Skip to main content

INSAJDERI: “VV: Shpifjet ndaj Komunës së Prishtinës, zhvendosje e vëmendjes nga përgjimet” plus 19 more

INSAJDERI: “VV: Shpifjet ndaj Komunës së Prishtinës, zhvendosje e vëmendjes nga përgjimet” plus 19 more


VV: Shpifjet ndaj Komunës së Prishtinës, zhvendosje e vëmendjes nga përgjimet

Posted: 23 Aug 2016 09:25 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur  "propagandë të pushtetit" akuzat ndaj Komunës së Prishtinës mbi "gjoja punësimet e paligjshme nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti".

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në krah kolegëve të tyre që udhëheqin me Komunën e Prishtinës, duke thënë se ata gëzojnë mbështetjen e të gjithë anëtarësisë së kësaj partie.

Mediat kanë raportuar ditëve të fundit që në Komunë e Prishtinës janë punësuar njerëz të afërt me këtë parti, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Vetëvendosje.

Për më tepër, sipas partisë më të madhe opozitare në vend, e gjithë kjo po ndodh në kohën kur përgjimet telefonike të zyrtarëve të lartë të PDK-së që po publikohen nga Insajderi "po i heqin dilemat edhe tek ata pak njerëz që kishin ende dyshime mbi këtë pushtet kriminal, partitë e koalicionit për kapjen e shtetit."

Në këtë kontekst, Vetëvendosje thotë se Sa më e qartë që duket situata për qytetarët, aq më shumë nevojë për gënjeshtra e mjegull ka ky pushtet.

"E vetmja mënyrë e tyre për tu mbrojtur është duke thënë se të gjithë janë si ne. Shpifjet që po i bazojnë në falsifikime listash u demaskuan shumë shpejt nga vetë personat e angazhuar nga Komuna", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

The post VV: Shpifjet ndaj Komunës së Prishtinës, zhvendosje e vëmendjes nga përgjimet appeared first on INSAJDERI.

“Blick”: De Biazi refuzoi klubin zviceran për Shqipërinë

Posted: 23 Aug 2016 09:09 AM PDT

Klubi i njohur zviceran i Sionit tentoi të punësonte si trajner të skuadrës së parë italianin Xhani De Biazi, por ky i fundit e refuzoi ofertën pasi preferoi të vazhdonte në krye të komëbtares shqiptare.

Kjo prapaskenë është zbuluar së fundmi nga mediat zvicerane, përkatësisht "Blick", që ka raportuar se skuadra e Superligës së Zvicrës, në kërkim të një trajneri për ta drejtuar ekipin këtë sezon, tentoi të afronte teknikun e Shqipërisë.

Suksesi i De Biazit me kuqezinjtë, të cilët nën drejtimin e tij morën pjesë për herë të parë në fazën finale të një Europiani, nuk mund të kalonte pa u vënë re, dhe që prej arritjes së kualifikimit në EURO 2016, shumë oferta kanë mbërritur në drejtim të italianit.

Por Xhani De Biazi duket se nuk ka në plan të largohet nga drejtimi i Shqipërisë, pasi ka ende synime për të realizuar, shkruan Panroama Sport. Ndaj edhe pse një klub milioner si Sioni mund t'i ketë ofruar një pagë shumë më të lartë se ajo që i jep FSHF-ja, trajneri nuk është tunduar aspak.

The post "Blick": De Biazi refuzoi klubin zviceran për Shqipërinë appeared first on INSAJDERI.

Vriten tre persona në Gjakovë pas një përleshje me armë

Posted: 23 Aug 2016 09:04 AM PDT

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë

Rasti ka ndodhur në çarshinë e këtij qyteti, rreth orës 17:00.Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës në Gjakovë.

Sipas policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar ndërkohë të dyshuarit janë në arrati.

Sipas zëdhënëse se policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar.

"Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera", ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës.

Express merr vesh se të vrarët janë dy vëllezërit V.I, I.I dhe Z.K./Insajderi.com

The post Vriten tre persona në Gjakovë pas një përleshje me armë appeared first on INSAJDERI.

Zyrtarja serbe e godet me shuplakë futbollisten 18 vjeçare

Posted: 23 Aug 2016 08:55 AM PDT

Dragana Capalje ka goditur me shuplakë futbollisten serbe, Nevena Miladinovic

Futbollistja serbe, Nevena Miladinovic është goditur me shuplakë nga anëtarja e Bordit të skuadrës së Vojvodinës, Dragana Capalj.

Ajo është goditur, pasi skuadra e saj Zrvena Zvezda ka shënuar fitore 3:1.

Policia e Serbisë tashmë e ka arrestuar Draganan, për sulm ndaj futbollistët 18 vjeçare./Insajderi.com

The post Zyrtarja serbe e godet me shuplakë futbollisten 18 vjeçare appeared first on INSAJDERI.

Ambasada Amerikane i quan të pafytyrë ata që sulmuan RTK-në

Posted: 23 Aug 2016 08:26 AM PDT

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm "me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio-Televizionit të Kosovës", duke e parë atë si një "sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike".

"Një grup i vogël pafytyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmeve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq", thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës.

Ambasada amerikane thotë se përkrah fuqimisht përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.

"Qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik", përfundon reagimi i Ambasadës.

Mbrëmë pas orës 22:00 është sulmuar objekti i RTK-së me një mjet shpërthyes. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Në mëngjesin e së martës, një grup i cili thotë se janë rugovas, e kanë marrë përsipër sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, i cili u sulmua me granatë dore.

I njëjti grup merr përsipër edhe sulmin para disa ditësh ndaj shtëpisë së Murat Mehës – kryetar i Komisionit Qeveritar për Demarkacionin./Insajderi.com

 

The post Ambasada Amerikane i quan të pafytyrë ata që sulmuan RTK-në appeared first on INSAJDERI.

Festimi i ditëlindjes së Bill Clintonit në Kosovë bënë bujë në mediat amerikane

Posted: 23 Aug 2016 08:03 AM PDT

Ditëlindja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton i cili është nisur përsëri drejt Shtëpisë së Bardhë këtë radhë me Hillary Clinton si presidente, është pasqyruar në mediat amerikane, bashkë me lajmin se 70 vjetori i lindjes së tij është festuar edhe në Kosovë, një nga vendet mike të SHBA-së.

Mediat në SHBA kanë publikuar lajmin e festimit të ditëlindjes Bill Clinton në një nga kolegjet, institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë,  Universum dhe Shoqatës "Miqtë e Amerikës".

Lajmi ka bërë bujë të jashtëzakonshme në mediat amerikane duke raportuar për festën në Universum në të cilën është thënë se se Bill Clinton është një nga figurat më të respektuar në Kosovë dhe se shqiptarët e konsiderojnë hero të tyre.

Lajmi është publikuar në gazetat e njohura Star Tribune, Sacaramento Bee, Daily Herald apo The Sun News si dhe në televizione kombëtare e lokale si Fox dhe NeësChannel 10.

Ato kanë treguar për kontributin e SHBA'së në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Kosova dhe Shqiptarët janë ndër popujt më pro-Amerikan në botë.

The post Festimi i ditëlindjes së Bill Clintonit në Kosovë bënë bujë në mediat amerikane appeared first on INSAJDERI.

Bastian Schweinsteiger drejt Juventusit

Posted: 23 Aug 2016 07:47 AM PDT

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger mund të jetë goditja e fundit e madhe e Juventusit për këtë merkato. Sipas "Telegraph", ai brenda pak kohësh mund të bëhet lojtari më i fundit i "Zonjës" që do të kompletonte kështu një fushatë përforcimesh të paprecedentë.

Sipas gazetës britanike, ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut ka arritur akordin me klubin piemontez, i cili i ofron kontratë 2-vjeçare me pagë vjetore rreth 4 milionë euro.

Nga ana tjetër, "Telegraph" bëri me dije se akordi me Juventusin nuk do të bëhej publik nga palët deri në momentin që lojtari të jetë "liruar" prej kontratës me "djajtë e kuq".

Gjithsesi, mendohet se objektivi i parë për mesfushën është Blaz Matuidi. Mesfushori do që të largohet nga Parisi dhe Juventusi do të ishte e lumtur që ta afronte, por në mes është PSG-ja me kërkesën e saj prej 40 milionë eurosh

The post Bastian Schweinsteiger drejt Juventusit appeared first on INSAJDERI.

Vritet udhëheqësi i organizatës terroriste Boko Haram

Posted: 23 Aug 2016 07:17 AM PDT

Ushtria nigeriane lajmëroi në Twitter se lideri i organizatës terroriste Boko Haram, Abubakar Shekau, u plagos e më pas ndërroi jetë si pasojë e një sulmi ajror që i kushtoi jetën edhe shumë komandantëve të tjerë të këtij grupi.

Lajmi publikohet edhe nga mediat lokale që thonë se Shekau u vra, por veç lajmërimit të ushtrisë, askush nuk mund ta verifikojë atë në mënyrë të pavarur.

Në shtator 2014, burime zyrtare thanë se Shekau u vra gjatë luftimeve të ashpra, por ai vetë e hodhi poshtë këtë lajm duke u shfaqur në një video. Megjithatë, këtë herë, ushtria nigerian ngul këmbë se është e sigurt për vdekjen e tij.

Dalja e fundit publike e Abubakar Shekaut u bë më 4 gusht, kur ai konfirmoi se ishte ende kreu i Boko Haram dhe jo personi i emëruar në këtë post nga Shteti Islamik Abu Musas al-barnaui. Sipas ekspertëve, ky mesazh tregonte se Boko Haram po shkëpuste lidhje me Shtetin Islamik.

The post Vritet udhëheqësi i organizatës terroriste Boko Haram appeared first on INSAJDERI.

Salih Mekaj mohon se u zgjodh nga Adem Grabovci, nuk i sqaron raportet me Xhevat Grabovcin  

Posted: 23 Aug 2016 07:03 AM PDT

Kryetari i suspenduar i Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për disa vepra penale të korrupsionit, Salih Mekaj, ka reaguar kundër shkrimit të titulluar “Telefonata që e solli Salih Mekaj në krye të Gjykatës së Apelit” të botuar në Insajderi, në kuadër të shkrimeve Dosja e Shefave.

Mekaj, shpjeguar procedurat e zgjedhjet se tij si kryetar, por nuk është deklaruar fare për njohjet dhe lidhjet e tij me Xhevat Grabovcin, një kushëri i Adem Grabovcit, i cili intervenon që Kuvendi ta zgjedh Mekajn. Telefonata kishte ndodhur saktësisht në kohën kur Mekaj ishte emëruar anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Insajderi kishte provuar disa ditë para nisjes se publikimit të përgjimeve të kontaktonte me Mekajn, por ai nuk ka pasur qasje në telefon.

