Skip to main content

Vlerësime per librin "Zomb"


Akademik Rexhep QOSJA: “Libri Zomb tregon se poezia e Ag Apollonit ndryshon rrënjësisht prej poezisë së poetëve të tjerë shqiptarë – të traditës dhe të bashkëkohësisë. Megjithëse ata kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, poezia e të gjithëve është shumë e ngjashme. Poezia e Ag Apollonit, ndërkaq, e hapë një shkollë të re të poezisë sonë: të re me fakturë dhe të re me gjuhën poetike”

Dr. Bardh RUGOVA:  “Tri janë karakteristikat e lojës gjuhësore të Apollonit në librin Zomb: e para ka të bëjë me konventën (konvencionalizmin), lojën dhe jokonvencionalizmin; e dyta është zgjerimi i horizontit me artet e tjera, si: muzika, piktura, teatri, filmi etj.; e treta karakteristikë është motivimi i shenjës. Aftësia për ta motivuar konventën bën që autori të mos i lërë vend rastësisë. Ai planifikon, mëton dhe në fund realizon. Këto karakteristika e bëjnë poezinë e Apollonit një krijim origjinal të artit në Kosovë”

Mr. Agron Y. GASHI: “Për Apollonin poezia është një religjion në vete, prandaj ai e bën poezinë duke përmbysur një rend “vlerash” që u trumbetohet tërë kohën. Poezia e tij është një çerdhe ku gëlojnë të gjitha figurat stilistike. Intertekstualiteti dhe intermedialiteti në Zomb kanë gjetur prehje më mirë se kudo në poezinë shqipe. Zomb ështe sistem poetik ideal, më tipiku në letërsinë shqipe të këtij fillimshekulli”

MA. Blerina ROGOVA: “Zomb është libër unik, është diçka tjetër, “i llahtarshëm” do të thoshte Lasgushi, dhe di të të llahtarojë tmerrësisht. Është i dhimbshëm si vdekja dhe i mbyllur si arkivolet e saj, për ata që do të kërkonin në të një angazhim”

MA. Adil OLLURI: “Poezisë shqipe ka kohë që i mungon një vepër e sistemuar në formatin e librit poetik, prandaj libri Zomb i Ag Apollonit e plotëson në mënyrën më të mirë dhe më të duhur këtë mungesë. Ky libër poetik i Apollonit ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare”

Bardh FRANGU, shkrimtar: "Mbështetur në gjuhën e pasur poetike, në format e begata të vargnimit dhe thellësinë meditative, në qasjen eklektike, Zomb meriton një respekt të veçantë, sepse ndër të tjera edhe thyen klishe, trajta dhe forma poetike të banalizuara dhe na vjen në një formë tepër të veçantë në këtë kohë mungese vlerash të njëmendta. Zomb është një libër i hapur që na shpie deri tek Shkolla e Aleksandrisë dhe na kthen në përplasjet postmoderne"

MA. Manjola BRAHAJ, studiuese nga Tirana: "Strukturimi i mirëmenduar të kujton strukturimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit, vetëm se te Zomb nuk kemi në fund një parajsë të arritur, por një shkatërrim çka vjen si rezultat i mungesës së dashurisë. Të kujton një komedi hyjnore, për kujdesin dhe zgjedhjen e numrit të poezive të përfshira në të(100), në pjesët ndarëse duke patur parasysh gjithmonë simbolikën e numrave, veçse tani kemi të bëjme me një simbolikë që është e lidhur me religjonin lindor (Budizmi).
Pra, me anë të këtij vëllimi poetik është synuar dhe është arritur përsosmëria" 

MA. Flamur MALOKU: "Ag Apolloni në librin poetik Zomb (2009), rikontekstualizon arkishenjat mitike/biblike, në Gjenezën e Re, në Farën e Re të shkrimit. Ky relacion intertekstual njëherësh shtreson tema e mitema, çdoherë në nivel figure. Aty ku përqafohet diskursi biblik/mitik, shenjat në përhershmërinë tekstore universalizohen. Duke u rimarrë Zanafilla Biblike, mitizohet e dëshmohet Zanafilla e dashurisë personale. Aty ku zë fill krijimi i botës/kozmosit nga Zoti, tash në shkrimin e Ag Apollonit krijohet dashuria personale bashkë me botën/kozmosin"

Avni ALIJA, shkrimtar: "Zomb i Ag Apollonit është një libër i ngjyer në substancën e artit të përbotshëm. Brenda diskursit të vetë dramatik ky libër është i sendërtuar mbi tempujt më të sofistikuar të krijimeve të përbotshme duke përfituar nga to shkëlqimin e përjetshëm dhe duke u dhuruar atyre njëkohësisht kristalin origjinal në shekujt e ardhshëm. Libra të tillë tejkalojnë autorin"

LIBRI ZOMB ANALIZA,referat,kuptimi,zomb ag apolloni,analiza,analize,letrare
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more