Skip to main content

Zhurma e Lornës



Zhurma e Lornës 

Filmi “Heshtja e Lornës” i Jean Pierre e Luc Dardenne, pasi ka marrë dy shpërblime në Francë, një në Strasburg dhe është përkthyer (subtitruar) në 22 gjuhë zyrtare të Evropës, këtë javë pati një premierë edhe në Prishtinë, prej nga është edhe protagonistja e filmit, Arta Dobroshi

Ag APOLLONI 

Premiera e “Heshtjes së Lornës” ka ardhur në Prishtinë me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Por, imazhi që krijon ky film për shqiptarët nuk është i atillë që të meritonte mbështetje. Në qendër të filmit është një emigrante shqiptare që, për shkak të papunësisë në atdheun e saj, ka emigruar në Belgjikë, ku, për të pasur një lokal së bashku me të dashurin e saj, vendos të martohet dhe të divorcohet herë pas here me njerëz të nacionaliteteve të tjera. Ajo është njëkohësisht në lidhje më tre meshkuj dhe e dirigjojnë edhe disa meshkuj të tjerë. Kjo është temë e mirë për një film komik, e pranueshme madje edhe për ndonjë film të zhveshur nga vlerat, por jo për një film që pretendon të jetë serioz si trajtim dhe si vlerë.

Paradoksi i Lornës 

“Heshtja e Lornës” (“Le silence de Lorna”), koproduksion belg-anglez-francez-italian, ka për objekt jetën e Lornës (Arta Dobroshi), një emigrante shqiptare, e cila, për t’u bërë pronare e një dyqani në Belgjikë, vendos të martohet për letra me Claudy Moreau (Jérémie Renier), një martesë kjo e rregulluar prej mafiozit Fabio (Fabrizio Rongione), i cili si kusht kërkon që pas marrjes së nënshtetësisë, Lorna të martohet me Andrein (Anton Yakovlev), një rus, i cili është i pasur dhe i gatshëm për të shpenzuar një shumë të madhe parash për të rregulluar letrat në mënyrë të shpejt, ashtu siç kishte bërë edhe Lorna. Që kjo të ndodhë pa probleme, Fabio e heq qafesh Claudyn. Lorna, në anën tjetër ruan lidhjen me të dashurin e saj shqiptar, Sokolin (Alban Uka), i cili ndahet prej saj kur kupton që ajo ishte shtatzënë dhe po priste lindjen e fëmijës së Claudyt. Gjithashtu, në anën tjetër Fabio kërkon prej saj të abortojë që të martohet me Andrein, por Lorna gjen mënyrën për të ikur dhe për t’u fshehur në një mal, ku futet në një kasolle të shkretë dhe bie të flejë, duke folur me foshnjën e palindur.
Siç po shihet nga sinopsisi, Lorna është një vajzë që i ndërron meshkujt si çorapet; një vajzë që njëkohësisht ka lidhje me katër burra (Claudy, Sokoli dhe Fabio e Andrei); një vajzë që duhet të largohet nga të gjithë për ta shpëtuar jetën e fëmijës së palindur, të atij fëmije që e ka baba Claudyn, të cilin Lorna kurrë s’e kishte dashur, ose, thënë ndryshe, e kishte “dashur” vetëm për letra. Po ta ruante fëmijën e Sokolit do të ishte një akt më i motivueshëm, pasi që ajo e do Sokolin, por kjo shtatzënia me Claudyn është një paradoks që s’do koment. Kjo e dëshmon edhe mungesën e koherencës së karaktereve.