Reagimi i plotë

Pas përfundimit të një trajtimi mjekësor që e kam pas ditëve të fundit, kam kuptuar se Gazeta online Insajderi e paska publikuar një shkrim me titull “Telefonata qe e solli Salih Mekajn në krye të Gjykatës së Apelit”, të autorit Vehbi Kajtazi, e cila informatë pastaj u është shpërndarë edhe mjeteve të tjera të informimit. Ju lutem që, me qëllim të informimit të drejtë dhe të sakët të publikut për të vërtetën lidhur me zgjedhjen time si kryetar i Gjykatës se Apelit,  ta publikoni këtë Reagim timin.

Shkrimi i publikuar është i bazuar në përgjimin e një bisede telefonike të zhvilluar diku gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 2011,  në mes të Kryetarit të Grupit parlamentar të PDK Adem Grabovci dhe një kusheririt të tij,  dhe si i tillë ky shkrim ka për qellim shtrembërimin e fakteve dhe dezinformimin e publikut lidhur me procedurën e ndjekur për zgjidhjen time në krye të Gjykatës së Apelit.

Së pari, kjo bisedë telefonike është zhvilluar në fund të vitit 2011, kur Gjykata e Apelit nuk ishte konstituar ende, ani pse me Ligjin për Gjykatat ishte parashikuar themelimi dhe funksionalizimi i saj nga fillimi i vitit 2013. Pra, në atë kohë nuk ka qenë ende i shpallur Konkursi për gjyqtarë të kësaj gjykate, nuk janë ditur kriteret e konkursit, e as emrat e kandidatëve që do të paraqitën në konkurs, e  aq më pak emrat e gjyqtarëve që do të zgjidhen.

Se dyti, emërimin, riemërimin dhe shkarikimin e gjyqtarëve nuk e bën Kuvendi, e as ndonjë grup parlamentar apo strukturë e Kuvendit, e aq më pak ndonjë individ pavarësisht pozitës së tij. Sa për informim të publikut po theksoj së sipas nenit 104 par.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës me Propozim të Këshillit gjyqësor, që do të thotë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka asnjë kompetencë Kushtetuese a ligjore për emërimin e gjyqtarëve. Këtë fakt e ka pas të njohur autori i këtij shkrimi, ashtu siç e ka çdo qytetar që ka sado pak informacione për sistemin tonë gjyqësor.

Se treti, emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit është bërë në bazë të Konkursit të shpallur nga Këshilli gjyqësor i Kosovës, ndërkaq seleksionimi dhe propozimi i kandidatëve që i kanë plotësuar kushtet ligjore dhe kushtet tjera të veçanta të parashikuara me Konkurs, është bërë nga një Komision i pavarur i përberë nga përfaqësuese të KGJK dhe Gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ky Komision i ka rekomanduar KGJK kandidatet qe i ka vlerësuar si më te suksesshëm dhe pastaj Këshilli gjyqësor i Kosovës ka vendos për zgjidhjen e 34 gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, në mesin e të cilëve kam qenë edhe unë.

Se katërti, KGJK duke u bazuar në nenin 22 par. 2 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur me gjyqtarët e zgjedhur për gjyqtarë të Gjykatës se Apelit. Në këtë takim, unë jam propozuar nga 33 gjyqtarët e pranishëm që të zgjidhëm  në krye të kësaj gjykate, propozim i cili pastaj është pranuar nga KGJK.

Pra, kjo është e vërteta rreth zgjedhjes sime si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe zgjedhja ime nuk është rezultat i ndonjë telefonate, apo ndërhyrje nga jashtë, siç pretendohet në këtë shkrim të Insajderit. Të gjitha materialet e Konkursit dhe zgjedhjes sime në krye të Gjykatës së Apelit, janë dokumente publike në të cilat mund  të këtë qasje secili qytetar, po edhe secili gazetar, mirëpo autorit të këtij shkrimit, për arsye të panjohura për mua, nuk i ka  interesuar hulumtimi i se vërtetës rreth zgjedhjes sime.

Konsideroj se Ky shkrim dhe shkrimet e komentet tjera të bazuara në te, nuk jam në shërbim të informimit të drejtë e të plotë të publikut, por janë të orientuara kundër autoritetit dhe reputacionit tim dhe të gjyqësorit në përgjithësi dhe unë mendoj së reagimet e para kundër shkrimeve të tilla  është dashtë të vijnë nga segemente të sistemit gjyqësor siç janë KGJK dhe Gjykata e Apelit, por kjo është çështje e tyre.

Me respekt,

Salih Mekaj

The post Salih Mekaj mohon se u zgjodh nga Adem Grabovci, nuk i sqaron raportet me Xhevat Grabovcin   appeared first on INSAJDERI.

Përmbaruesit Privat arkëtuan 60 milion euro për dy vite 

Posted: 23 Aug 2016 07:00 AM PDT

Përmbaruesit privat në Kosovës që nga viti 2014 kur kanë filluar se funksionuari kanë arritur të arkëtojnë mbi 60 milion euro për buxhetin e vendit.

Ministria e Drejtësisë që deri tash ka emëruar mbi 20 përmbarues privat ka shqyrtuar raportet e punës së tyre, sipas së cilëve del se vetëm gjatë këtij viti janë mbledhur  mbi 22 milion euro.

Ministrja Dhurata Hoxha, deklaroi se puna e bërë nga përmbaruesit privat ka marrë vlerësim maksimal edhe nga institucionet bankare.

"Në raportet e Bankës Botërore për të bërit biznes sistemi i përmbarimit është vlerësuar si indikator kyç në rritjen e të hyrave, po ashtu në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, sistemi i përmbarimit ka rezultuar me uljen e kamatave si dhe ndihmën që u është dhënë institucioneve financiare, ku tanimë bankat komerciale kanë më pak vonesa me proceset gjyqësore me procedurë përmbarimore", tha Hoxha.

