Skip to main content

Ferizaj Press: “Zotohet Nikoliq: Kosova nuk do të jetë kurrë anëtare e OKB-së, përderisa…” plus 9 more

Ferizaj Press: “Zotohet Nikoliq: Kosova nuk do të jetë kurrë anëtare e OKB-së, përderisa…” plus 9 more


Zotohet Nikoliq: Kosova nuk do të jetë kurrë anëtare e OKB-së, përderisa…

Posted: 22 Aug 2016 09:10 AM PDT

Tomislav Nikoliq

"Është duke u bërë një presion i madh ndaj vendeve që nuk e kanë njohur të ashtuquajturën pavarësinë e Kosovës, për ta bërë atë, por ne do të luftojmë më gjithë forcën tonë dhe kurrë i ashtuquajturi shteti i Kosovës nuk do të bëhet anëtare e OKB-së, përderisa Serbia të ketë miqtë e saj në këtë organizatë", ka thënë Nikoliq para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar, se problemi i Kosovës e ka përcjell që prej fillimit të mandatit të ti, se çdoherë ka parë gjithë atë presion që iu është bërë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas tij, të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovës e kanë kuptuar se si Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe përkundër vazhdimit të presionit nuk do të jetë e mundur që ta njohin atë.

"Kjo është qartë për të gjithë dhe nuk është nevoja të fshehët, gjithashtu, këtë ia kam thënë edhe nënpresidentit amerikan, Joe Biden", tha Nikoliq.  /Lajmi.net/

 

The post Zotohet Nikoliq: Kosova nuk do të jetë kurrë anëtare e OKB-së, përderisa… appeared first on FerizajPress.

Turqia nuk ka të ndalur, tani suspendon 95 policë

Posted: 22 Aug 2016 08:09 AM PDT

Rreth 80.000 të punësuar në polici, ushtri, gjyqësor dhe shërbime publike janë larguar ose janë pezulluar nga punët e tyre pas grusht shtetit të dështuar ushtarak më 15 korrik, transmeton lajmi.net.

Këshilli Suprem Ushtarak i Turqisë, i cili mblidhet dy herë në votë do të mbajë takimin e dytë në fund të muajit gusht.

Takimi do të kryesohet nga kryeministri Binali Jildirim. /Lajmi.net/

The post Turqia nuk ka të ndalur, tani suspendon 95 policë appeared first on FerizajPress.

Materialet nga ndëtrtesat  po rrezikojnē qytetarët nē Ferizaj

Posted: 22 Aug 2016 07:51 AM PDT

  Materialet nga ndërtesat e vjetra  por edhe nga ato  më të reja shpesh  po paraqesin rrezik për kalimtarët e rastit. Ka ndodhur shpesh  që pjesë të mureve  dhe materiale të ndryshme  të binë nga laryësitë e ndësrtesavë.

Një qytetar   ka dërguar  në redaksinë e FerizajPress disa foto të një ndërtesë në rrugën “Rexhep Bislimi” ku shihet se kulmi ka filluar të  prishet dhe të bie pjesë pjesë.

" Pak kohë më parë kur filloi edhe  era të fryej këto pjesë  ishin shumë të pasigurta dhe  nëse bien nga ajo lartësi mund të jenë të rrezikshme  për qytetarët" ka thënë ky qytetarë.

Kohë më parë nga rënia  e materialeve nga  katet e larta të ndërtesave në Ferizaj  kishte ndodhur edhe një aksident me fatalitet.

14111791_10157280233855207_1088109632_n 14111621_10157280234055207_1760419670_n Screen Shot 2016-08-22 at 16.37.46

The post Materialet nga ndëtrtesat  po rrezikojnē qytetarët nē Ferizaj appeared first on FerizajPress.

Labi grumbullon shumën e premtuar për qytetarë e dëmtuar nga vërshimet në Hasanbeg

Posted: 22 Aug 2016 07:28 AM PDT

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri  ka grumbulluar një shumë  rreth 11 e 500 euro  në ndihmë të banorëve të  Hasanbegut , në Shkup të cilët pësuan nga vërshimet e fundit.

Labi përmes një postimi ka falënderuar të gjithë ata që  kontribuuan në grumbullimin e shumës së mjeteve për tu dalë në ndihmë banorëve të dëmtuar.

 

 

U tejkalua shuma e premtuar nga aksioni im!
Kaq kisha mundesi🇦🇱

Faleminderit i nderuari gjaku im!
Faleminderit i dashur popull!
Kaq kisha mundesi, parat e mbledhura për Shkupin tejkaluan shumën e premtuar✊🏽
U mblodhën gjithsejt: 11,536.94 €€

Ty që ta dhash dorën vitin e kaluar në Shipkovicë të Tetovês, ishte premtim se çdoherë kur të je në krizë do jem afër teje me të gjithë popullin tënd, sikurse ti i çmuar gjaku im që i hape dyert e shtëpive në kohêrat më të vështira pêr ne✊🏽🇦🇱

Nesêr do të jem në HasanBeg, do ti shperndaj për familjet më të prekura nga rasti i vershimeve.

Me nderim dhe respket, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipêrise dhe populli ynë nga e gjithë Bota të cilet me dolen në ndihme në shume aksione për të miren tonë.

Zoti e bekoftë Shqipêrine dhe Shqiptarët nga të gjitha trevat✊🏽🇦🇱

Faleminderit Mediave për mbeshtjen gjatë lobimit të këtij aksioni👏🏾🏽

Labinot Tahiri 14022204_1758605217715445_169200325693191838_n 14054218_1758605201048780_9184654311520934125_n 13962553_1758605187715448_2486568998657668337_n

The post Labi grumbullon shumën e premtuar për qytetarë e dëmtuar nga vërshimet në Hasanbeg appeared first on FerizajPress.