Kodi dhe mesazhi 

Heshtja e Lornës përfill një rend kronologjik të narracionit filmik; i përmbahet rrëfimit linear, duke mënjanuar teknikat e retardimit. “Storja” është e nyjëtuar në figurën e protaginistes, prandaj edhe filmi mund të kategorizohet si film i Lornës. Kamera xhiron vetëm fatin e saj. Gjithçka që paraqitet aty lidhet drejtpërdrejt me karakterin kryesor.
Meqenëse Lorna aktrohet nga Arta Dobroshi, regjisorët, që janë edhe skenaristë të këtij filmi, kanë treguar vëmendje të posaçme në procesin e identifikimit të saj me rolin. Insistimi i tyre në identifikimin e aktores me rolin ka dhënë rezultate të kënaqshme, ngaqë aktorja e zotëron plotësisht rolin e saj. Kjo nuk do të thotë që dominimi i saj në minutazhin filmik ka imponuar edhe dominimin e saj në nivelin artistik, por i lë hapësirë mendimit se shkolla kosovare e aktrimit nuk ndihet inferiore ndaj shkollave me traditë më të madhe.
Si rezultat, filmi mban vulën e vëllezërve Dardenne, të cilët gëzojnë autorësinë e plotë dhe, pashmangshëm, vizatojnë individualitetin e tyre në film. Ata e kanë shkruar skenarin (kanë krijuar mise-en-texte), e kanë inskenuar para kamerave (kanë krijuar mise-en-scene) dhe e kanë xhiruar atë inskenim (kanë krijuar mise-en-shot). Pra, autorësia e tyre i jep vulën filmit në të tri shkallët.
Duke pasur tendencë të emetojë në radhë të parë një mesazh politik, “Heshtja e Lornës” si kod, shpesh anon kah xhirimi dokumentar dhe asnjëherë nuk i tejkalon indikacionet skolastike të filmbërjes. Qëllimi i autorëve belgë ka qenë plasimi i idesë politike në një formë sa më bindëse, duke e imponuar një thjeshtësi të sforcuar të jetës së “përditshme”. E, pasi që, mesazhi është nga jeta e përditshme, edhe kodi ka fituar statusin e kodit të zakonshëm.

Zhurma e “Heshtjes së Lornës” 

Ndryshe nga emërtimi i titullit, që afishon heshtjen dhe bartë në vetvete idenë e filmit për heshtjen e krimeve dhe abuzimeve të bosëve të nëntokës, “Heshtja e Lornës” nuk ka kaluar në heshtje. Madje për të është folur shumë dhe këtë zhurmë e kanë krijuar edhe shpërblimet që i janë dhënë: Skenari më i mirë (Cannes 2008), Çmimi Lumiere (në kategorinë “filmi më i mirë në gjuhën frenge”) dhe një çmim politik (çmimi i parlamentit të Bashkimit Evropian).
Këto shpërblime, më mirë se çkado tjetër, dëshmojnë se filmi është shpërblyer vetëm për vlerën propagandistike (domethënë, për mesazhin politik), por jo edhe për vlerën artistike. Filmi është përbiruar me sukses politikisht, por nuk ka arritur të depërtojë askund artistikisht.
Heshtja e Lornës është një film frankofon, prandaj nuk është çudi pse është shpërblyer në Francë. Ai është gjithashtu një film thellësisht politik, prandaj nuk është çudi pse është shpërblyer nga parlamenti i Bashkimit Evropian. Por, ai nuk dallohet për vlerë artistike, prandaj nuk ka arritur të marrë as Palmën e Artë në Francë, jo më shpërblime të tjera në festivale ku vlerësohet arti.
Për më shumë, në planin ideor “Heshtja e Lornës” është një film që kultivon mendimin stereotip, sipas të cilit italiani gjithmonë është mafi, rusi – njeri i ftohtë dhe dinak, kurse shqiptari gjithmonë një emigrant që duket sikur vjen nga xhungla, naiv deri në neveri. Për rrjedhojë, ruajtja e mendimit stereotip në këtë film është shenjë e mungesës së evoluimit të mendimit demokratik, një mendim ky që do të duhej t’i kundërvihej skemave tradicionale e ideologjike. Por, si duket Jean Pierre e Luc Dardenne janë thjesht regjisorë politikë, të cilët e duan artin vetëm si mjet propagandistik. Ndryshe s’ka si arsyetohet paragjykimi i tyre për nacionalitetet tjera, paragjykim ky që është vulosur me karaktere stereotipë.
Ky film është vetëm një gur në mozaikun që po e ndërtojnë të tjerët për portretin tonë. Qeveria ka dhënë pak mjete për ta sjellë këtë film në Kosovë, por do t’i duhet të investojë shumë miliona për ta përmirësuar këtë imazh: imazhin e shqiptarit si qytetari më naiv i Evropës.
 
shkrime nga Ag Apolloni,Ag Apolloni,shkrime ag apolloni,shkrime nga Ag Apolloni,Ag Apolloni shkrime
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more