Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Si mund te shkoj edhe te marr qendrrimin nje minoren ne Angli?” plus 14 more

Forumi Shqiptar: “Si mund te shkoj edhe te marr qendrrimin nje minoren ne Angli?” plus 14 more


Si mund te shkoj edhe te marr qendrrimin nje minoren ne Angli?

Posted: 24 Aug 2016 05:25 PM PDT

Si mund te realizohet ?

T'ë përpiqemi e t'lutemi , ta rrisim paqen e dashurin : N'shoqri e n'familjet tona .

Posted: 24 Aug 2016 11:11 AM PDT

Emri:  4.jpg    Shikime: 56    Madhësia:  105.4 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

1 pytje rreth mbiemrit

Posted: 24 Aug 2016 09:02 AM PDT

Desha te di cilet jan mbiemrat qe fillojn me B ne Kavaje, perkatsissht Bra qe fillojn sepse e kom dit mbiemrin e 1 shokut po spom kujtohet e ndoshta masi ta shoh um kujtohet por e di qe eshte me B fillon kush ka mundsi mema gjet ja kisha dit per nder..
Faleminderit per mirekuptim

Të përpiqemi ti n'gjajëm : Drejtësis .

Posted: 24 Aug 2016 04:11 AM PDT

Emri:  WWWWWWWWWWWWWWWWWWWW.jpg    Shikime: 68    Madhësia:  107.9 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Në kte ditlindje megli t'uroj :

Posted: 22 Aug 2016 03:30 AM PDT

Emri:  EEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE.jpg    Shikime: 194    Madhësia:  23.6 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kujdes ! Duhet t'dijësh me ke rrin .

Posted: 21 Aug 2016 01:44 PM PDT

Emri:  KUJDES !.jpg    Shikime: 167    Madhësia:  26.6 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Jo , fjalë kote e fyese . Por fjalë t'ambla , t'arrsyeshme .

Posted: 21 Aug 2016 07:54 AM PDT

Emri:  KSHTU ESHTE MIR ..jpg    Shikime: 157    Madhësia:  38.0 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Dëgjoni si e flet gjuhën shqipe shqiptari ortodoks mbi 70 vjeçar nga Reka e Epërme

Posted: 21 Aug 2016 03:31 AM PDT

Për hiç gja : S'duhet t'zemrohemi .

Posted: 20 Aug 2016 10:44 AM PDT

Emri:  XXXXXXXXXXXXXXXXXX.jpg    Shikime: 190    Madhësia:  33.0 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Oriz me pulë ne furrë

Posted: 20 Aug 2016 08:30 AM PDT

Shqiptarët Ortodoks filluan të kthehen rrënjëve

Posted: 20 Aug 2016 04:43 AM PDT

Banorët e Rekës së Epërme, "Nuk jemi maqedonas, jemi shqiptarë" (VIDEO)

Emri:  1 (2).jpg    Shikime: 211    Madhësia:  101.4 KB


Video është publikuar në YouTube në pril të viti 2012 gjatë promovimit të librit "Jeta Shqiptare në fshatrat e Rekës së Epërme pranë Dibrës".
Libri përshkruan legjendat dhe mitet që tregoheshin brez pas brezi që kanë pasur një dialekt karakteristik dhe i ka dalluar gjithmon këta banorë nga maqedonasit.
Në fakt këta ishin shqiptarë me fe ortodokse dhe në një far mënyre janë izoluar nga popullata tjeter shqiptare pasi që shumica ishin musliman. Por ata gjatë gjithë kohës e kanë ruajtur gjuhën dhe identitetin shqiptar andaj pak me vështirsi por prap e flasin këtë gjuhë.

Shiko videon deri në fund - aty vëren disa "maqedonas" që u kthehen sërish në rrënejt e veta historike....



http://www.tetovanews.info/2016/08/b...-nuk-jemi.html
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

çdo mendim shkruje e ruje në letër .( në bllok )

Posted: 20 Aug 2016 02:36 AM PDT

Emri:  ÇDO MENDIM , RUJE E SHKRUJE NË LETËR ..jpg    Shikime: 150    Madhësia:  29.5 KB
përshndtje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Xhemail Hasani/Xhemë Hasa

Posted: 20 Aug 2016 02:01 AM PDT

Këto janë imazhe orgjinale të patriotit shqiptar nga Pollogu-imazhet i kam marrë nga një gazetë e FYROMIT të cilat imazhe kanë qenë të arkivuar në dosjet e UDB-së famkeqe jugosllave.Tani këto imazhe janë shkatrruar nga ana e UDB-së së FYROM-it për ti humb gjurmët Aty ky hero trajtohej në mënyrë ofenduese nga ana e shovenistëve sllavo-bullgar.Këto imazhe ishin fare të vogla dhe duke e përdor softuerin Photoshop dhe teknikën për përpunim dhe zmadhim të imazheve arrita që ti zmadhoj aq sa ishte e mundëshme.Për të parën herë i botova para 10-11 viteve (nuk më kujtohet me saktësi viti) dhe po të njëjtat i dërgova tek faqja e Ballit Kombëtar, nga e cila faqe u shpërnda në UEB.

Emri:  Xhem 123.jpg    Shikime: 176    Madhësia:  35.8 KB

Emri:  Xhem11.JPG    Shikime: 119    Madhësia:  41.9 KB


Si ndodhi likuidimi i Xhemë Gostivarit – Nafi Çegrani

OPERACIONI “VRACA”- LIKUIDIMI I XHEMË GOSTIVARIT

Nga Nafi Çegrani

Xhemë Hasa –Simnica,

/alias XHEMË GOSTIVARI /.



… Gjersa i kisha në dispozicion të plotë një mal dosiesh sekrete nga sirtarët

dhe arkivi i OZN-s dhe UDB-së në sektorin e IV operativ të përpunimit dhe

analitikës të (SDB-së)SHFSSH për Maqedoni në Shkup,gjurmoja dhe lexoja

me interes qindra e qindra faqe të shkruara në formën e raporteve zyrtare,

elaborateve dhe analizave të cilat njëkohësisht sipas rregullit intern për

informim kishin qarkulluar në relacionin Shkup Beograd dhe anasjelltas.Këtu

gjenë edhe shumë histori dhe drama të çutitshme të kurdisura sipas planeve

të veçanta operative, madje edhe për likuidime njerëzish…Gjithashtu, aty

mësova se si në të vërtetë është likuiduar Sulë Hotla me shokë, Hasan Rremniku dhe

Mulla Idriz Gjilani të Anamoravës, madje Ali Staneci e Azem Morana,

e në veçanti rreth likuidimit të trimit në zë, Xhemë Hasës (Simnica),

i njohur si Xhemë Gostivari, të cilin, sipas planit të OZN-ës / UDB-së/ dhe KOS-it, me

direktivë të Shtabit të Korpusit XV, duhej ta vrisnin grupi i ,, Katër

kapedanëve,, të Gorjanit, ( Aliu, Nazifi, Dulla, dhe Rizai ), të cilët kishin

mbajtur disa seanca sekrete në zyrat e OZN-së në Gostivar, duke bërë

kombinacione për hakmarrje në rastin e Remzi Gjurgjevishtit dhe ,,ruajtjen

e nderit,, të familjes (pasi Xhema më herët ia kishte ,,rrëmbyer,, motrën Nesfijen në

mes të fshatit…) Kështu,duke e shfrytëzuar këtë UDBJA si rast të volitshëm

për planet e saja djallëzore, urgjent e vë në ,,lëvizje,, grupin e lartpërmendur, e të

cilët e kishin në ,,lidhje,, dhe e ,,këshillonin,, Remziun për hakmarrje për të

ruajtur fytyrën, u vënë në shërbim të spiunazhit dhe të një agjenture të

tmerrshme, me premtimin se OZN-a do t’i amnistonte për krimet e bëra, të

cilat, pa të drejtë dhe në mënyrë perfide, mundoheshin që krimet e tyre t’ia

mvishnin Xhemës. Pas kryerjes së operacionit OZN-a do t’u jepte ,, grada

të larta ,, oficerësh. Ky do të ishte njëherazi edhe një argument që

do të bindeshin përgjithmonë Organet e shtetit, në veçanti UDB-ja

dhe KOS-i. Dhe se, me ,,misionin,, e kryer pjesëtarët e grupit

të Gorjanit do të mbeten “lojalë” dhe “qytetarë të ndershëm”!?!

Aktin kryesor në vrasjen me tradhti të Xhemës, sipas planit ,,A,,

do ta kryente Remzi Gjurgjevishti, duke i përgatitur petullat dhe

tasin me pekmes të helmuar, të cilat paraprakisht i kishin në

dispozicion oficerët e UDB-së…

Këtu i kam të gjalla edhe rrëfimet aq interesante të Riza Gorjanit,

i cili mbeti gjallë dhe mbajti burgje në kazamatën e Idrizovës, e

Rrëfimet e tija janë të gjata…

***

… Gjashtë persona të veshur në uniformë prej stofi dhe me grada oficerësh, qëndronin ulur në kolltuqe të gjëra përballë njëri-tjetrit, në zyrën e kryeshefit të UDB-së në Gostivar. Vështrimet e tyre në fytyrat e zymta dhe thatake ishin të ftohta fare. Bisedonin e diskutonin afro dy orë dhe dukeshin mosbesues. Planin e operacionit ,,Vraca,, e kishin gati. Telefoni cingëroi nga portiri. Foli kryeshefi dhe e mbylli aparatin, duke i vështruar të pranishmit, nisi të tregonte se paskan mbri ,,kapedanët,,! Të gjithë u çuan në këmbë, si të stërvitur. I prisnin të hynin brenda. Në derë u dukën një nga një: Nazifi, Aliu, Dulla dhe Rizahi, dhe bashkë me to edhe Remzi Gjorgjevishti.

Të gjithë u ulën në kolltuqe përballë tyre. I pari foli i ,,zoti i shtëpisë,, dhe fjalën në vazhdim e morri kolonel ,,Abazi,, madje foli edhe majori ,,Shahini,, e kështu me rradhë: Elisie Popovski – Marko , Arian Nesterovski – Marçe dhe Boro Çushkar. Katër ,,kapedanët,, dukeshin disi të friksuar në fytyrë, edhe këta dukeshin mosbesues dhe me vështrime tinëzare.

,,Besoj, se tanime çdo gjë e këni të qartë!,,- u dëgjua zëri autoritativ i oficerit.

,,Çdo gjë e keni gati, ja këtu në këtë kuti e këni helmin prej supstance të fortë, e që në rrethanat e tanishme nuk ka mundësi as mjeku më i spëcializuar ta konstaton. Duhet të jeni të kujdesshëm, dhe veproni sipas planit siç u morrëm vesht!,,- përfundoi kolonel ,,Abazi,,!

( Të gjitha këto për këtë takim dhe më vonë se çfarë do të ndodhëte, në detaje i kujtohen xha Rizah Gorjanit, i cili këtë storie e mbante si fshehtësi, dhe i vetmi isha unë, sepse e dinte se isha zyrtar i SDB-së, andaj më rrëfeu në besim, duke më treguar edhe për ndodhitë që kishte përjetuar në burgje pasi kishte mbetur gjallë nga ky operacion i përgatitur nga UDBJA…)

***

Një përrua Sharri buronte curril nga shkëmbinjtë e përhimtë. Në lugun e ngushtë që i thonin ,,Livadhi i priftit,, dëbora kishte lënë ende gjurmë shtresash, e mbi te kishin kaluar dhi të egra të kësaj ane! Gjethet e ahishtave shushurinin nën puhizën e asaj pranvere maji, një ditën para Shëngjergjit. Cicërima zogjësh dëgjoheshin nga çdo anë.Pesë persona nxitojnë qafës së malit, duke u rënë për mes kaçubash e shkëmbenjësh të thepisur, andej grykës së shullerit nga gurrgullonte Mazdraça me ujë të kulluar bjeshke, nga aty hapej një panoramë mahnitëse e kurorave të maleve të Vracës, prej nga dukej edhe “Livadhi i priftit” , i cili kufizohej nga lindja me ahishte bjeshke dhe nga perëndimi me shkëmbenj të thepisur ku gjenden stanet, prej ku, si fshehurazi dukej edhe shpella në të cilën gjatë dimrit aty e kishte kaluar Xhema bashkë me Nesfijen. Për rreth e rrotull kishte edhe disa pika të tjera qëndrimi si zgavra të fshehta ku kaçaku i maleve bënte rroje, e mitralozin e kishte gjithmonë gati në pozicion, kurse mashingeveren dhe disa bomba italiane i mbante ngjeshur. Kishte kaluar edhe dimrin e madh.Dhe dukej se pranvera e vonuar kishte ardhë.Thonë se kur vjen dita e Shëngjergjit në këto anë çelin edhe jargovanët…

,,Kapedanët,, mbi kokë mbanin plisa të bardhë fare si bora në majat e Sharrit.Hapërruan bri sukave përballë Vracës, e përtej brinjëve të shullerit, ku duket vetëm qielli e dielli, gjithandej shtrihen bjeshkë të buta baritore, e më andej shtrihet ,,Livadhi i Priftit,,…Po, andej dëgjohej vetëm ndonjë cicërimë zogjësh dhe krekosja e ndonjë dhelpre… Andej Xhema fshihej në ato shpella që i kishte disi si pika qëndrimi, dhe rrinte si ujku në pritë! Vrasësit ecnin edhe më tej me kujdes dhe të kapluar nga frika e dyshimet mos vallë i hetonte Xhema. Vështronin herë malet e herë Stanet e Hamzë Rexhepit të Lumës, sepse i dinin mirë këto anë pasi edhe ato vetë kishin kaluar këndej të armatosur me mashingevere dhe dyfek në krah bashkë me Xhemën si kaçakë.

Krerët e OZN-ës dhe UDB-së në relacion Gostivar-Tetovë dhe gjer në Shkup e Begrad, ishin në pritje, e që kishte dy muaj që kishin bërë gati planin operativ për të kapur Xhem Hasën të gjallë ose ta likuidonin.Kurse, tanimë, një pjesë e balistëve me në krye kolonel Muharrem Bajraktarin me shokë, Xhel Kalishti, Garip Olloman Zhupani dhe Neshat Gora i Çegranit, Kalosh Hamdi Reçani dhe disa kosovarë si Luan Gashi etj. kishin kaluar kufirin dhr gjendeshin në një kamp të Greqisë i cili ishte nën kontrollin e angloamerikanëve, (prej aty do të kalonin në disa shtete të europës perëndimore dhe andej Oqeaneve në Amerikë e Australi…) Por, kjo është një storie tjetër!

Sipas planit tinëzar që kishin përgatit oficerët e OZNA-s, gjegjësisht UDBJA për likuidimin e Xhemës përmes tradhëtisë, ishte i përfunduar dhe ato ditë e kishin vë në aksion. Ishin gjet edhe aktorët, jaranat e dikurshëm të Xhemës, të quajtur nga UDBJA ,,Kapedanat e Gorjanit,, ! Ishin bërë edhe konsultimet përfundimtare se kah do të niseshin dhe si, në mënyrë që të ishin sa më të kamufluar… Çdo gjë mbahej në fshehtësi të rrept.

Dhe, atë paradite sipas direktivave të ,,naçallnikave,, duke u dhënë edhe disa sqarime plotësuese rreth kushteve dhe rrethanave që ata i njihnin mirë tek Stanet e Vracës, ecnin e ecnin në drejtim të maleve. Ata edhe më herët gjithandëj kishin bërë disa kontrolle sepse vjeshtën e kaluar ishte vendosur Hamzë Rexhepi, dikur edhe Xhema me gruan e dytë (tezen e Nazif dhe Ali Gorjanit, Nesfijen, njëkohësisht motër e Remzi Gjorgjevishti) dhe ku kishin kaluar tek ato stane, netë dhe dimra të gjatë edhe Bajram Mahmuti -Dobërdolli, Hashim Toplica, Muharrem Bajraktari, Xhelë Kalishti etj.

Dëgjohej vetëm gurgullima e përroit dhe cicërima e zogjve… Kështu është këtu kur vjen pranvera në ditën e Shëngjergjit !

Nga çdo anë pranvera mugullonte bashkë me bjeshkën.Në qiellin e kaltërt dielli kishte lëshuar rrezet pingul…Një shqiponjë me krah të hapur dhe aq krenare bënte fluturimin e saj nga majat e Vracës dhe duke bërë disa rrethe,sikur donte të ndalej mbi majat e kreshtës përtej Korrabit, fluturoi edhe njëherë andej sukave të bjeshkës dhe u humb në mes kaltërsive qiellore ku dukej se puthnin kurora emalesh të Sharrit. Një qetësi monotone kishte kapluar bjeshkëm.Ka disa muaj që këndej më nuk dëgjoheshin krismat e mitralozit dhe kërsitja e bombave.Qetësi…dukej ! Nuk dëgjohej as ndonjë zhurmë tjetër pos cicërima e zogjëve lajkatar dhe vaji i kukuvajkës…Atje lartë nga kreshtat e Vracës shkonin një dhijareje disa dhi të egra, sikur të ishin ushtar të një komande…Ashtu njëri pas tjetrit qafës së malit shkonin të rradhitur edhe ,,Kapedanat e Gorjanit,,!

Më tej hapej një panoramë e bukur bjeshke e gryka malesh!

,,Fillimi i kësaj pranvere më duket shumë i zymt!- i kishte thënë Xhema Nesfijes si në besim, dhe fytyra e tij njashtu kishte marrë një pamje trishtimi…

,,Ah, sikur sonte, të niseshim bashkë moj Nesfije, nën dritën e hënës, do të kalonim rrëzë maleve dhe një natë do të vendoseshim në shtëpinë e Lokë Llakavicës, natën tjetër do të kalonim kah Gjonovica, do ia mësynim edhe në Strajan e Padalisht, duke kaluar asaj dhijareje, do të delnim që t’i takonim familjarët e mi në Simnicë,dhe pasi të furnizoheshim me ushqim mirë dhe të pregatiteshim në një teren më të sigurt udhëtimi, do të delnim kah Pelistëri drejt në Greqi. Atje do ta takonim edhe Muharrem Bajraktarin, Luan Gashin, Xhelën dhe shokë të tjerë nga Luma e Dibra, vetëm sikur të mbetem gjallë…,,

Dhe, përsëri një heshtje dhe një shushurimë njëkohësisht. Nesfia ua vuri mirë veshin fjalëve të Xhemës, por edhe Xhema ua vuri veshin dhe sytë bjeshkës dhe maleve… Andej dëgjohej vetëm cicërima e zogjëve të pranverës që niste me dalë dhe sërish u dëgjua një zë kukuvajke! Sa kaq u dëgjuan diku larg ,përtej përroit ca hapa duke u rrokullisur në gurrët e shpatit, dhe papritmas një zë, edhe një zë tjetër të cilët për Xhemën ishin të njohur.

– Oooo Xhemë, bre!- jehuan përrenjtë e thellë deri lart shullëreve të Vracës, kur e thirrën Aliu e Dulla, madje edhe Nazifi, dhëndrin e tyre.

– Xhemooo, ne do të vijmë për vizitë!- sërisht u dëgjua zëri i Aliu Gorjanit, duke ecur grykës thepore më shkrepa si thika, nga ku, nuk mund të kalonte as gjëja e gjallë.

– Hajde, hajde, o ju gjettë e mira!- iu përgjigj Xhema nga ana tjetër e shpatit me zërin e tij metalik prej komandanti, sepse ua njohu zërin, ishin miqët e tij.

U afruan krejtësisht afër tij, vështruan përreth, anë e mbanë luginës në drejtim të Livadhit të Priftit. Mitralozi i Xhemës qëndronte pak më andej, në qafën e një shkëmbi të plasaritur.

-Të kemi prurë një tepsi me petulla dhe një sahan pekmez. T’i ka dërguar gjyshja (vjehrra) jote, vetë ajo i ka përgatitur: “T’ia dërgoni Xhemës, se shumë merak i ka petullat me pekmez” – u sqaruan Nazifi dhe Aliu, kurse Rizai i buzëqeshi dhe të gjithë u përqafuan. U ulën pastaj për disa çaste, pranë përrockës me ujë akull, mbështollën nga një cigare ,,kaçak,,. Xhema nuk dyshonte asgjë. As në mëndje nuk i shkonte se këta ia kishin përgatit kurthin. I pyeste për shumë gjëra, ndërsa ata i përgjigjeshin “sa për sy e faqe”, siç thotë populli. Më përtej, pranë shkëmenjëve të grykës dëgjohej edhe gurgullima e Mazdraçes, dhe herë-herë ndonjë piskamë dhelpre.

Për të gjitha këto në hollësi më rrëfen shumë vite më vonë dëshmitari i mbetur gjallë xha Riza Gorjani, me të cilin një mbrëmjë vere të vitit 1972, unë si operativ i SDB-s /UDB-s/ për Maqedoni në Shkup, kaluam një natë tek stanet e Sharrit, ku xha Rizai pikë e për pej më sqarronte mënyrën se si është likuiduar Xhemë Simnica tek vendi i quajtur ,,Livadhi i priftit,, jo shumë larg nga gryka e Vracës , e më tëj gjendej edhe stani i Hamzë Rexhepit të Lumës, ku Xhema aty kishte kaluar gjatë verës …

,, Kur erdhëm bashkë me Aliun e Nazifin, Dullën, Remzi Gjorgjevishti dhe unë, për ta helmuar Xhemën me petulla të përgatitura nga UDBJA, ishim edhe të friksuar edhe të kujdesshëm,sepse Xhema të friksonte edhe me hijen e tij…,,- rrëfen xha Rizahi me një fytyrë të mbrolur dhe sytë si të skifterit të maleve, dhe vazhdon më tej:

,,Nazifi dhe Aliu në bisedë me Xhemën, interesoheshin për lidhjet e tij me njerëzit andej kufirit, sidomos me anët e Dibrës dhe Lumës në Shqipëri. I treguan madje, se Muharrem Bajraktari, Xhelë Kalishta e të tjerë, kishin kaluar kufirin dhe kishin shkuar në Greqi dhe se për Bajram Dobërdollin dhe Hashim Toplicën, nuk dinin gjë, pos që diku ishin të fshehur në fshatrat e malësisë së Lumës!

“Këto janë stinë të vrara,të egra dhe ne jemi duke na pritur gremina e fundosjes apo edhe vdekja e pa pritur në ndonjë shteg mali…Janë vite të plagosura dhe kjo pranverë më duket më shumë e vonuar se sa të tjerat”,- tha disi me vete Xhema dhe dukej shumë i dëshpruar. Pastaj hodhi një shikimi të vrejtur poshtë, nga fusha e Pollogut, atje ku strukëshin fshatrat e rrëzës…Dukej sikur kishte një parandjenjë se e pristë vdekja e tradhëtisë!- kujtohet xha Rizahi.

– Na jep leje, se ne u nisëm. Të zbresim sa më herët në fshat,- iu drejtua Nazifi, duke e parë nën vetull dhëndrin e vet, i shkeli syrin tinëz Remziut. – Edhe unë e kam shëndetligë nënëplakën,- tha shkurt Dulla, sa për ta bërë më bindëse bisedën para Xhemës në ikjen e tyre.

– Ti, Xhemë, merr e ha petulla, por leri pak edhe motrës sonë, Nesfijes, -i tha si me shaka Ali Gorjani. Kurse i vëllai, Dulla, qeshi pak me ironi, por edhe me droje, sepse, siç thoshin ata, po t’i kuptonte Xhema se kishin përgatit kurthin, do t’i këpuste aty për aty me mashinkën që e mbante gjithmonë në sup të krahut ose me mitralozin, që e kishte gati mbi shkëmb. Ata kishin frikë nga Xhema dhe ishin të bindur, siç ekzistonin atë kohë dhe atë botë edhe gojëdhënat, se Xhemë Hasën nuk e kapte plumbi…

( Kryeshefat e OZNA-s ishin këmbëngulës që ta zënin gjallë Xhemë Gostivarin. Pushteti i kohës lidhur me zënien e Xhemës bënte plane të ndryshme. Meqë në betejat e ndryshme pësonin dëme të konsiderueshme, atëherë përdorën metodën e tradhtisë me shqiptar, me ,,Kapedanat e Gorjanit,, të cilët e kishin humbur tanimë rrugën.Kërkonin shpëtim të kokave dhe lëkurës së tyre. Kështy edhe vinin e viheshin në shërbim, në skenë spiunët dhe njerëzit labilë, të shitur, ata të cilët lakmonin në para, në poste e në privilegje).

Ishte pasdite e vonë , këta duhej të ikin sa më parë si hajnat e natës!…

U përshëndetën dhe u nisen drejt prroit teposhtzës duke nxituar me pretekst se mos i zente mbrëmja… Xhema i urritur nisi të hante me të shpejtë. Mirëpo, posa hëngri 2-3 petulla të ngjyera në pekmez, që në fillim iu dukën shumë të lezetshme, si në përrallë. Pas disa çasteve ndjeu dhimbje në lukth dhe nisi të rrotullohej. Sërish u çua në këmbë si shkëmb mali. Teksa ndodhej në këtë gjendje marramendjeje, dikur i ra ndër mend: “Helm , helm”!

,,Ah nënën e nënës!,- psherëtiu Xhema. Por, petullat e helmuara, të përgatitura enkas për të, i shkaktonin të therme të forta – dhembje në bark. Nga djegia e brendshme që i kishte shkaktuar helmi i fortë, i ishte afruar burimit. Piu ujë me nxitim…Piu dhe psherëtiu si luan i plagosur:

,, Ah, tradhtarët, në pekmez kanë futur helm”, – rënkoi përsëri Xhema, por helmi i fortë tanimë e bënte të veten…Ashtu i trrullosur u hudh mbi mitralozin që rrinte gati.Oshtinë malet e Sharrit nga jehona e zërit të tij., nga rafalet gjithashtu, i cili me flakë e zjarr mbushi përroin e thellë… mes kurorash shkëmbinjt plaseshin nga krismat… Dhe aty vdiq mbi mitraloz, e dhëmbët i shkëlqenin të bardhë si bora në maje të Vracës, mbi ato kurora të thepisura malesh të Sharrit !

Andej poshtë dukeshin vetëm hijet e tyre fantazmë në ikje. / Si me një ndërgjegje të vrarë dhe gjysëm zëri të shterur tregon xha Rizah Gorjani, e që rrefimet e tija janë shumë identike me ato që kam lexuar në dosjet dhe arkivat e UDB-së për likuidimin e Xhemës.

,, Iu afruam me shumë kujdes dhe frikë…Ai qëndronte mbi mitraloz , mustaqet e zeza dhe dhëmbët e bardhë e bënin edhe më të frikshëm. Dukej sikur ishte i gjallë!Dukej si një luan…!- do të thoshte xha Rizai në rrëfimin e tij dhe vazhdon i vrejtur në fytyrë:,, Pasi u bindëm se më Xhema nuk ishte gjallë, iu ofruam dhe e tërhoqëm kufomon , aty Aliu donte t’ ,,hiqte,, një plumb nga ,,Valteri,, që e mbante me vejti. Por, aty e ndaloi Dulla, duke i thënë se mund t’ia hiqtë ,,patllaken,, gjersa ishte gjallë. Nazifi ia preu kokën. E pështollëm në strajcë dhe ua dërguam ,,naçallnikave,, të UDB-s në Gostivar…!Dhe, në mbrëmjë vonë kur dolëm nga zyrat e UDB-së për t’u kthyer në shtëpi, përjashta frynte një erë e lehtë malesh dhe pikonte shi!,,-përfundon xha Rizah Gorjani. Rrëfimi i tij ishte rrënqethës dhe i tmerrshëm për ato vite të vështira dhe stuhi Sharri…!

– Po çfarë ndodhi me kokën e Xhemës, e dorëzuat në UDB, dhe madje dini gjë se çfarë ka ndodhur më tej?- e pyeta qëllimisht xha Rizah Gorjanin.

,, Naçallnikët e UDB-s menjëherë e dërguan kokën e Xhemës në Shkup. E quajtën fitore të madhe të tyre në ndjekjen dhe likuidimin e elementeve baliste. Të nesrit , në mbrëmje, ditën e dytë të Shëngjergjit, përgatitën në Shkup një aheng e ceremoni ku merrnin pjesë edhe shefa nga Beogradi, dhe pasi e kishin vë kokën e Xhemës në plloshtat, përpara Shtëpisë së Armatës, aty anash Urës së Gurit, maqedonët këndonin këngë dhe hiqnin valle… Por, në ato momentë ndodhi diçka e papritur,-sqarron xha Rizahi: Në burgun e Kalasë, andej Vardarit, gjendej i burgosur ,,Hajrullahi,, i cili gjatë gjithë kohës, sa kishin qënë bashkë, ishte krah i djathtë i Xhemës.Dhe një ditë i pat thënë:,, Xhemo, mos ki besë tek Gorjanët sepse janë tinëzar dhe se mund të ta bëjn sherrin.Por, unë do ta marrë hakun!,,- i pat thënë Hajrullahi.

Dhe, asaj mbrëje, gjersa maqedonasit hiqnin valle rreth kokës së Xhemës, zhurma e këtij ahengu dëgjohej edhe në burgun e Kalasë.,,Hajrullahi,, e pyet rojen se çfarë ishte ai gëzim e këngë asaj mbrëmje. Roja i thotë se po bënin gëzim, pasi aty në tavolinë e kanë kokën e Xhemës, dhe sonte për to gëzim më të madh nuk ka! Dhe, sa të jetë jeta ,,NEMA VISHE TUNGJATJETA,,!- i thotë me cinizëm roja… E ,, Hajrullahi,, duke e lut atë që t’ ia mundësonte sëpaku t’i shikonte nga grilat e hekurta ato që hiqnin valle dhe këtë ,,tubim gazmor,,! Roja duke ia mundësuar që të shikonte përmes çufurrave të hekurt nga dritarja, ai i afrohet rojes për bri dhe e kap për fyty, e lidh me brez dhe vetë ik nëpër një dritare tjetër pa çufurra, dhe ashtu me vrap, duke kaluar një ure të ngushtë prej druri mbi lumin Vardar, futet në turmën e njërëzve deri te tavolina ku gjendej koka e Xhemës, e merr kokën nën sjetull dhe përsëri në atë hallakamë dhe aq me guxim e çuditërisht, me tërë fuqinë prej malësori këcen në lumin … Aty thuhet se e varrosi kokën në rërë dhe duke notuar policia dhe ushtarët shtinë me armë dhe e vrasin.Diku nja 500-600 metro më poshtë ,,Hajrën e nxjerrin të vdekur dhe e heqin zvarë.Por, kokën e Xhemës nuk e gjetën kurrë!,,- përfundon rrëfimin e tij rrënqethës Rizah Gorjani. Fshehtësi,këto të cilat nuk kurrë nuk i kishte rrëfyer me vite sa ishte gjallë.

/ Pushteti komunist gruan dhe dy djemtë e mitur të Xhemës, që jetonin në Gostivar nuk i internuan,siç vepronin si zakonishte me familjet shqiptare të rasteve të këtilla, të cilët me shkas e pa shkas i internonin në Gjevgjeli, Shtip, Veles ose diku tjetër në Maqedoninë lindore dhe i mbanin nën kontroll të rrept.Familjen e Xhemës e mbyllën në shtëpinë e tyre, ku inkuadruan njerëz të tipave të ndryshëm, të angazhuar që natë e ditë të mbanin nën mbikëqyrje dhe të survejonin familjen e Xhemës për çdo njeri që aty hynte e dilte /!…

Por, çka ndodhi me ,,Kapedanat e Gorjanit,, pas vrasjes së Xhemës!?

( vijon )

KUSH ISHIN ,,KAPEDANAT E GORJANIT,, DHE ÇFARË NDODHI ME TO?

/ 13 maji ditë e shënuar e UDB-së jugosllave /



Pikërisht më 13 maj, përsëri sipas planit të përgatitur nga UDBJA, ,,kapedanët e Gorjanit,, ishin të ftuar të merrnin pjesë në solemnitetin e kësaj kremte shtetërore që organizonin në Shkup,me rastin e ditës së Sigurimit të Shtetit, dhe aty do të merrnin edhe dekorime të larta për ,,veprimtarinë e tyre,, që kishin bërë në likuidimin e Xhemë Hasës nga Simnica e Gostivarit… për çka në detaje rrëfen xha Rizah Gorjani, si dëshmitar i gjallë i kësaj drame dhe historie.

,, Pasi ua dorëzuam shefave të UDB-së kokën e Xhemës, ata ishin shumë të gëzuar dhe na përqafonin duke na thënë se së shpejti do të dërgojnë një ,,xhip,, që do të na shpjerte në Shkup, ku do të merrnim pjesë në një ceremoni të veçantë në lokalet e Shtëpisë së Armatës dhe aty do të dekoroheshim me medalje të larta ! Na erdhi lajmi që pikërisht me 13 maj është festë e UDB-së dhe se duhej të visheshim mirë . Atëditë herët u veshëm unë , Nazifi, Aliu dhe Dulla. Të gjithë ishim me koprane të bardha e me tirqi me gajtana, opinga e çorape të qëndisura, kurse në shoke mbanim nga një revole, e mashinkat i kishim hedhur në supe, dhe pisnim te plepat e Negotinës. Aty erdhi edhe ,,xhipi,, ! Na përshëndeti shoferi në gjuhën maqedone dhe na tregoi ku të uleshim… ,,Xhipi,, ushtarak dhe i përgatitur mirë, nxitonte me të shpejtë lakadredhave të Dervendit për në Shkup. Shoferi nuk fliste fare…Nazifi nisi disi të murmuriste diç me Aliun dhe Dullën. Në fillim nuk e kuptova qëllimin e tyre. Por, dikur Aliu tha: ,, Mua kjo rrugë nuk më dukët e hajrit…Më mirë është t’ ia ,,shprazim,, këtij gomari dhe të ikim në mal!,,

,,Po çfarë faji ju ka ky, ëshrë vetëm i dërguar që të na mërr, e ju të jeni aso trimash tregonja vehten atje ku duhet !,,- u thotë Rizahi.

