Skip to main content

Veriakët të shkelur si zezakët


Veriakët të shkelur si zezakët 


Ballkan: Instituti i themeluar në Tiranë, ka një shtrirje të gjerë gjografike edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Çfarë qëllimi ka ngritja e këtij instituti në vetvete?

Ag Apolloni: Në fakt, Instituti për Promovimin e Vlerave në Gjuhë Shqipe ende nuk e ka hedhë asnjë hap për të fituar kredibilitet tek ata që janë gegë, gegëfolës dhe gegofilë, por nëse realizohen synimet e tij, besoj që veriakët nuk do të jenë zezakët (të shkelurit) e Shqipërisë. 

Ballkan: Ju ndërmerrni një nismë jo të lehtë, çka do të thotë që doni të "injektoni" (pa paragjykim) në psikologjinë gjuhësore disa vlera që gjuhës standarde i duhen, siç janë futja e paskajores dhe heqja e ë-së së panevojshme, e cila përdoret në shkrim, por jo në gjuhën e folur. Me çfarë duhet të nisë kjo? Nga tekstet shkollore?

Ag Apolloni: Paskajorja dhe ë-ja e panevojshme, siç e cilësoni ju me të drejtë, janë vetëm disa nga problemet. T'i heqësh paskajoren gegut është si t'ia kapësh gjuhën me dorë dhe t'i thuash "fol!". Kjo nuk është vetëm çështje gramatike, por edhe psikologjike. Pastaj, paskajorja ruan një neutralitet në komunikim, i cili në mungesë të saj lidhet pashmangshëm me një vetë gramatikore. Probleme të tjera janë: rotacizmi i dështuar (rërë, por "ranishte"; bëj, bërë, por "bamirës"; syri, ose ia vë syrin, por "synoj" etj.), nazaliteti (muzika, apo ngjyra e fjalëve qëndron te hunda, prandaj sot kemi një gjuhë standarde aspak muzikore. Këtu besoj që më kuptojnë më mirë shkrimtarët sesa gjuhëtarët), forma "ue" (me mësue, me punue etj.) paraqet problem edhe për gegët (tingulli bie mbi "u", prandaj çka na duhet "e"-ja) etj. Këto probleme çojnë te ndryshimet morfologjike e sintaksore (pra e prekin rrënjën dhe trungun e gjuhës). Natyrisht, besoj që një rishikim i standardit është çështje urgjente, por pa lejuar politizimin e gjuhës. Një herë u mor një vendim arbitrar, pasojat e të cilit po i vuan pjesa më e madhe shqiptare. Vendime të tilla politike me bazë provincializmi, nuk duhet të përsëriten. Ndërsa pyetjes se a duhet nisur tranformimi i gjuhës nga tekstet shkollore, mund t’i përgjigjem duke ia lënë meritat asaj letërsie që sot kultivohet jashtë standardit dhe që e imponon këtë “gjuhë ilegale” si vlerë estetikisht dhe pragmatikisht funksionale. 

Ballkan: Pritet të mbahet një konferencë për gjuhën e organizuar nga Instituti për Promovimin e Vlerave në Gjuhë Shqipe në Tiranë. A do të mjaftonte kjo, apo kjo është një mundësi katapultimi për një kongres të Gjuhës Shqipe, pas atij të vitit 1972?
Ag Apolloni: Një konferencë nuk mjafton për ta sfiduar Kongresin, por nëse ajo pasohet nga të tjerat dhe finalizohet me një kongres të ri, atëherë do të rehabilitohej një komb, më shumë se gjysma e të cilit është shkelur nga tekat e një psikopati që për dyzet vjet e shkatërroi jo vetëm gjuhën, por edhe karakterin e shqiptarit, madje edhe vetë Shqipërinë. Prej se flitet për rishikim të standardit, ka zëra që kundërshtojnë çfarëdo prekje në gjuhë dhe ka të tjerë që kërkojnë të kthehet gegnishtja e Fishtës, Mjedes, apo edhe e Camajt. Këto më duken si dy grupe ekstremiste, që veprojnë me inate, jo me arsye. Dihet që gjuha, ashtu si edhe njeriu, evoluon, prandaj të kthehemi te gegnishtja e traditës është sikur të synojmë t'i plakim fëmijët me zor. E them qartë: duhet ta sfidojmë standardin e '72-ës, por nuk duhet ta kthejmë gjuhën e Fishtës. Nuk duam as ideologjizëm, as arkaizëm, por duam një gjuhë që e lë traditën "në shejtninë" e saj, që lirohet nga provincializmi dhe që plotëson nevojat e pjesës më të madhe shqiptare, pa u treguar "raciste" ndaj pjesës tjetër. 

Ballkan: A mendoni se njerëzit e letrave shkruajnë gjuhë zyrtare, standarde. apo edhe këta të fundit përdorin dielektizmat e frymës së vendit ku janë rritur? Psh., Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Rexhep Qosja?


Ag Apolloni: Kadare, Qosja, Agolli dhe të tjerët mund të përdorin, dhe përdorin, dialektin gegë në veprat e tyre, por ky përdorim i tyre është për çështje stili, pra është njëfarë kozmetike mbi fytyrat e veprave të tyre, të cila pa ngjyrat dialektore do të dukeshin si të vdekura, pa ngjyrë. Kadare ka një leksik të pasur gegë, Agolli gegnishten e ka vetëm sa për të rimuar, ose për të motivuar ndonjë poezi kushtuese, kurse Qosja në leksik nganjëherë më duket më tosk së ata dy, por sintaksa e tij është sipas logjikës gege. Siç po shihet, këta shkrimtarë janë të vetëdijshëm që gjuha standarde ka nevojë për pasurime, rishikime e korrigjime. Por, ndryshe nga ta, unë mendoj që një standard i ri me bazë gegnishten e sotme, do të ishte zgjidhja më e mire, sepse standardi praktikohet nga një pakicë qe 40 vjet, kurse gegnishtja praktikohet nga një shumicë qe 500 vjet.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more