The post Përmbaruesit Privat arkëtuan 60 milion euro për dy vite  appeared first on INSAJDERI.

Merkel, Hollande, Renzi – Takim plot me elemente simbolike

Posted: 23 Aug 2016 06:44 AM PDT

Merkel, Hollande, Renzi konsiderojnë si detyra të rëndësishme për BE-në sigurinë, ekonominë dhe mbrojtjen.

Gjatë një takimi tripalësh në një vend simbolik, Kancelarja Angela Merkel (CDU), Kryeministri italian Matteo Renzi dhe presidenti francez François Hollande diskutuan për impulse një një përtëritje të BE-së. Mikpritësi Renzi bëri thirrje për “një faqe më të mirë në historinë e BE-së.” Merkel bëri thirrje për një angazhim më të madh të përbashkët për çështjet e sigurisë, shkruan Deutsche Welle.

“Shumë mendonin se pas Brexit-it BE-ja do të merrte fund, por nuk është kështu”, tha Renzi. “Është e lehtë për t’u ankuar dhe për të gjetur koka turku dhe Evropa është kokë turku përsosur “, theksoi Renz. Por Bashkimi Evropian lidhet shumë më tepër me çështje të tilla si “paqja, prosperiteti dhe liria.” Evropa ka nevojë për të marrë masa për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të luftuar papunësinë e të rinjve.

Takim plot me elemente simbolike

Renzi i kishte ftuar kolegët e tij nga Gjermania dhe Franca në ishullin e Ventotenes. Para fillimit të bisedimeve ata ishin për vizitë në varrin e aktivistit dhe gazetarit komunist Altiero Spinelli, një nismëtarët e integrimit evropian. Gjatë internimit të tij në këtë ishull nga regjimi fashist i Benito Musolinit, Spinelli kishte shkruar manifestin “Për një Evropë të lirë dhe të bashkuar”.

Më pas samiti tripalësh u mbajt në aeroplanmbajtëses “Giuseppe Garibaldi”, e cila si flamurtare e misionit të BE-së “Sofia” ka gjithashtu një vlerë të fortë simbolike.

Siguria dhe mbrojtja e kufijve

Si detyrë të rëndësishme për BE-në Merkeli quajti sigurinë, për të cilën tha ajo nisur nga terrori islamik dhe lufta civile në Siri, ne duhet të bëjmë më shumë. Merkel kërkoi përmirësimin e punës së shërbimeve sekrete dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Si ndër detyrat e mëdha për të gjithë BE-në ajo përcaktoi mbrojtjen e kufijve për të garantuar edhe më tej qarkullimin e lirë brenda BE-së. Një detyrë tjetër, duhet të jetë sipas saj stimulimi i ekonomisë.

Edhe Hollande theksoi se Evropa kërcënohet nga ndasitë dhe shpërbërja dhe për këtë nevojiten impulse të reja në fushat e ekonomisë, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Në mes të shtatorit në Bratislavë do të zhvillohet një samit i ri i BE-së pa Britaninë e Madhe.

The post Merkel, Hollande, Renzi – Takim plot me elemente simbolike appeared first on INSAJDERI.

Joe Hart edhe më larg Manchester Cityt

Posted: 23 Aug 2016 06:26 AM PDT

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ka udhëtuar për në Manchester për të finalizuar marrëveshjen me Cityn, duke bërë kështu që e ardhmja e Joe Hart në ekip të vihet edhe më në dyshim.

I pyetur nga mediat për transferimin e Bravoc, trajneri Pep Guardiola nuk ka refuzuar të pranojë se kjo pritet të ndodhë shumë shpejt, shkruan Sky Sport.

"Nuk mund të mohoj atë çfarë tashmë të gjithë e dinë," ka thënë ai.

Në anën tjetër, raportohet se Barcelona ka arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Jasper Cillesen./Insajderi.com

The post Joe Hart edhe më larg Manchester Cityt appeared first on INSAJDERI.

Mitrovicë, një fëmijë humb jetën në aksident trafiku

Posted: 23 Aug 2016 06:07 AM PDT

Një fëmijë një vjeçar e gjysmë ka humbur jetën si pasoje e lëndimeve të pësuara nga goditja nga një veturë në rrugën Sami Gashi në Mitrovicë.

Drejtuesi i mjetit ka dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës fëmijën e lënduar, ku është konstatuar vdekja e tij.

Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes në kohën e aksidentit (fëmija) ishte duke kaluar rrugën, njofton policia.

Policia njofton se i dyshuarit S. P., 42 vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në Procedure të rregullt./Insajderi.com

The post Mitrovicë, një fëmijë humb jetën në aksident trafiku appeared first on INSAJDERI.

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë

Posted: 23 Aug 2016 05:52 AM PDT

Artikull i Sponzoruar

Drilon Bunjaku nga Gjilani është regjistruar në Programin e Studimëve të Integruara Evropiane pranë Kolegjit ISPE. Ai tregon se përse e ka zgjedhur pikërisht këtë kolegjë dhe pikërisht studimet evropiane.

"Arsyet janë të shumta, mirëpo ajo që më ka tërhequr më së shumti që të studioj tek ky kolegj është profilizimi që ka ky kolegj dhe mundësitë që ai ofron", tregon ky djalosh nga Gjilani i sapo regjistruar në ISPE.

Ai tregon se ka pasur oferta nga më të ndryshmet për të studiuar, mirëpo siç shprehet ai, "duhet të mendojmë mirë për të ardhmen dhe karrierën".