Tanin viziton Beogradin, Daçiq lavdëron UNMIK-un

Posted: 22 Aug 2016 07:09 AM PDT

Tanin e Daciq

Atje është takuar me zëvendëskryeministrin e  parë dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Vizita e tij realizohet në prag të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Sigurimit të KB, në të cilën do të shqyrtohet raporti tremujor i punës së këtij misioni në Kosovë.

Sipas komunikatës, në këtë takim u theksua bashkëpunimi i mirë midis Serbisë dhe këtij misioni.

Bëhet e ditur se u paraqitën vlerësime mbi situatën aktuale në Kosovë, veprimin e UNMIK-ut, pastaj mbi angazhimin e këtij misioni në fushat me rëndësi për mbetjen, jetën normale e të dinjitetshme të serbëve dhe të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera joshqiptare, shkruan  në komunikatë.

Në takim u  theksua rëndësia e Misionit për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe angazhimi i UNMIK-ut për të gjitha çështjet me rëndësi për zbatimin e Rezolutës së KS të KB 1244.

Në takim u theksua edhe rëndësia e pranisë së pazvogëluar të UNMIK-ut, duke u nisur nga besimi që ka popullata serbe dhe joshqiptare në punën e misionit, shkruan komunikata.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në të cilën do të shqyrtohet raporti mbi punën e UNMIK-ut do të mbahet të enjten, më 25 gusht.

 

The post Tanin viziton Beogradin, Daçiq lavdëron UNMIK-un appeared first on FerizajPress.

Shpend Ahmeti sulmohet me ngjyrë e shtalba

Posted: 22 Aug 2016 06:14 AM PDT

Objekti i Komunës së Prishtinës para pak minutash është sulmuar me ngjyrë dhe shtalba nga disa persona, shkruan Gazeta Fjala.

Ngjyra është hedhur në muret e Komunës.

Madje vet kreu i saj, Shpend Ahmeti ka dal për të para ngjarjen.

The post Shpend Ahmeti sulmohet me ngjyrë e shtalba appeared first on FerizajPress.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia arreston një të dyshuar për sulmin ndaj Shpend Ahmetit

Posted: 22 Aug 2016 06:14 AM PDT

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 13:00 të pasdites së sotme është ndalur një person i cili dyshohet se ka gjuajtur me ngjyrë e shtalba në drejtim të objektit të komunës,.

Flora Ahmeti, zëdhënëse nga rajoni i Prishtinës, ka thënë për Gazetën Fjala se rasti është duke u hetuar.

"Rreth orës 13:00 një person është ndaluar nga ekipet e policisë. Rasti është duke u hetuar. Ekipet janë në vendin e ngjarjes", ka thënë Ahmeti.

The post Policia arreston një të dyshuar për sulmin ndaj Shpend Ahmetit appeared first on FerizajPress.

Udhëheqësit e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare

Posted: 22 Aug 2016 06:14 AM PDT

Disa nga krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar nënshtetësinë e Shqipërisë, duke u pajisur me pasaporta të shtetit shqiptar.

Lajmi është publikuar në disa media, por është nga akterë të Vetëvendosjes, të cilët kanë përgëzuar kolegët e Lëvizjes në llogaritë e tyre në Facebook, siç ka bërë, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë shqiptare me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

The post Udhëheqësit e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare appeared first on FerizajPress.

Gecaj: Opozita, uniformizim bolshevik për Demarkacionin

Posted: 22 Aug 2016 06:14 AM PDT

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, të hënën ka shkruar lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka pyetur se si është e mundur që asnjë deputet nga radhët e opozitës nuk ka mendim ndryshe për Demarkacionin, përkundër pozitës që ka disa deputetë që janë deklaruar kundër.

Gecaj ka shkruar në Facebook se koalicioni qeverisës nuk ushtron presion ndaj deputetëve, por është e kundërta.

"Deri sa nga ana jonë paska të tillë të cilët mendojnë ndryshe, si është e mundur që në anën tjetër asnjeri nga deputetët mos të mendoj as edhe dyshoj se ndoshta po gabojnë dhe atë asnjëherë pa asnjë përjashtim. A thua pse? Sepse në anën tjetër ka një mendësi tjetër, një trysni tjetër, një lloj uniformizmi bolshevik, një disiplinë ushtarake ku, demokracia ka vdekur e para e pas saj edhe toleranca dhe mendimi ndryshe. Prandaj analistë, analizoni edhe një herë – është fjala për presion partiak të panjohur ndër ne deri më tani", shkruan Gecaj.

The post Gecaj: Opozita, uniformizim bolshevik për Demarkacionin appeared first on FerizajPress.

Prokuroria s’ka filluar ende hetimet për ‘Pronto II’

Posted: 22 Aug 2016 06:14 AM PDT

Edhe pas publikimit në vazhdimësi të skandaleve të zyrtarëve të lartë të PDK-së të njohura tashmë si Pronto II, prokuroria e shtetit ende nuk ka nisur hetimet.

Gazeta "Zëri" mëson zyrtarisht se ende janë duke u shqyrtuar këto raste për të parë nëse ka elemente të veprës penale.

"Siç ju kemi informuar edhe më parë se Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka krijuar ekipin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e MTPT-së", ka thënë për "Zëri", Hekrem Luftiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, transmeton zeri.info.

Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

"Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t'i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer", ka thënë Lutfiu për të shtuar se për momentin prokurorët janë duke i analizuar dhe vlerësuar të gjitha materialet e transkriptit të përgjimeve.

The post Prokuroria s'ka filluar ende hetimet për 'Pronto II' appeared first on FerizajPress.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more