Skip to main content

This is it: Michael Jackson- shkrim nga Ag Apolloni


This is it: Michael Jackson- shkrim nga Ag Apolloni

Skena madhështore ku kombinohen teatri dhe filmi, njerëz që performojnë të magjepsur nga prania e idhullit të tyre, publiku që pret me padurim datën e koncertit, prova rraskapitëse e, mbi të gjitha, prania e Mbretit të Popit, duke bërë më të mirën e mundshme, atë që vetëm ai di ta bëjë. Kjo është ajo që quhet “This is it”

Ag APOLLONI 

“This is it!”(Kjo është ajo!), shprehet i ngazëllyer njëri nga valltarët e përzgjedhur për koncertin e ardhshëm të ikonës së tij Michael Jackson, duke u munduar t’i përmbajë lotët dhe duke mos gjetur fjalë për ta përshkruar atë që ndjente. “This is it!”, thotë Michael Jackson para publikut londinez teksa shikon sesi e adhurojnë. “This is it!”, përdoret edhe herë të tjera për të treguar diçka të papërshkrueshme, ashtu siç janë edhe këngët dhe performansat e këtij këngëtari, i cili synonte të kthehej vetëm edhe një herë i jashtëzakonshëm ashtu siç kishte qenë gjithmonë.

Mes të gjallëve dhe të vdekurve

Filmi dokumentar “This is it” i Kenny Ortegas përfshin inserte nga ditët e fundit të Micheal Jacksonit. Në film nuk përfshihet jeta private, por vetëm provat për koncertin që ishte paralajmëruar të mbahej në korrik, por që nuk u realizua për shkak të vdekjes së këngëtarit nga përdorimi i një koktej ilaçesh, me 25 qershor 2009, ditë kjo kur ishte paraparë të fillonte provat për koreografinë e këngës “Dirty Diana”. Ky koncert parashihej të thyente rekorde të shikueshmërisë, pasi që vetëm brenda një sekonde ishin shitur 16.000 bileta.
Si në videoklipet e tij ku nuk ka kufij mes të gjallëve dhe të vdekurve, ai shfaqet edhe në jetë. Sa ishte gjallë vallëzonte bashkë me të vdekurit (“Thriller”), kurse tash që është i vdekur shfaqet mes të gjallëve (“This is it”). Ai është një “zombie” që u përket të dy botëve dhe kjo më së miri kuptohet kur të shihet ky film dokumentar, që sjellë disa minuta shtesë nga jeta e këngëtarit. Në këtë “jetë shtesë” Michael Jackson e realizon koncertin e tij, duke ia ofruar atë publikut në formën “close-up” (nga afër). Po të jepej koncerti në korrik, publiku do ta shihte vetëm përformansën marramendëse të mbretit, do ta shihte vetëm mrekullinë, por pa e ditur si vihet deri tek ajo.
Katër muaj pas vdekjes, tamam si një hero i legjendave, ai vjen mes të gjallëve dhe na fton të gjithëve në provat e fundit. Kështu adhuruesit e muzikës pop me vdekjen e Michaelit humbën rastin për ta parë përformansën e artistit të tyre më të mirë, por me filmin “This is it” ata fituan rastin për ta njohur shpirtin e mirë të idhullit të tyre. Në këtë aspekt, ky film e plotëson figurën e tij. Të gjithë e kemi njohur artin e tij, ama jo rrugën e atij arti; të gjithë e kemi njohur artistin, ama jo (deri në këtë masë) edhe njeriun e mirë. Kurse, tash, pas shfaqjes së këtij dokumentari, e dimë që me vdekjen e tij, bota nuk humbi vetëm njërin nga njerëzit më të mëdhenj të saj, por shumë më shumë, ngaqë ai ishte shpirti fëmijëror i botës. Kwshtu që, jo rastësisht në fund të filmit planetin ia lë në duar fëmijës.

Katarsisi dhe heroi 

Michael Jackson kishte arritur kulmin e karrierës në vitin 1982, me albumin “Thriller”. Por, edhe në dekadën pasuese ai ishte në maje, pavarësisht shpifjeve që bëheshin në kurriz të tij e që më vonë, kur gjykata e shpalli të pafajshëm, ato mbeten vetëm si tentime të “djajve” për t’ia nxirë jetën një engjëlli. Nuk është për t’u habitur që mediat bashkë me një pjesë të publikut, që pothuajse e kishin braktisur atë, duke rënë viktimë e spekulantëve, tash e katër muaj më parë po përjetojnë një katarsis për heroin e tyre. Sipas Aristotelit, katarsisi është një spastrim shpirtëror i publikut kur sheh fatin tragjik të heroit të vet. Të gjithë ata që e kanë adhuruar dhe janë identifikuar me të, sot përjetojnë katarsis. Ai është hero që shkon e vjen si një legjendë, apo si në legjendë, duke mos e përfillur vdekjen, ndërsa publiku vazhdimisht pendohet pse u mashtrua. Gabimet ishin gjetkë, jo te heroi.

Një dhe i vetmi 

Në “This is it” Michael Jackson shfaqet me imazhin e tij tipik: me flokët e lidhur prapa, me tufëza floku ballit, herë me pantallona të kuqe, herë me xhaketë të kuqe, të mbajtur mbi pantallona të zi, e herë tjetër me rroba vizëlluese, dhe çorapë të bardha. Me këtë dukje Mbreti i Popit ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët, ashtu siç kishte qenë Mbreti i Rokut, Elvis Presley, para tij. Te të dy mbretërit binte në sy paraqitja mbretërore. Natyrisht ndikimi i Michaelit në Kosovë ka qenë më i madh se sa ndikimi i Elvisit, porse ky ndikim pa përjashtim ka prodhuar një lloj kiçi, sepse ata që e kanë imituar në stilin e veshjes nuk i janë afruar as deri te gjunjët, kështu që janë ndalur te çorapet e bardha.
Edhe në shtetet e kontinentet e tjera mënyra e tij e veshjes është imituar mjaft. Kanë provuar ta imitojnë edhe në të kënduar, por janë bërë qesharakë. Si në veshje, ashtu edhe në vallëzim e këndim, ai ka mbetur i paimitueshëm. Ashtu siç ka thënë Herman Broch për romantizmin, mund të thuhet edhe për Michael Jacksonin: “Ai nuk është kiç, por e pason kiçi”. Kushdo që e imiton, bën kiç, sepse: Ai është një dhe i vetmi.

Në Kosovë, pas vdekjes 

Kishte një dekadë që nuk shfaqej në koncerte për shkak të problemeve private, sidomos shëndetësore. Një nga performansat e tij të fundit në koncerte, ishte ajo në koncertin humanitar për Kosovën, më 1999. Tash, pas vdekjes, erdhi në ekranin e madh (në Kino ABC) për të na dhuruar art të mirëfilltë. Atëherë zëri i tij mund të ketë pasur ndikim në shpëtimin e trupave tanë nga gjenocidi, tash po ai zë do të duhej të kishte ndikim në shpëtimin e shpirtrave tanë nga kiçi.
Në film shfaqen inserte nga provat me valltarët në koreografinë e Michael Jacksonit, i cili vallëzon dhe sugjeron vazhdimisht kolegët. Aty shihen duke u punuar koreografitë për këngët e mëdha, si: “Beat it”, “They don’t care about us”, “Smooth criminal”, “Earth song”, “Black or white” etj. Ndërkohë që një bionde me kitarë e shoqëron herë pas here. Edhe pse me trup tw dobësuar, ai paraqitet në skenë me një shpirt tejet të gjallë. Gjatë vallëzimit ai lëviz në atë mënyrë sa të duket që po i kap tingujt me duar, ndërsa në vend të ecjes, duket sikur po rrëshqet nëpër skenë.
Filmi “This is it” nuk mbaron me daljen e titrave, pasi që edhe pas tyre shfaqen inserte nga provat e koncertit të Michael Jacksonit, i cili kurrsesi nuk e pranon fundin. Regjisori i lutet të pushojë, por ai ia kthen: “Do të pushoj sa të dua” dhe vazhdon. Pastaj, paraqitet një vajzë e vogël duke mbajtur planetin në dorë, pasi që ka humbur besimin te të rriturit, të cilët e shëmtuan natyrën (në “Earth song”), ndërsa Këngëtari i Planetit duke kënduar e vallëzuar “shkrihet” në pentagram. Michael Jackson më nuk është këngëtar, ai është vetë muzika.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more