"Duhet të mendojmë ka e ardhmja dhe ka perspektiva, e për këtë jam i bindur, dhe në bazë të asaj që më kanë treguar kolegët që kanë dalë nga ky kolegj, se ISPE është perspektiva e sigurt", thotë ky student i sapo regjistruar.

Një arsye tjetër që këtë 18 vjeçar e ka bindur që nga Gjilani të vijë të studioj në Prishtinë, në Kolegjin ISPE është marrëveshjet që i ka ky kolegj me universitet gjermane dhe mundësinë e studimit për një semestër në këto Universitetet.

"Të studiosh nuk nënkupton që të marrësh një letër, por duhet të mësosh diçka dhe të kesh mundësitë të shkosh dhe të studiosh për një kohë edhe në universitete me renome, dhe të mësosh nga përvojat dhe kultura e atyre vendeve", thotë ai.

Ndërkohë, në Kolegjin ISPE kanë vërshuar numër i madh i të interesuarve për t'u regjistruar jo vetëm në drejtimin Studime Evropiane, që është i pari dhe i vetmi i specializuar në Kosovë për këtë lami, por edhe në drejtimet tjera.

Sipas drejtuesve të këtij kolegji, numër jashtëzakonisht i madh i studentëve po regjistrohen edhe në studimet e Sigurisë.

Ngjashëm sikurse tek studimet evropiane, Kolegji ISPE është ndër të vetmet kolegje që e ka të veçantë edhe drejtimin Studimet e Sigurisë, dhe ku japin mësim jo vetëm profesorët vendor më të mirë të kësaj fushe, por edhe ushtarakë dhe ish- udhëheqës të lartë të NATO-s.

Në këtë kolegj studentët, si në asnjë prej institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë, e kanë edhe Bibliotekën e NATO-s, ku do të kenë mundësi të njihen me lajmet më të reja nga sektori i sigurisë.

18 vjeçar-ja Fortesa Gashi  nga Prishtina thekson se pikërisht profesorët në këtë universitet e kanë bindur atë që të përzgjedh Kolegjin ISPE për të studiuar.

"Duke pasur parasysh se sektori i sigurisë është ndër më të rëndësishmit për funksionimin e një shteti, kam vendosur që të studioj Studimet e Sigurisë. Dhe ISPE më ka bindur që është ndër më të mirët për këtë fushë. Profesorët, e sidomos ata ndërkombëtarë, dhe disa ish- ushtarakë të lartë të NATO-s, që janë pjesë e ISPE-së më kanë bindur që të jem pjesë e këtij kolegji", ka thënë Fortesa  nga Prishtina. Ajo konsideron që ky kolegj i ofron kushtet më të mira edhe për ata studentë të dalluar, për të përfituar bursë.

"Shpresoj që edhe unë të jem bursiste në këtë kolegjë", ka thënë ajo.

Brenda pak ditësh pritet që të filloj viti i ri akademik 2016/2017. Menaxhmenti i këtij kolegji thekson se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.

Të gjitha drejtimet: Studimet e Sigurisë, Studimet Evropiane, Ekonomik, Juridik dhe Shkenca Politike tashmë janë gati për fillimin e vitit të ri akademik.

The post Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë appeared first on INSAJDERI.

UNHCR paralajmëron largimin nga Mosuli

Posted: 23 Aug 2016 05:34 AM PDT

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, ka paralajmëruar e mbi një milion persona mund të zhvendosen për shkak të operacioneve ushtarake për të rimarrë qytetin irakian të Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik.

"Në Mosul ne besojmë se situata e zhvendosjes së njerëzve, mund të përkeqësohet në mënyrë dramatike", ka thënë zëdhënësi i UNHCR-së. Adrian Edwards, gjatë konferencës së sotme për media.

"Ndikimi humanitar i ofenzivës ushtarake pritet të jetë i madh, më shumë se 1.2 milion njerëz mund të preken nga kjo", ka thënë ai, duke shtuar se akoma është e nevojshme më shumë vend për të ngritur kampe për refugjatët.

Komentet e tij vijnë pasi forcat ushtarake të Irakut, të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane kanë rifituar territor ndaj militantëve në Irak.

Forcat irakiane kanë arritur të marrin nën kontroll një numër të fshatrave në veri të vendit dhe janë duke u përgatitur që të marrin qytetin Qayyarah, përpara ofenzivës për të marrë nën kontroll Mosulin, i cili është qyteti më i madh që kanë nën kontroll militantët.

The post UNHCR paralajmëron largimin nga Mosuli appeared first on INSAJDERI.

Komisioni: KFOR-i u vendos 5 km nga vija e jashtme e kufirit të Kosovës

Posted: 23 Aug 2016 05:33 AM PDT

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një komunikate ka sqaruar opinionin dhe kundërshtarët e marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se është në përputhje të plotë me të gjitha dokumentet dhe hartat.

Sipas Komisionit, vija e sigurisë e vendosur në kohën kur në Kosovë kanë hyrë forcat e NATO-s, janë vendosur 5 kilometra nga vija e jashtme e kufirit aktual me Malin e Zi.

Komunikata e plotë

Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t'i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi.

Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.

Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

U arrit ndërmjet NATO-s dhe RF Jugosllavisë të ndërpritet bombardimi i filluar nga NATO me 24 Mars 1999 dhe përfundoj pas 78 ditësh më 09 Qershor 1999. Sipas Planit të Ahtisaarit dokumentit të dorëzuar dhe hartës që Serbia përkatësisht RFJ duhet të tërhiqet nga territori i Kosovës.

Këtu shtrohet pyetja cili ishte territori i Kosovës?

