Skip to main content

Ora News: “Dëshmia e tmerrshme e një nëne shqiptare, nga kampet e azilantëve në Gjermani” plus 9 more

Ora News: “Dëshmia e tmerrshme e një nëne shqiptare, nga kampet e azilantëve në Gjermani” plus 9 more


Dëshmia e tmerrshme e një nëne shqiptare, nga kampet e azilantëve në Gjermani

Posted: 22 Aug 2016 11:51 PM PDT

Pëllumbesha Ziu, ka treguar për dritare.net, historinë e saj të jetës, sakrificat, e peripecitë, emigrim, frikën nga përdhunimet, kërcënimet, vrasjen makabre të shoqes së saj në kamp, të cilës burri i preu kokën me thikë, pse e denoncoi për dhunë.

Gruaja dëshmon të vërtetën e saj për kampet e azilantëve në Gjermani, ku shumë shqiptarë janë dyndur duke kërkuar azil, në emër të një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre. Pëllumbesha, është njëra nga ata gratë e nëna, që luftojnë çdo ditë me dhunën psikologjike që ushtrohet në kampin ku ajo gjendet së bashku me dy fëmijët e saj më të vegjël, pasi dy vajzat e mëdha është detyruar t'i lërë tek të afërmit në Shqipëri. Ja intervista e saj e dhimbshme dhe tronditëse për Kozeta Turishtën.

Sa kohë u bënë që keni kërkuar azil në shtetin gjerman?

Kam rreth një vit këtu. Kam 8 muaj që jam sistemuar në një banesë. Kam jetuar në një kamp në Shtaumyhler, ku jetova me frikë nga tentativat për përdhunim.

Çfarë ju bëri të largoheshit nga Shqipëria?

Arsyet e braktisjes së Shqipërisë janë të shumta. Po e nis me ndërprerjen e ndihmës ekonomike prej 47 mijë lekësh të vjetra. Si dhe pensionin qesharak të 4 fëmijëve jetimë, pasi babai i tyre ka vdekur nga një tumor. Po vazhdoj me ndërprerjen e energjisë elektrike, që nuk e paguanim dot.

Pas vdekjes se bashkëshortit përjetova një ferr moral, fizik, për pronësinë e banesës, nga motrat e martuara të bashkëshortit. Prita me durimin më të madh të mundshëm dhe me shpresë nga policia e rajonit Lushnje. Më dhanë një urdhër mbrojtjeje i cili u hodh poshtë për tre ditë.

Pse u hodh poshtë?

Sepse personi i cili dhunoi banesën dhe familjen time u largua pas qëndrimit të një nate në burg, pa mbushur 24 orë, drejt Greqisë. Pas një zhgënjimi të thellë dhe detyrës së një prindi të vetëm për të rritur dhe shkolluar katër fëmijë, ndërmora këtë rrugë të vështirë, duke lënë dy vajzat e rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra 16, tek të afërmit e mi dhe marrë rrugën e emigrimit e detyruar për të mos përfunduar në rrugë si shumë të tjera. E di sa e vështirë është për vajzat e mia, por kam një mision që nuk e lë dot në mes. Misioni im e ka emrin Nino. Është djali im me sindromën Doën të cilin Shqipëria e la pa drita, pa ujë, pa bukë e pa televizor, i cili ishte i vetmi argëtim për të. Për Ninon jam këtu.

Si është në të vërtetë realiteti brenda, aty ku jetojnë shqiptarët të cilët presin fatin e letrave për azil?

Realitet i zi, që askush nuk mund ta besojë pa e parë me sy e përjetuar vetë. Po marr rastin e fundit të gruas shqiptare, e cila u masakrua në mes të ditës me prerje koke, nga bashkëshorti. E ndjera Arjana Ciba ishte një grua shembullore.

Arjana ishte në kampin tuaj? E patë ngjarjen e tmerrshme?

Po, unë e kam parë ngjarjen me sytë e mi. E vërteta është se e ndjera Arjana, dhunohej shpesh nga i shoqi, ai e keqtrajtonte atë dhe dy fëmijët e saj. Një ditë asaj iu sos durimi dhe shkoi tek Komuna për t'u ankuar, për të kërkuar njëfarë sigurie sepse jeta e saj ishte në rrezik dhe ajo e kishte nuhatur më të keqen, me gjithë atë dhunë fizike që i shoqi i saj ushtronte mbi të. Ai e mori vesh se Arjana e kishte denoncuar dhe ka qenë ora 10:00 e paradites kur ka nisur ta godasë, derisa gjaku i rridhte mureve të korridoreve, e më pas, në sy të të gjithëve, i preu kokën me thikë. Ishte një ditë zie për të gjithë ne, të gjithë ne të godinës ku jetonim, që pas tragjedisë kemi përfunduar në spital nga tronditja e tmerri që na panë sytë.

Nuk mundi dikush nga ju të ndërhynte në ato momente?

Me të drejtë pyesni, por ai njihej si një njeri më probleme dhe më përpara, me precedentë penalë, madje kishte bërë dhe burg në Greqi për 12 vjet dhe të gjithë patën frikë t'i afroheshin.

Mjerë ato femra shqiptare që bëhen darka e qenit, sepse zakonisht familjet në zona të thella malore, e fshatra të izoluara, detyrohen t'ia japin vajzën të ligut, vetëm e vetëm për t'i hequr nga shtëpia.

Po fëmijët e kanë mësuar çfarë ndodhi me nënën e tyre?

Jo, sepse atë ditë ata ishin në shkollë, dhe janë përpjekur t'ja mbajnë fshehur faktin sesi vdiq nëna e tyre, pasi do ishte tepër e rëndë për ta. Janë dy djem, moshat 8 dhe 9 vjeç, që janë vetëm tani. Ndërsa ai monstra ndodhet në burg.

Ju thoni që nuk ka as siguri për jetën, por as kujdes nga ana e punonjësve aty brenda?

Absolutisht jo, është një tmerr i vërtetë. Unë jam gjendur përballë një realiteti të hidhur në një kishë fëmijësh, ku një shtetas shqiptar dhunoi dhe kërcënoi me prerje fyti fëmijën tim 6 vjeç dhe mua. E ndërsa pastorit me emrin Andreas Ëiltizer i dukej normale për një zënkë fëmijësh dhe as mori mundimin të reagojë, sepse neve na shohin e na trajtojnë jo si qenie njerëzore. Ishte vërtetë një zënkë mes fëmijësh, por ai nuk pati mëshirë as për djalin tim të sëmurë duke e kapur prej rrobash, e kapi në grykë duke e ulur disa herë në tokë, pa e përplasur. Më pa në sy dhe më tha: Për shpirtin e babës ta presë fytin ty e të gjithë familjes tënde.

Kujt iu drejtove për këtë kërcenim?

Shkova në polici, atje rrëfeva gjithçka siç po flas me ju, por nuk mora asnjë mbështetje, pasi më akuzonin sikur e bëja me qëllim që të përfitoja më shumë qëndrim këtu. Policia nuk besonte, sepse kishte pasur raste të ndryshme me shqiptarët, ku nxirrnin lloj-lloj gjërash vetëm të qëndronin sa më gjatë, dhe për këtë fakt nuk e merrnin si të mirëqenë, derisa një ditë fatmirësisht një grua gjermane, së cilës dikush i kishte thënë për rastin tim, i tha policëve se unë po thosha vetëm të vërtetën. Ka ende njerëz kjo botë.

Po tani ku jetoni?

Komuna më ka dhënë një shtëpi prej tetë muajsh, si dhe një shumë prej 800 euro për shkollimin e dy fëmijëve. Por në momentin që ti merr një negativ absolut nga zyrat e emigracionit, shteti gjerman të detyron të firmosësh vdekjen tënde, kthimin në Shqipëri. Është një luftë e ftohtë psikologjike, nëse nuk e ke lëkurën e fortë, mund të vdesësh nga stresi e depresioni i thellë në të cilin përballemi çdo ditë me këto kushte.

