Ese apo Hartim per librin
Libri është një kopsht i bukur
Hapa dritaren. Kopshti ishte zbukuruar me lulet më të bukura që kishin çelur. Aroma më freskonte tërë trupin. Në mendjen time bluanin mendime të ndryshme. Krahasoja ato lule të bukura, si lule parajse, me atë që e dua më së shumti, me mikun tim më të dashur – librin.
Thashë më vete: lulet kanë zbukuruar kopshtin, ndërsa libri ka lëshuar rrezet e tij të arta për të ndriçuar mendjen e çdo fëmije, pavarësisht moshës së cilës i përket ai.
Libri është burim i diturisë. Ai është dritare e jetës, i cili të hap rrugën drejt një të ardhmeje të lumtur. Sikur një pemë, e cila rritet dhe në fund na ushqen me fruta, edhe librin kur e lexojmë çdo ditë, truri ynë ushqehet me frutat më të bukura, me diturinë e cila nuk blihet me të holla, por vetëm duke mësuar.
Populli thotë: Shtëpia pa libra është sikur dhoma pa dritare”. Nga kjo thënie kuptojmë se, vërtet, një njeri që nuk lexon i ngjan një dhome të errët, pa dritare. Në errësirë nuk banohet, e pa libër nuk jetohet.
Shkruar nga Gëzime Livoreka -Kaçanik
ese per librin,libri ese,hartime per librin,libri hartime shqip,hartime te bukura per librin,libri hartim shqip,hartime dhe ese per librin,liber hartim,libri ese shqip
loading...
Lexo edhe: