Skip to main content

Zomb – libër që të ndjell ta duash

IMPRESION

Zomb – libër që të ndjell ta duash

“Zomb” i Ag Apollonit është një libër i ngjyer në substancën e artit të përbotshëm. Brenda diskursit të vetë dramatik ky libër është i sendërtuar mbi tempujt më të sofistikuar të krijimeve të përbotshme duke përfituar nga to shkëlqimin e përjetshëm dhe duke u dhuruar atyre njëkohësisht kristalin origjinal në shekujt e ardhshëm. Libra të tillë tejkalojnë autorin

Avni ALIJA

Dehja kthjellon shpirtin. Dhembja deh dhe mbjellë farën e fluturimit shpirtëror. “Zomb” rrezaton një substancë të nëpërdukshme me ngjyrime religjioziteti. Jo në kuptimin klasik Në kuptimin e asaj që "ndërlidhë". Religio. Libër që të ndjellë ta duash. Libri “Zomb” i autorit Ag Apolloni është në gjendje të ngjizë te Perceptuesi i dytë idenë e kristalizimit të mes-hapësirës Zot-Njeri. Kjo mes-hapësirë është dashuria Njeri-Njeri. Libri me poezi “Zomb” tashmë është në dorën e lexuesit. Ag Apolloni ka pasë fuqi që dashnoren e përjetshme të shpirtit ta tejçoj në dorën time. Në dorën e tjetrit. Ta pjesëtojë me të tjerët. Kush mund ta dijë, ndoshta Perceptuesi i dytë mund ta dojë atë edhe më shumë se Perceptuesi i parë. Ndonëse, pa dyshim, perceptuesi i dytë nuk e njeh atë sikurse i pari. Por, ky fakt, ky prangim, nuk mund t'ia kushtëzojë atij ta dojë këtë Libër, këtë dashnore të përjetshme, sa edhe vetë autori: në trajtën e vet origjinale, mbase më shumë. Apo ndoshta jo. Gjithsesi, në fund të fundit, në mënyren e vet më origjinale. Nëse nuk e do më shumë, e do më ndryshe. Kjo ia shton ndriçimin “Zomb”-it. Një libër i mirë duhet të na godasë si me sopatë, thotë Franz Kafka. ZOMB – është një libër-labirinth.

Njeqind poezi per dashuri

Numri njëqind dhe mistika e numrave tek Franz C. Endres dhe Annemarie Schimmel. Unë i kthehem edhe njëherë poezisë me numrin 72. Në librat mbi studimin e mistikës dhe domethënieve të numrave ky është numri nga me komplekset. Nuk e gjej atë që kerkoja. Iu ktheva “Zomb”-it në poezinë numër 5. Numër 7. Numër 3. “Zomb” të shtyn, madje të detyron, të nxjerrësh nga radhorët e kujtesës dhe nga rafti i bibliotekës krijimet e autorëve të mëdhenj: Goethe, Lorka, Borges, Gottfried Benn, Alfred Lichtenstein, Däubler; Rodin, Pikaso, El Greco, Richter, Dali etj. Goethe shkruante:"Dashuria është ngjarje sikurse edhe vetë jeta, një ndodhi sikurse vetë frymëmarrja...". “Zomb”- nj Poezi në njëqind njësi. Njëqindëshi është Njëshi i ngjizur në vete me veten dhe prapë në vetvete. Poeti është medium origjinal. I papërsëritshëm në të gjitha momentet e manifestimit të tij tokësor.
“Zomb” i Ag Apollonit është një libër i ngjyer në substancën e artit të përbotshëm. Brenda diskursit të vetë dramatik ky libër është i sendërtuar mbi tempujt më të sofistikuar të krijimeve të përbotshme duke përfituar nga to shkëlqimin e përjetshëm dhe duke u dhuruar atyre njëkohësisht kristalin origjinal në shekujt e ardhshëm. Libra të tillë tejkalojnë autorin. Qenia njerëzore është një shenjë kryqëzimi në kozmos. Poeti është kryqi vet. Sigularitet i vetvetes. Ligj. Pikë. Rrafsh i mbyllur brenda një rrethi. Kozmosin e nëpërkalojnë shigjeta të panumërta nëpër pafundësi. Kur shigjetat, qofshin ato ide, qofshin engjëj, qofshin demonë, qofshin frymëzime, godasin Poetin-Kryq, ngjizen libra. Të përziera së bashku, pra ide, engjëj, demonë, frymëzime, krijime poetësh që pluskojnë në kujtesën e llojit, ato shigjeta me goditjen e vet shpërthejnë e shndërrohen në  libra. I tillë është libri “Zomb” i Ag Apollonit.

(Autori është shkrimtar, përkthyes dhe piktor në Gjermani. Ky tekst është botuar ne gazeten “Express”, më 5 janar 2010)

libri zomb,analiza,referat,zomb analiza,permbledhje,kritika
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more