Nuk ka humbje më të madhe se sa t’i përkasësh fesë që aq shumë e përuron, përdëfton dhe e kultivon moralin, sjelljen e mirë, dëlirësinë, çiltërsinë, pastërtinë, tolerancën, këshillën, paqen, turpin, diturinë, mirëpo në përditshmëri të jesh njeri që nuk të honeps dot dhe nuk të duron askush. Sikur të jesh një derr mali të ikin njerëzit prej teje. Sikur të jesh një daulle e shqyer, njerëzit i vënë duart tyre në veshë, sepse nuk mund ta dëgjojnë g urrën e sharjeve rutinore që del prej një goje që në thelb duhet të jetë e praruar. Sa keq kur të largohet dikush për shkak të erës së qelbur që lëshojnë goja dhe çorapet e tua. Bota më duket se përmbyset kur sheh injorancën të strukur në mbretërinë e atij që aq shumë qe urdhëruar të lexojë e mësojë. Patjetër myslimanët duhet ta pyesin veten se përse janë mysliman? Çka në të vërtetë ngërthen feja islame? Sa janë mysliman? A janë mysliman? Vetëm pas kësaj përballjeje me vetveten, unë mendoj se do të mund t’i shohim bulëzat e