Sa zgjat procesi?

Procesi zgjat pafund, derisa arrin në një pikë lodhje që me zemërimin e mbledhur në zemër, mund të shembësh botën.

Ju keni marrë përgjigje?

Po, unë kam marrë negativin pasi dhashë intervistën, por më kanë lejuar të qëndroj nga gjendja ime e keqe shëndetësore dhe ata e dinë në çfarë kushtesh jam.

Kaq shumë vuajtje, nuk do ishte më mirë të ktheheshit pranë pjesës tjetër të familjes e në vendin tuaj?

Ku të kthehem , kur nuk kam asnjë të ardhme, as minimumin jetik të gjërave, kur nuk kam mundësi të paguaj dritat, sepse nuk ka punë, me katër fëmijë që më shohin në sy e presin nga unë. Kjo që po bëj është një sakrificë e madhe. Si çdo nënë shqiptare që jep jetën për fëmijët e saj, dhe unë do i shkoj vuajtjes deri në fund për të nxjerr në dritë fëmijët e mi, sidomos atë që nuk mundet vetë, Ninon, djalin tim të sëmurë. Ai vetëm këtu mund të përmirësojë edukimin e zhvillimin e tij mendor. Ka talent në muzikë, sport. Është shumë simpatik dhe energjik, duket si një model. Por nuk mund të flasë. Ëndrra ime është ta dëgjoj Ninon të flasë. Kjo është arsyeja pse erdha të vuaj këtu. Është arsyeja për të cilën unë jetoj./Dritare.net/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Granatë në apartament në Suedi, vdes 8 vjeçari

Posted: 22 Aug 2016 11:36 PM PDT

Një tetë vjeçar është vrarë pasi një granatë dore është hdhur në banesën e tij në qytetin Gothenburg të Suedisë bën të ditur policia.

Yuusuf Warsame nga Birmingham kishte ardhur tek të afërmit e tij dhe po flinte gjumë kur ndodhi shpërthimi.
Policia hedh dyshime se ngjarja ka lidhje me një tjetër krim të rëndë të ndodhur në këtë zonë ku jeton komuniteti somalez.

“Duhet të shohim nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën por dyshimet tona janë” tha zëdhënësi i policisë Thomas Fuxborg për një media lokale e cila është cituar edhe nga BBC

Në dhomën ku flinte vogëlushi ka qenë dhe e ëma, i vëllai dhe e motra por këta kanë marrë plagë të lehta.

_90882560_mediaitem90882559

Djali qe humbi jeten nga shperthimi me granate

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Godet makinën e policisë teksa luante Pokemon Go

Posted: 22 Aug 2016 11:32 PM PDT

Pokemon Go është loja e momentit ku gjithë bota është "çmendur" pas saj. Por kjo lojë mund të jetë edhe e rrezikshme dhe të shkaktojë probleme të ndryshme nga pakujdesia, si ky shofer këtu.

Një video e publikuar nga policia në Baltimore në Maryland, tregon momentin kur shoferi nuk e kishte mendjen tek makina, por ishte i koncentruar në lojën Pokemon Go.

Kjo gjë bëri që ai të godiste një makinë policie. Muajin e kaluar, si pasojë e kësaj loje janë raportuar dy vdekje të të rinjve në SHBA.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Miss BumBum thirrje Messit: “Më zhblloko”

Posted: 22 Aug 2016 11:16 PM PDT

Ajo është tifozja më e flaktë e yllit të Barcelonës, Lionel Messi. Bëhet fjalë për bukuroshen Suzy Cortez e cila njihet ndryshe si Miss BumBum.

Gruaja e argjentinasit, Antonella, e ka bllokuar bukuroshen nga rrjetet sociale të burrit të saj për shkak të fotografive provokuese, megjithatë ajo nuk tërhiqet.

Suzy ka kërkuar në një mënyrë shumë origjinale publikisht nga Messi që ta zhbllokojë.

Kërkesën e saj e ka shkruar mbi një fotografi, në të cilën ka pozuar nudo, ku shkruan: "Më zhblloko Messi".

su1 su2 su4

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Radio Televizioni i Kosovës sulmohet me granatë dore

Posted: 22 Aug 2016 11:12 PM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK rreth orës 22:00 të 22 gushtit 2016, saktësish tek transmetuesi i valëve.

Radio Televizioni i Kosovës në portalin e tij shkruan se sulmi ka qenë me granatë dore.

Policia rrethoi objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat.

“Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz” shkruan RTK
/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha: Ahmetaj lë në kazino 80 mijë euro

Posted: 22 Aug 2016 01:54 PM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka lënë 80 mijë euro në një kazino në një hotel me 5 yje në Greqi.

Sipas Berishës, Ahmetaj ka dërguar urgjent shoferin e tij në doganën e Bilishtit për të marrë shumën në fjalë, në mënyrë sipas tij, që të mos mbahej peng.

Reagimi i Berishës:

Emigranti dixhital informon:

Arben Ahmetaj alias Tom Cruise po pushon ne Kaklidiki ne hotelin me te shtrenjte.
Ministri Ahmetaj la ne nje nate, ne Kazinone e Hotelit, 80 mije euro.

Ministri Ahmetaj dergoi urgjent shoferin ne doganen e Bilishtit per te marre nga hajdutet e tij aty edhe 80 mije euro qe te paguante dhe te mos e mbanin peng! sb

“Pershendetje Doktor Berisha jam nje puntor shqiptar qe punoj ketu ne nje Hotel ne Kalkidiki te Greqise Ketu ne hotel me 5 yje po kalon pushimet ministri arben ahmetaj, shoke te mij te punes e kane pare ate ne kazinon e Hotelit Porto Karra .Eshte hoteli me famoz atje. Ka marre dhomen me te shtrenjte.

Ministri brenda nje nate atje ka lene 80 mije euro. Edhe ka cuar shoferin e tij ne doganen e Bilishtit po ate nate te marre 80 mije euro te tjera se rrezikonte ta mirrnin peng po te mos dorzonte parat!”

berish...

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbulohet lista e punonjësve të SHISH në ambasada

Posted: 22 Aug 2016 01:49 PM PDT

Një pakujdesi e Shërbimit Informativ Shtetëror ka zbuluar vendet ku vendi ynë ka "spiunë". Në listën më poshtë detajohen vendet dhe numri i personave që shërben në disa përfaqësi diplomatike. Normalisht, lista të tilla duhet të mbahen sekret, pasi "armiku" mund tu çjerrë maskën. Gjithsesi, të dhënat e siguruara nga "Shqip" ndodhen të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Sipas dokumenteve, SHISH ka hapur një tender për "për blerje sigurimi shëndetësor". Fondi limit është 2 milion lekë të reja dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj. Subjektet e interesuara kanë kohë deri më 31 gusht të paraqesin ofertë.

Në dokumentet që shoqërojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike. Në Kosovë është një koordinator, ndërsa ai shoqërohet nga 3 pjesëtarë të familjes. Në Belgjikë janë dy koordinator, ku njëri ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri një. Një tjetër punonjës i SHISH është në Serbi, i cili ka në përbërje familjare një person. SHISH ka nga një punonjës edhe në Itali e Greqi. Këta nuk kanë familjare me vete. Ndërkohë, në Maqedoni, është një tjetër punonjës, i cili ka katër pjesëtarë në familje.

Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, të cilët, në total, kanë 11 pjesëtarë familje. SHISH ka kërkuar që 18 personat në fjalë tu sigurohet shëndeti.

