Kjo ditë është dhe mbetet simbol i bashkimit dhe formimit të një shteti shqiptar edhe pse të copëtuar por prap se prap një shtet i krijuar ku do të mund të jetojnë shqiptarët të lirë por jo të bashkuar.
28 nëntori është njëra ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishme të Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë.
Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë, e cila nuk falet, e as nuk dhurohet, por fitohet me shumë përpjekje,gjak dhe vuajtje brezash.
Po në këtë datë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, AdemJashari si dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ushtri që sakrifikoi shumë për vendin tonë madje edhe jetët e tyre duke i dhënë shpirtë dhe kahje të duhur ngjarjeve të rëndësishme kombëtare dhe historike.
Ta gëzojmë këtë për shumë mot.
Rroft përjetë kombi shqiptar.
Shkruar nga : Dr. Agon Faton Bislimi
Lexo edhe: 28 Nëntori – Ditë e shenjtë arbërore
Ky eshte nje ese per diten e shpalljes se pavaresise se Shqiperise apo 28 nentorit,ese per 28 nentor,hartime per 28 nentor,ese per diten e flamurit,ese per diten e shpalljes se Pavaresise
loading...
Lexo edhe: