Skip to main content

Vdekja nuk është fundi i rrugës


Vdekja nuk është fundi i rrugës


Jam lodhur duke luajtur rolin e të keqit, të urryerit - thotë Denis Hopper (1936) derisa interpreton rolin e Vdekjes në filmin “Palermo Shooting” të regjisorit dhe mikut të tij Wim Wenders. Kjo mund të kuptohet edhe si thënie e vetë njeriut Denis Hopper i cili në historinë e kinemtografisë do të mbahet mend për role të njerëzve të egër. Në fakt ai edhe në jetë shpesh ështe treguar i egër, është treguar kokëfortë, autsajder i Hollywoody-t. Por është artist i adhuruar, i respektuar nga audienca e nga artistët e shquar amerikan e evropian. Ai në “Palermo Shooting” luan vdekjen e frikshme por këto fjalë i thotë me një buzëqeshje të trisht në fytyrë. Sikur kërkon të na thotë se ju nuk e keni parë portretin e plotë, nuk e keni njohur Denis Hopperin e plotë. E si të njihet një njeri kompleks si ai vetëm për një jetë?
Denis Hopper është artist multitalent. Arti i tij përveç aktrimit është shprehur edhe në regjisurë, në fotografi, pikturë. Ai është një njohës dhe koleksionues i madh i artit modern. Fotografitë dhe pikturat e tij janë ekspozuar në SHBA dhe Evropë. Në shkollë kishte filluar të shquhej si më i miri ku edhe kishte filluar të shfaqte interesim për aktrim, dhe kishte filluar të studioj në Old Globe Theatre në San Diego, California dhe më pas në New York në Actors Studio ( tek Lee Strasberg, ku kishte studiuar pesë vite). Hopper aty ishte dhënë shume pas veprave të William Shakespeare. Dhe ngadalë kishte filluar të shfaqej me role të vogla në botën e madhe të filmit. Së pari ishte shfaqur në disa shfaqje televizive e rolin e parë në film e kishte interpretuar në “Johny Guitar” (1954) dhe menjëherë pas tij shfaqet në filmin “Rebel Without a Cause” (1955) krahas James Dean-it me të cilin bëhen miq dhe vdekja e Dean-it e lëndon shumë shpirtërisht Hopperin.
Denis Hopper shfaqet edhe në filma të tjerë por karriera e tij merr kahje tjetër kur ai bën debutimin si regjisor duke e drejtuar filmin “Easy Rider” (1969) një road movie ku interpretonin dy miqtë e tij Peter Fonda dhe Jack Nicholson. Filmi u pritë shumë mirë nga kritika dhe publiku dhe fitoi disa çmime. Gjithashtu ky film ndikoi në rrjedhën e zhvillimeve të industrisë së filmit në Hollywood duke i bërë që producentët e mëdhenjë të fillonin të prodhonin filma me buxhet të ulët. Hopper bashkë me miqtë e tij kishte shpenzuar 400.000 dollarë për realizimin e “Easy Rider” e që ishte shëndërruar në një fenomen në box-office. Pas këtij suksesi, për Hopper kishte filluar një kohë e keqe në karrier dhë në jetën e tij private; ishte bërë vartës narkotikësh, ishte alkoolizuar dhe nuk ishte shfaqur në ndonjë film të hajrit; i kishte ikur gati e gjithë dekada derisa kthehet fuqishëm me rolin e tij të fotografit të luftës në kryeveprën e Francis Ford Coppola-s: “Apocalypse Now”( 1979). Tutje karriera e tij do të qëndroj në një lartësi të lakmueshme ku sidomos do të shkëlqej në “Blue Velvet” të David Lych, në rolin e sociopatit gojështhurur. Interpretimi i tij në këte film është një nga interpretimet më origjinale dhe më të paharrueshëm në histori të kinematografisë.
Denis Hopper, aktori me sytë që i vezullojnë, me fytyrën qw ndryshon nga roli nw rol si një kameleon, këto ditë gjendet i sëmurë nga kanceri i prostatës dhe po numëron ditët e tij të fundit të jetës. Por për derisa ai numëron ditët e fundit filmofilët anëekënd botës numërojnë rolet e tij, filmat e tij; numërojnë sukseset e tij dhe besojnë në fjalët që vetë Ai i thotë në filmin “Palermo Shooting” se vdekja nuk është përfundim, nuk është mbyllje, por është dalje, është një korridor për të kaluar në anën tjetër. Udha e mbarë, Denis Hopper!


Ben Apolloni,shkrime nga ben apolloni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more