Në dokumentet e siguruara nga "Shqip" janë edhe grupmoshat. Kështu, nga 18 personat që ndodhen në këto seli diplomatike, 6 persona janë të moshës nga 1-18 vjeç. Dy janë të grupmoshës nga nga 19-39, 9 janë të grupmoshës 40-49 vjeç dhe një punonjës është i grupmoshës nga 50-65 vjeç.

Në dokumentet e tenderit janë edhe kushtet e përgjithshme çfarë përfitojnë nga shërbimi shëndetësor këta punonjës. Kështu, maksimumi vjetor është 100 mijë euro, ku sigurohet dhomë dyshe, shpenzime mjekësore, kirurgjikale, anestezistët, kujdes intensiv, ilaçet e këshilluara nga mjeku si dhe shpenzimet për materialet dhe qiraja e dhomës së operimit.

Ndërkohë, trajtimi mjekësor ambulator, pa shtrim, mbulohet në masën 4 mijë euro, ku përfshihen shpenzime për mjekim të përgjithshëm, për mjekun specialist, kujdesi parandalues, fizioterapi e kontrolluar nga mjeku, kontrolle me rreze, skaner, etj, kirurgjia ditore dhe ilaçet e këshilluara nga mjeku me maksimum 1 mijë euro.

Punonjësit e SHISH përfitojnë gjithashtu terapi mbështetëse, akuupuntkturë, homopatie, osterapi, kiroprakti, maksimumi 350 euro. Shpenzime për ndjekje shtatzënie dhe lindjeje, përfshirë lindjen me operacion 80 %, maksimumi 2000 euro. Komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes 100%. Ndërkohë, kujdesi për shikimin, një palë xhama, ose lente në vit, mbulohen deri në 350 euro.

Me këtë sigurim mbulohet edhe trajtimi dentar, kujdesi parandalues deri në 300 euro, trajtimi i rëndë dentar deri në 1000 euro. Ndërkohë, sigurimi i shëndetit në udhëtim jashtë zonës së mbulimit, për një udhëtim me kohëzgjatje deri në 30 ditë me përjashtim SHBA, Kanada, Japoni, Zvicër, dhe Hon Kong, mbulohet trajtimi urgjent deri në 10 mijë euro në vit. Evakuimi mjekësor/riatdhesimi urgjent deri në 15 mijë euro në vit.

 

Shish

 

/Marre nga gazeta Shqip/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Daily Mail” e ka sërish me Shqipërinë: Arinjtë e murrmë trajtohen mizorisht

Posted: 22 Aug 2016 01:45 PM PDT

Gazeta britanike Daily Mail i rikthehet sërish temës së arinjve në Shqipëri, duke shkruar se ka prova të shumta për trajtimin mizor të arinjve ngjyrë kafe në këtë vend.

Por, tani thotë gazeta, ka nisur një fushatë për t'i dhënë fund trajtimit të tmerrshëm.

"Fotot pikëlluese tregojnë se si arinjtë janë të lidhur me zinxhirë, ndërsa mbahen në kafaze të vegjël dhe që përdoren si atraksione turistike në shtetin ish-komunist", shkruan gazeta.

Gazeta shkruan se fushata për mbrojtjen e këtyre kafshëve ka filluar në muajin maj, pas ekspozimit të gjendjes së një ariu të quajtur Tom, i cili ishte i mbyllur në një kafaz të vogël rreth 40 milje në veri të kryeqytetit Tirana, poshtë maleve të bukura.

Ai "ushqehet" nga bujaria e kalimtarëve.

Albania, Durres | 2016 04 30 | Photo bear Jeta on the streets of Durres, Albania.

Durres, Albania.

Albania, Durres | 2016 04 30 | Photo bear Jeta on the streets of Durres, Albania.

Durres, Albania.

Albania, Durres | 2015 12 20 | Photo Bear Jeta on the beach in Durres, Albania.

Durres, Albania.

