Skip to main content

Shtatë mrekullitë e botës



 

Një ditë, mësuesja e kërkoi nxënësve që herën tjetër, të kërkojnë rreth shtatë mrekullive të botës. 

Ditën e caktuar, të gjithë i kishin bërë detyrat dhe me gjithë ndonjë dallim të vogël, pothuaj të gjithë kishin shënuar si shtatë mrekullitë e botës si më poshtë:
 

1. Piramidat e Egjiptit
2. Kopshtet e varura të Babilonisë në Irak
3. Murin e Kinës
4. Taxhmahallin në Indi
5. Kullën Eifel në Francë
6. Kullën Pizza në Itali
7. Kanalin Panama

Pasi i kishte mbledhur të gjitha fletët, mësuesja vuri re se një vajzë nuk e kishte dorëzuar fletën e saj.


 Ajo e pyeti nëse kishte pasur vështirësi në gjetjen e informacionit dhe vajza iu përgjigj:”Po, kisha pak vështirësi, por jo për ti gjetur, por për ti përzgjedhur. Mrekullitë ishin aq shumë saqë s’dija kë të marr e kë të lë.”
 

Mësuesja i tha:”Mirë, na lexo ato që ke shkruar dhe ne do të ndihmojmë që ti përzgjedhësh shtatë prej tyre.”
Fillimisht, vajza hezitoi, por pastaj ia nisi të lexojë shtatë mrekullitë e botës, sipas saj:

E para: Shikimi
E dyta: Dëgjimi
E trejta: Prekja dhe ndjeshmëria
E katërta: Shijimi
E pesta: Të ecurit
E gjashta: E qeshura
E shtata: Dashuria

Pasi vajza e lexoi dhe mrekullinë e shtatë, në klasa ra qetësia, saqë dëgjohej dhe zëri i gjilpërës po të binte përtokë. Mandej, vajza shtoi:
 

Janë gjëra të thjeshta që na i ka dhënë Zoti, jemi mësuar me to dhe na duken si gjëra që nuk na ndahen. 

Sipas mendimit tim, këto janë shtatë mrekullitë e botës të cilat nuk mund të ndërtohen me dorë dhe nuk mund të blihen me para. 

Shkurtimisht, ato janë brenda zemrës dhe trupit të secilit prej nesh, prandaj vlen të falenderojmë Zotin për to.”
 

Shpesh herë, ne harrojmë se imagjinata e fëmijëve është pa kufi, ndërkohë që ajo e jona është kufizuar dhe funksionon brenda shabllonëve. 

Ne shohim mrekullitë që ka bërë njeriu ndër shekujt dhe harrojmë mrekullinë e Krijuesit tonë, i cili na pajisi me to, për të bërë dhe ne mrekullitë tona.

7 mrekullit e botes,mrekullite e botes,cilat jane mrekullite e botes,mrekullia e botes,bota dhe mrekullia e saj
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more