtë komunë është 30-34 vjeç, ndërsa për femra 32-36 vjeç.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bilanc tragjik nga tërmeti në Itali, shkon në 247 numri i të vdekurve

Posted: 24 Aug 2016 10:27 PM PDT

Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti i së mërkurës në Italinë qëndrore.

Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmon se deri tani janë regjistruar 247 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti.

"Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave", ka thënë kryeministri italian Mattero Renzi, duke paralajmëruar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

"Dhimbja për këtë ngjarje nuk ka kufi", ka thënë tutje Renzi.

Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitionin këtë zonë historike.

Gërmimet nuk jannë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata.

Ndërkohë janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.

Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter.

Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.

20 30 40 50 60 70 80 90 100 110 120 130 140 250

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more