Albania, Burrel, Ulza | 2016 04 28 | Bear Tomi at Restaurant Uji i Ftohte.

Uji i Ftohte

Albania, Fier | 2015 12 20 | A bear at Restaurant SAFARI PARK ZOO in Fier, Albania.

Fier, Albania.

Albania, Fier | 2016 04 30 | A bear at Restaurant SAFARI PARK ZOO in Fier, Albania.

Albania, Burrel, Ulza | 2016 04 28 | Bear Tomi at Restaurant Uji i Ftohte.

Uji i Ftohte.

Albania, Burrel, Ulza | 2016 04 28 | Bear Tomi at Restaurant Uji i Ftohte.

Uji i Ftohte.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur të gjitha punonjëset duken njësoj

Posted: 22 Aug 2016 01:24 PM PDT

Një dokumentar 60 minutësh dedikuar një historie për kancerin në gji, i cili u transmentua live në “Sunday night”, ka hapur shumë debate në internet.

Video tregon Roxt Jacenko, mamanë e dy fëmijëve, teksa vizition zyrën e saj të punës të “Sweaty Betty PR” ndërkohë që të gjitha punonjëset e ulura në tavolinat e tyre duken njësoj – bjonde dhe të veshura me të zeza.

Kjo gjë ka shkaktuar shumë polemika në Twitter, me komentues të cilët kritikonin vendin e punës.

"Kjo është e frikshme, ajo nuk do t'ja dijë për diversitet" shkruante një përdorues online.

Ndërkohë një tjetër shtoi: “Nëse nuk je bjonde dhe femër mos apliko për këtë punë”.

3775447000000578-3752380-image-m-2_1471837681351 3775447800000578-3752380-image-m-5_1471837742457 377544A000000578-3752380-image-m-20_1471843859758

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi do t’i ketë zyrat në Tiranë

Posted: 22 Aug 2016 01:04 PM PDT

Dhomat e Tregtisë midis Shqipërisë dhe Serbisë do t'i ketë zyrat në Tiranë.

Lajmin e bën me dije agjencia serbe e lajmeve B92, sipas të cilës Dhoma do të fillojë të funksionojë zyrtarisht në Tiranë pas datës 14 tetor kur edhe do të zhvillohet në Nish takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas agjencisë tjetër serbe, Beta, kreu i Dhomës Serbe të Tregtisë, Marko Cadez ka zhvilluar një takim me Ramën në Tiranë si pjesë e përgatitjeve për të organizuar forumin Serbi-Shqipëri.

Krijimi i shoqatës së përbashkët është iniciuar nga biznesmenë të Serbisë si dhe është mbështetur nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si dhe shoqatave të tjera të biznesit në Shqipëri.

Cadez deklaroi se do të diskutohej në të gjitha fushat me komunitetin e biznesit, ndërsa theksoi se "në bisedën tonë me kryeministrin Edi Rama, kemi dhënë konsiderata të veçanta për mundësinë e investimeve në agrobiznes dhe turizëm".

Ai deklaroi se ndërtimi i autostradës nga Nishi për në Merdar dhe që lidhet me Rrugën e Kombit është një mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe për konsorciumin midis kompanive serbe dhe shqiptare.

Ai shtoi se ky është qëllimi i Forumit të Investimeve dhe se Dhoma do të jetë si një platformë rajonale e themeluar në kuadër të procesit të Berlinit, aktivitetet e të cilës do të paraqiten nga kryeministri Rama bashkë me kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Cadez tha se në këtë forum përfshihen tetë dhoma tregtie që grumbullojnë rreth 300 mijë kompani.

"Ky është një potencial i madh për të shfrytëzuar kapacitetet e kompanive tona", tha ai, duke shtuar se kjo do të ndikojë për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Cadez dhe Gerxhaliu do të udhëtojnë për në Mal të Zi për të paraqitur rezultatet e deritanishme të planit të Forumit të Investimeve kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç.
/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more