Skip to main content

Nuk do të bëhet Kiameti derisa



Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nuk do të bëhet Kiameti derisa:

- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar; dhe
- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut; dhe
- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë); dhe
- Të shtohen tërmetet; dhe

- Koha të ikë shumë shpejt; dhe
- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet); dhe
- Të shtohen vrasjet; dhe
- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t'ia zgjasë atë dikujt, ai do t'i thotë: 'S'kam nevojë për të!'; dhe
- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta; dhe
- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: 'Ah sikur të isha unë në vendin e tij!' dhe
- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i
Madhëruar në Kuran: 'askujt nuk do t'i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158) Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t'ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin. Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht. Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t'u japë ujë aty bagëtive. Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!" (7121)

kur do te shkatrrohet bota,toka,kur do te behet kijameti,kijameti kur mund te behet,kur shkatrrohet gjithesia
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more