Përgjigja është në dokumentin e Ahtisaarit pikërisht në Marrëveshjen tekniko ushtarake të  03 Qershor 1999. Përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht  2016. Në bazë të kësaj harte është bërë vendosja e forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR-it. Nga marrëveshja tekniko ushtarake e 03 Qershor 1999, në vijim janë shkëputur disa paragraf  për qartësim më të mirë për lexuesin.

"Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

Ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme

Palët në këtë Marrëveshje riafirmojmë dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisaari te presidenti Millosheviq dhe i miratuar nga Parlamenti Serb dhe Qeveria Federale më 03 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën kujdesin e OKB-së të një pranie efektive civile dhe të sigurisë ndërkombëtare. Palët më tutje theksojnë se Këshilli i Sigurimit ka përgatitur për të miratuar një rezolutë ………." lidhur me këtë çështje. Dokumenti i plotë mund të shkarkohet nga ëeb faqja në vijim:Military-Technical Agreement betëeen the International Security Force and the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, signed in Kumanovo on 9 June 1999, available at www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm.

Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme nga marrëveshja janë të shkruara në paragrafin (e). "Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Krahinës së Kosovës, në brendi të pjesës tjetër të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin e zonës brenda atyre 5 kilometrave".  Territori i Krahinës së Kosovës ishte i njohur atëherë dhe tash dhe harta e KFOR-it është në përputhje të plotë me kufirin ndërmjet Krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

  • Zona e sigurisë ajrore është e definuar si zonë prej 25 km, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës, në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
  • Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 km e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
  • Më 09 Qershor 1999 paragrafi 1 pika (e) shkruan qartë: Nga EIF +11 ditë, të gjitha forcat e RFJ-së në Kosovë do të kenë përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova (bashkëngjitur harta në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje) në Serbi jashtë Kosovës dhe jo brenda 5 km të Zonës tokësore të sigurisë (ZTS).

Nga kjo shihet se harta dhe marrëveshja është në përputhje të plotë pa ndryshim nga vija administrative 1974-1988-1999 – 2008 dhe kufirit të shënuar nga Komisioni shtetëror dhe i nënshkruar në Vjenë.

Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999), në bazë të G-8 që u pajtuan me parimet nën Kapitullin VII duke autorizuar vendosjen e Kosovës nën mbikëqyrjen  e OKB-së, vendosjen e një Pranie ndërkombëtare civile – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),

Shiko në vijim nga ëeb faqja: United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm

Kronologjia e lirisë së Kosovës  www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htmderi me futjen e UNMIK:

  • 03 qershor 1999 miratimi i marrëveshjes së RFJ me NATO-Forca e Sigurisë
  • 05 qershor përfaqësues të NATO-s dhe të Qeverisë Jugosllave finalizuan detajet në përgatitjen e një marrëveshjeje ushtarake-teknike.
  • 08 qershor G-8 Ministrat e Jashtëm, në një takim të mbajtur në Këln, arritën një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, i dërguari Ahtisaari u takua me presidentin kinez dhe ministrin e jashtëm kinez në Pekin.
  • 09 qershor 1999, pas 78 ditë të fushatës ajrore dhe nën presionin e Rusisë, Serbia pranoi kushtet e armëpushimit dhe nënshkruan marrëveshjen ushtarake-teknike
  • 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e aprovon Rezolutën 1244.

Dokumentet e aprovuara e kanë fuqinë e plotë dhe janë absolutisht obligative për Kosovën sepse marrëveshja dhe harta në këtë periudhë janë në tavolinën e vendimmarrësve. Teksti i marrëveshjes u citua dhe harta është e bashkëngjitur në vijim. United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm. Included as Annex 1 to United Nations Security Council resolution 1244, op.cit.

Forcat e Republikës Federative të Jugosllavisë, nuk do të hyjnë, nuk do të hyjnë përsëri, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e Kosovës, pa pëlqimin e komandantit të forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR. KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare Kosovë – Mali  i Zi, në  pajtim me Marrëveshjen teknike- ushtarake, dhe aneksin e hartave të kësaj Marrëveshje (harta e bashkëngjitur).

Në hartën e 09 Qershor 1999 në vijim është paraqitur kufiri i Kosovës dhe zona e sigurisë  tokësore prej 5km.

harta

Kur thuhet nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës, apo,KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare nënkuptohet që ajo vijë dhe ai territor është i përcaktuar në hartën e NATO/KFOR i cili është plotësisht në përputhje me vijën administrative 1974-1988-1999-2008 dhe 2016.

Derisa autoritet e Malit të Zi, nuk kanë pasur qasje në ketë zonë 5 km brenda territorit të Malit të Zi, gjatë  kësaj kohe qytetarë të Kosovës, kanë hyrë, qëndruar dhe lëvizë në këtë zonë, pa u penguar nga autoritetet e Malit të Zi. Qytetarët e Kosovës, gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë zonë edhe për kullosa. Disa prej tyre edhe kanë zhvilluar disa biznese pompa të derivateve të  improvizuara,kontrabanda me cigare dhe kafe.

Në vitin 2004 është marrë një aksion i KFOR-it me policinë e Kosovës dhe nga kjo zonë janë larguar qytetarët e Kosovës. Janë larguar bizneset e improvizuara, është sekuestruar një sasi e derivateve të naftës, kafes dhe cigareve, janë larguar gypat me të cilin është bërë kontrabandë  me derivate të naftës deri në fshatin Novosellë të Pejës.