Shoferi Gavre i cili fare mirë e ka njohur shqipen, ka ditur si të mban qëndrim kinse nuk kupton gjë. Ishte i trajnuar mirë. ,,Kapedanët,, heshtën…

Me të arritur para hyrjes në Shtëpinë e armatës, përpara na prisnin oficerët Arizan Nesterovski ,,Marçe,, dhe Elisie Popovski ,,Marko,,! Na dëshiruan ,,mirëseardhje,, duke na pyetur se si kishim kaluar rrugën. U nisëm ka hyrja për në sallë. Aty para nesh, në rradhë qëndronin edhe disa oficerë e gjenerala të tjerë, të cilët i dorëzonin armët që mbanin me vehte dhe futeshin brenda. Këtë e vërejti edhe Nazifi, Aliu dhe Dulla.Unë shikoja si i habitur. Por, nuk kishim kah t’ ia mbanim, ishim kap ngushtë dhe ne duhej t’ i dorëzonim armët. Nazifi disi, kundërshtoi… Ashtu bëri edhe Aliu. Por, si duket çdo gjë kishte qënë e përgatitur mirë kurthi, dhe dy gjeneralët para nesh, / për të cilët do të kuptoj më vonë/ të quajtur gjenerali Beno Ruso e tjetri Nafi Sulejmani i Manastirit.

,, Hajde ore, mos u shtyni ashtu… Armët i dorëzojmë ne që jemi oficera, se me armë nuk futemi dot në sallë, kështu është ligji !,, u dëgjua zëri metalik i oficerit që foli shqip. Ne si të ngatërruar dhe, sikur nuk i njohim rregullat, i dorëzuam armët një nga një, duke dyshuar se mos vallë na kishin përgatitur ndonjë kurth!?!… Më tej, ashtu siç jemi futur një nga një për në sallë, asnjëherë nuk arritëm të shihnim njëri-tjetrin… Çdo njërin na kishin fut nga një derë e hekurt në një tunel të veçantë dhe aty na vënë në pranga! Edhe mua njashtu, dhe përmes tuneleve na dëbuan në qelia burgu. E më vonë në burgun e Shtipit. Atje janë të gjithë të likuiduar, aty ku edhe sot i kanë varret…

,, E mua, me gjasë , më shpëtoi shoferi Gavre nga pushkatimi, sepse kur Nazifi dhe të tjerët donin ta vrisnin shoferin, unë ndërhyra, duke u thënë se përse ta vrisnin, çfarë faji kishte ai, dhe…kjo më shpëtoi të mbetesha gjallë. Por, mbajta plotë 20 vite burg nga UDBJA …!,,- përfundon rrëfimin e tij xha Rizah Gorjani, i cili tanimë, me banim gjendej në fshatin Senokos të Gostivarit, pa ndonjë përfitim.

E likuidimi i Xhemë Simnicës ishte një vrasje me tradhëti…

http://www.tetovasot.com/2016/08/si-...-nafi-cegrani/
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Vllavrasja e grindjet , a e kan kohen ,të dalin jashtë mode...?

Posted: 19 Aug 2016 02:35 AM PDT

Emri:  PAQ.jpg    Shikime: 189    Madhësia:  39.7 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kuvendi i Rilindasve: Vetëm 7 nga 140 deputetë lexojnë libra!

Posted: 18 Aug 2016 12:45 PM PDT

Në Kuvend ka bibliotekë. Ja sa deputetë shqiptarë marrin libra për t'i lexuar

Emri:  Screenshot_9-16.jpg    Shikime: 145    Madhësia:  38.0 KB

Vetëm 7 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë aktivë të Bibliotekës Kombëtare e parlamentare, dhe vetëm 3 prej tyre tërheqin libra. Këto janë statistikat shqetësuese që zbulon politologu Afrim Krasniqi, i cili thotë se ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë.

Por në raport me librin, Krasniqi thotë se shqiptarët po e braktisin çdo ditë e më shumë të, pasi më shumë se gjysma e qytetarëve sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë.

Afrim Krasniqi: Ne sot kemi numrin më të vogël të juristëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të akademikëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të profesorëve në historinë e parlamentarizmit.

Këtë konstatim, politologu Afrim Krasniqi e shoqëron me të dhëna shqetësuese për raportin që kanë me librin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Bibliotekën parlamentare nuk e kanë vizituar asnjëherë 133 përfaqësues të popullit.

Afrim Krasniqi: Nëse eurodeputetët përdorin 10 vajtja në 10 tërheqje nga bibliotekat dhe vizita pa fund në biblioteka për të marrë arkiva, të dhëna që i duhen për fjalimet e tyre dhe për punën e tyre, në Shqipëri ndodh që maksimumi 7 deputetë kanë vizituar ajo që quhet libraria e parlamentit dhe Biblioteka Kombëtare dhe vetëm 3 prej tyre rezultojnë që janë klientë dhe që tërheqin libra.

Por politika duket se nuk është e vetmja që e ka refuzuar leximin. Sipas të dhënave më shumë se gjysma e qyteteve nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi.

Afrim Krasniqi: Shumica e librarive janë shndërruar në atë që quhet kafe ose qendra të llotove, ku gjenden disa libra dhe në aspektin e reklamimit të librit ne shohim një situatë paradoksale. Ne Shqipëria librat më të shitur janë librat e politikanëve.

Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe lexuesit e saj, ku të dhënat me të shpeshta janë ato të panaireve.

ORA NEWS
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more