Skip to main content

The Great Director (Regjisori i madh)


The Great Director (Regjisori i madh)

Filmi Diktatori i madh i Charles Chaplin është filmi i tij i parë me zë. Pra, pas një refuzimi të gjatë Chaplini pranon të flas në film. Në ktë film Chaplin-i përveq që ka shkruar skenarin, ka bërë regjinë, luan edhe dy rolet kryesore: atë të berberit çifut dhe të diktatorit të Ptomanias, Adenoid Hynkel ( dhe që nuk është vështirë të kuptohet se bëhet fjalë për Adolf Hitlerin ). Por edhe pse ky film paraqiste një përvojë të re për Chaplinin, pra edhe duhej të fliste, ai ia del me shumë sukses që ta realizoj edhe një vepër filmike që i bënë nderë krijimtarisë së tij të begatë dhe gjithë historisë së filmit. Diktatori i madh është një parodi për Adolf Hitlerin. Edhe pse ishte viti 1940 kur Hitleri ishte në kulmin e karrierës së tij, Chaplini e tallë atë e bën përrallë. Me gjestet që Chaplini i bën në këtë film shihet qartë se ai ka depërtuar thellë në psikologjinë e diktatorit Hitler dhe të gjithë masës. Ta kujtojmë përshembull fjalimin politik para turmës kur ai ( Hitleri/Chaplin) mbaron fjalinë turma brohoret, por sapo ai e ngritë dorën turma heshtë si memece. Pastaj se si nga toni i tij edhe mikrofonat përkulen. Detaj tjetër interesant është edhe uji që e përdorë për të lagur fytin dhe po ashtu se si e derdhë ujin brenda pantallonave të tij për ti “flladitur” gjenitalet. Sugjestion i teorisë së Frojdit ( Zigmund Freud ) se shumica e zjarrmisë motivuese të politikës së Hitlerit vjen pikërisht nga gjenitalet e tij. Ka edhe plotë gjeste që janë të paharrueshme në këtë film e që e pasqyrojnë Hilerin dhe ambiciet e tij: skena kur vallëzon me globin, kur pozon për piktorin dhe skulptorin, takimi me diktatorin e Bakterias, Benzini Napaloni e që në fakt paraqet Benito Musolinin, etj. Ndërkohë që rolin tjetër, atë të berberit çifut që për nga pamja i ngjanë kyekëput diktatorit e interpreton krejt ndryshe. Pra berberi është i hutuar, i nënshtruar. Pra i njëjti Chaplin në të njëjtin film interpreton dy personazhe te ndryshëm dhe është i hatashëm. Është mjeshtër i aktrimit.
Por nuk është vetëm mjeshtër i aktrimit. Ai është edhe mjeshtër i regjisë, dhe njohës i madh i gjithë përbërësve teknik që nevojiten për realizimin e një filmi. Përveç që di ti trajtoj problemet artistikisht, Chaplin edhe teknikisht i realizon idetë e tij shumë mirë. Madje kur ta shihni datën e prodhimit të këtij filmi do të çuditeni.
Tjetër segment shumë i rëndësishëm është edhe skenari. Dialogët që i ka vendos brenda këtij skenari janë shumë efikas, ashtu siç janë edhe monologët, e sidomos është i paharrueshëm monologu përmbyllës i filmit. Monolog ky i thënë nga berberi çifut i veshur si Hynkeli/Hitleri.
Chaplin kishte parashikuar si një profet ( dhe kjo është detyra e artistit sipas Aristotelit ) veprimet e Hitlerit dhe kastës së tij. Ai me anë të komikes kishte paralajmëruar botën për të ardhmen tragjike. Por bota kishte qeshur me komedinë, me gegat ( shakat) e Chaplinit der sa edhe lotët u kishin dalë. Nuk e kishin marrë seriozisht paralajmërimin e tij.
Madje është interesant se edhe te vetë Hitleri nuk kishte zgjuar urrejtje por përkundrazi ky (Hitleri) e kishte parë filmin me simpati dhe ishte një nga admiruesit e Chaplinit. E njëherë kishte deklaruar se edhe formën e mustaqeve e kishte kopjuar nga Chaplini.


Shkrim nga Ben Apolloni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more