Kompetencat e Policisë së Kosovës

Fillimisht, pas luftës në Kosovë, vetëm KFOR-ika qenë autoritet për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të Kosovës. Me krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Policia e Kosovës, me ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, ka filluar të kontrolloj dhe mbikëqyrë kufijtë e Kosovës, së bashku me KFOR-in, përmes patrullimeve të përbashkëta. Kufirin,këtë që ishte nga viti 1974-1988 e deri më sot gusht 2016 me Malin e Zi, Policia e Kosovës, ka filluar ta kontrolloj dhe mbikëqyr së bashku me KFOR-in nga viti 2001. Për këtë është dorëzuar edhe harta e marrëveshjes së Ahtisaarit të bashkëngjitur në këtë shkrim.

Me krijimin e infrastrukturës ligjore për Kufij, Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufijve, si dhe me avancimin e bashkëpunimit me policitë kufitare të shteteve fqinje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim policor ndërkufitar, KFOR, pas heqjes së zonës së sigurisë / zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë në vitin 2008, ka filluar bartjen e kompetencave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit në Policinë e Kosovës. Kjo bartje e përgjegjësive është bërë marrëveshje në mes të KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe EULEX-it, pasi që janë vlerësuar kapacitet humane dhe teknike të Policisë së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive, në këto marrëveshje është zbatuar kufiri / vija kufitare në bazë të Marrëveshjes teknike ushtarake  KFOR:

  • 03 Shtator 2011KFOR-i ka dorëzuar të Policia e Kosovës kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me Malin e Zi.

Policia e Kosovës, sot ka Protokolle për Patrullime të Përbashkët me policitë kufitare të shteteve fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këta kufij patrullohen bashkërisht nga autoritetet e shteteve respektive.

Policia e Kosovës e kontrollon dhe mbikëqyrë kufirin Kosovë / Mali i Zi, kufirin / vijën kufitare e cila është dorëzuar nga KFOR te Policia e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen teknike ushtarake të 09 Qershorit 1999 ( aneksi i hartave ), kufi i cili është përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, me Planin e Ahtisaarit, i cili plan është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe me këta kufi, Kosova është njohur nga shtetet e botës.

Marrëveshja për trafikun lokal ndërkufitar

Kosova ka të nënshkruar me Malin e Zi, Marrëveshjen për trafikun lokal ndërkufitar. Trafiku kufitar lokal, është kalimi kufirit nga banorët e zonave kufitare me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palëve për arsye sociale, kulturore, sportive, arsimore, ekonomike, familjare, fetare, apo për arsye të tjera të ligjshme.

Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve të shteteve respektive, të kalojnë kufirin Kosovë – Mali i Zi, jashtë pikave të kalimit të kufirit, në vendet më të përshtatshme për ta. Të qëndrojnë, lëvizin dhe ushtrojnë veprimtari, në territoret respektive. Kjo lëvizje, qëndrim, kullosa shtrihet deri 30 km nga vija kufitare në brendësi të territoreve respektive./Insajderi.com

 

 

The post Komisioni: KFOR-i u vendos 5 km nga vija e jashtme e kufirit të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Pritet rikthimi i Messit në Argjentinë

Posted: 23 Aug 2016 04:50 AM PDT

Trajneri i Argjentinës insiston se Leo Messi është shumë i përfshirë shpirtërisht me kombëtaren, tek e cila do të kthehet më 1 shtator, për ndeshjen kundër Uruguajit.

Edgardo Bauza, trajneri i ri i Argjentinës, tha të hënën në një intervistë për ESPN se Messi është i bindur në rikthimin tek "Albiceleste" si pasojë e njërës prej dëshirave më të mëdha që ka lojtari i Barcelonës, të fitojë një titull me kombëtaren.

"Messi dëshiron të fitojë një titull me Argjentinën. Unë kam qenë i përfshirë me kombëtaren këto ditë, shumë i përfshirë me rikthimin e Messit," – tha trajneri i "Albiceleste", i cili debuton zyrtarisht në ndeshjen kundër Uruguajit (më 1 shtator, në Mendoza), kualifikuese e vlefshme për "Botërorin 2018".  /Telesport.al

The post Pritet rikthimi i Messit në Argjentinë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen personat që planifikonin sulme në Francë

Posted: 23 Aug 2016 04:16 AM PDT

Shtatë njerëz të lidhur me rrjetet terroriste, së paku tre prej të cilëve kanë planifikuar sulme, janë arrestuar këtë muaj në Francë, tha ministri i Brendshëm i këtij vendi, Bernard Cazeneuve.

Në një konferencë për media, ai tha se policia franceze, në gjysmën e parë të vitit 2016, ka arrestuar më shumë njerëz me lidhje terroriste sesa në tërë vitin e kaluar.

Megjithatë, ai nuk dha detaje për arrestimet e gushtit.

"Siguria dhe lufta kundër terrorizmit janë tani top-prioritete për ne evropianët. Pasi përballemi me kërcënimin terrorist, është thelbësore të rriten masat kolektive të sigurisë", tha Cazeneuve në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, në Paris, raporton rel.

Franca është goditur nga disa sulme terroriste gjatë vitit të kaluar.

Sulmi i tillë i fundit ka ndodhur më 14 korrik, kur një tunizian, 31 vjeç, ka përplasur kamionin 19-tonësh për turma njerëzish në qytetin Nicë, duke vrarë 86 veta dhe plagosur mbi 400 të tjerë.

The post Arrestohen personat që planifikonin sulme në Francë appeared first on INSAJDERI.

LVV: Reagimi i menaxhmentit të RTK-së dëshmon që është propagandues i pushtetit

Posted: 23 Aug 2016 04:03 AM PDT

"Me tentimin për ta lidhur VETËVENDOSJE!-n me sulmin e mbrëmshëm në RTK, menaxhmenti i këtij televizioni e konfirmoi përfundimisht që RTK-në e kanë shndërruar në propagandues klasik të Qeverisë."

Kështu vlerëson kjo Vetëvendosje, e cila përmes një komunikate për media, i është përgjigjur pretendimeve të menaxhmentit të RTK-së, i cili ka kërkuar nga kjo Lëvizjeje që ta ndalë gjuhën e urrejtjes e kërcënimet saj transmetuesit publik.

"Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë kohë që i bënë thirrje RTK-së të mos i shërbejë Thaçit, Veselit dhe Mustafës si altoparlant agjitacioni. Kapja e RTK-së është dëshmuar përmes uzurpimit të pozitave drejtuese nga militantët partiakë; është dëshmuar nga përgjimet dhe po dëshmohet vazhdimisht nga politikat redaktoriale të këtij mediumi", vazhdon reagimi i Vetëvendosjes.

"Qeveria dhe klani Pronto nuk gjeti fajtorët për asnjërin prej sulmeve që kanë ndodhur kohët e fundit. RTK-ja në vend që të kërkojë përgjegjësi nga kjo qeveri dhe klani pronto, për dështimin e sistemit të sigurisë në vend dhe për mosgjetjen e fajtorëve, e sulmoi Lëvizjen VETËVENDOSJE!", vlerëson ajo.

"Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk pajtohet me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, jo sepse RTK-ja e sotme simbolizon fjalën e lirë, por sepse nuk mendojmë që sulmet e tilla me bomba ndihmojnë ndonjë kauzë të drejtë në Kosovë. Çlirimi i shtetit tonë nga klani pronto që ka uzurpuar çdo institucion publik, do të ndodh vetëm përmes protestave masive paqësore nëpër sheshet e Prishtinës", përfundon reagimi./Insajderi.com

The post LVV: Reagimi i menaxhmentit të RTK-së dëshmon që është propagandues i pushtetit appeared first on INSAJDERI.

Adem Grabovci humb betejën e parë gjyqësore me Insajderin

Posted: 23 Aug 2016 03:14 AM PDT

Adem Grabovci ka dështuar në përpjekjet e tij për të ndalur publikimin e përgjimeve të tij nga Insajderi. Bllokimin është munduar ta bëjë edhe nëpërmjet Gjykatës.

Por, Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kërkesën e tij për masë të përkohshme, me arsyetimin se nuk ka kurrfarë shkelje ligjore dhe se paditësi – Adem Grabovci, nuk ka ofruar asnjë provë se Insajderi ka shkelur privatësinë, apo të drejtat tjera kushtetuese.

"Refuzohet propozimi i propozuesit të sigurimit Adem Grabovci nga Prishtina për caktimin e masës së sigurimit përmes të cilit ka kërkuar që kundërshtarëve të sigurimit "Insider" sh.p.k me seli në Prishtinë Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri nga Prishtina, të urdhërohet që të mos publikojnë bisedat telefonike të incizuara në mes propozuesit të sigurimit dhe palëve të treta deri në përfundimin e kësaj procedure kontestimore", thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 12 gusht 2016.

Kërkesa për masë të sigurisë është bërë pak ditë pas nisjes së një serie shkrimesh dhe publikimesh të përgjimeve nga Insajderi.

Publikimi i përgjimeve ka nisur nga 1 gushti i këtij viti dhe është duke vazhduar. Me këto përgjime është dëshmuar fuqia e Adem Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan "shef". Shef e quan edhe Kadri Veselin, të cilit i thotë: “Ti i merr vendimet, une i zbatoj”.

Në arsyetimin e Gjykatës sqarohen pretendimet e Grabovcit. Aty thuhet se paditësi Adem Grabovci, nëpërmjet dy avokatëve të tij, Florent Latifaj dhe Valon Hasani, ka parashtruar padi për kompensim të dëmit jo material kundër të paditurve "Insajderi" sh.p.k me seli në Prishtinë, Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri, me propozim për caktimin e masës së sigurisë.

Duke vepruar sipas propozimit për caktimin e masës së sigurimit të propozuar të sigurimit, Gjykata më 12.08.2016 e ka caktuar seancën e shqyrtimit të propozimit për caktimin e masës së sigurisë.

Avokati Valon Hasani, ka kërkuar masën e sigurisë duke thënë se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së sigurimit do të ndikohej negativisht në të drejtat e propozuesit të sigurimit.

"Më tutje ka shtuar se sa i përket kërkesës së parë ligjore është e qartë se me nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 8 të Konventës për të Drejtat e Njeriut garantohet e drejta e individit në privatësi', sqarohet në vendim.

"Në rastin konkret kundërshtarët e sigurimit kanë publikuar përgjimet e bisedave telefonike private të bëra në mes propozuesit të sigurimit dhe palëve të treta të gjitha këto biseda janë  të natyrës private ngase propozuesi i sigurimit ka pasur pritje të arsyeshme se këto biseda do të mbesin si të tilla", ka pretenduar paditësi.

Gjykata ka thënë se meqenëse paditësi-propozuesi i sigurimit me asnjë provë nuk e ka bërë të besueshme ekzistimin e kërkesë apo të drejtave të tyre subjektive lidhur me caktimin e masës së sigurimit se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë, do t`i vështirësohej dukshëm realizimi i kërkesës së tij, gjykata propozimin e propozuesit e refuzoi si të pa bazuar. /Insajderi.com

Grabovci-Gjykata-Vendimi-1 Grabovci-Gjykata-Vendimi-2 Grabovci-Gjykata-Vendimi-3

The post Adem Grabovci humb betejën e parë gjyqësore me Insajderin appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more