Skip to main content

Nga Pearl Harbor deri tek Obama


Nga Pearl Harbor deri tek Obama - shkrim nga Ag Apolloni 

Laureati i Pulitzerit dhe kandidati i Nobelit, këngëtari Bob Dylan me albumin e lansuar këtë vit ka bërë një provokim, duke filluar nga ballina që paraqet dy meshkuj që puthen e deri te tekstet që himnizojnë dashurinë dhe shajnë politikën

Ag APOLLONI

“Unë jam lindur më 1941, vitin e bombardimit të Pearl Harbor – dhe qysh atëherë kam jetuar në një botë të errësirës. Por duket se tash gjërat po ndryshojnë”, ka thënë këngëtari i hitit “Gjërat kanë ndryshuar”, menjëherë pasi janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit në SHBA. Albumi më i ri i tij quhet “Together through life” dhe ka relacione intertekstuale me poezinë “Kur lexoj Pushtimin e Famës” të poetit Walt Whitman. Ky relacion ka edhe një shpjegim kontekstual: këtë album që paraqet në ballinë dy djem që puthen, Dylani e lanson pak ditë pas mosaprovimit të martesave gay në California, duke huazuar titullin nga poeti homoseksual, Walt Whitman. Këtë CD të përbërë nga dhjetë këngë, Dylani (ashtu si edhe dy albumet e mëparshme) e ka edituar me emrin artistik Jack Frost. Kënga e dytë e albumit, sipas autorit, është paralajmëruar të jetë kolonë zanore e filmit të ardhshëm të regjisorit francez, Olivier Dahan. Ky album dallon nga albumet tjera, sepse këtu më shumë se profet, Dylani shfaqet si këngëtar.
Dylani duket që mjaft është marr me botën, kështu që këtu i kthehet vetvetes, temave personale, dashurisë dhe ky gjest vetëm sa e bën më të dashur këtë idhull të rokut, i cili qysh në vitin 1959, kur ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeçar, doli në skenë dhe nuk zbriti për pesë dekada me radhë. Ai erdhi si një muzikant misionar dhe si një poet i çmuar si profet. Ai u çmua si këngëtari më popullor dhe më me ndikim në jetën perëndimore. Më 1997, para dyqind mijë njerëzve, Papa Gjon Pali II mbajti predikimin e tij vjetor të bazuar në këngën e Dylanit, “Blowin’ in the wind”. Po në atë vit presidenti Clinton, e dekoroi këngëtarin duke thënë se “ai ka ndikuar në njerëzit e gjeneratës sime më shumë se cilido artist tjetër”. Bob Dylani si një figurë poliedrike, gjatë karrierës së tij të gjatë është nderuar me një sërë çmimesh për muzikë (Grammy, Golden Globe, Oscar), kurse nga viti 1994 është kandidat për Nobel për letërsi dhe gjithashtu është laureuar me çmimin Pulitzer. Nga viti 2004 mban titullin e nderit Doktor i Muzikës, kurse në vitin 2007 është xhiruar filmi “I’m not there”, që ishte sensacion për shkak se Bob Dylan potretizohej nga një femër (nga aktorja Cate Blanchet).
Pra, është e kuptueshme që pas një odisejade të tillë, këngëtari t’i kthehet vetvetes, ashtu siç ka bërë me albumin e tij të fundit.

Poeti me kitarë

“Çdo gjë që mund ta këndoj e quaj këngë, çdo gjë që s’mund ta këndoj e quaj poezi”, është kjo një nga citatet më të njohura të Bob Dylanit, artistit që rri më një këmbë në muzikë dhe me tjetrën në letërsi, duke iu kthyer kështu origjinës së lirikës për t’u bërë një Pindar bashkëkohor. Lirika e Bob Dylanit për shumicën ka qenë një paradoks: edhe pse funksiononte si këngë me kitarë, ajo kishte vlera të vërteta poetike për çka e krahasuan me lirikat e Jeats-it, T.S. Eliot-it dhe Ezra Pound-it e, në anën tjetër, edhe pse ajo ishte poezi e vërtetë, nuk e lakmonte jetën letrare, por bënte jetë mediale. Rokerët kujtonin se poezia e tij e nderonte rokun, kurse letrarët ankoheshin se ai po e përdhoste poezinë duke e kënduar me kitarë. Dhe vërtetë, karshi modernistëve elitarë, që refuzonin të merreshin me një audiencë masive, Dylani ishte një poet i popullarizuar, një bard bashkëkohor, audienca e të cilit arrinte në miliona njerëz. Nuk mungonin edhe ata që pyesnin pse ai vetë i këndonte vargjet e veta. Përgjigjja ishte vendosur në një pllakat: “Askush nuk e këndon Dylanin sikur Dylani”.

Pro dashurisë, kundër politikës

Albumi “Together through life” përmban gjithsej dhjetë këngë: nëntë me temë dashurie dhe një satirë politike. Te kënga “Beyond here lies nothing”, Dylani absolutizon dashurinë, duke e quajtur gjithçka tjetër të zbrazët. Një dorë e saj mbi ballin e tij vlen më shumë se gjithçka tjetër. Në këngën e dytë, “Life is hard”, po ashtu tregohet sesa e vështirë është jeta kur s’e ke pranë atë që e do. Kënga tretë, “My Wife's Home Town”, trajton temën e personazhit klasik të bluzit, gruan-shejtan, që të robëron, të plaçkit dhe “të çon n’rrotë të s’amës”. Kënga e katërt, “If You Ever Go To Houston”, flet për një dashuri të vjetër, duke evokuar kujtime nga rrugët dhe hotelet ku është zhvilluar romanca. Në këngën e pestë, “Forgetful heart”, sikur kemi një përsëritje të motivit nga kënga e dytë: jeta e vështirë pa dashnore. Vetëm se këtu kjo dashuri e dikurshme tash i hakmerret këngëtarit, duke e lënë pa gjumë gjithë natën gjatë së cilës ai nuk dëgjon më as fjalët, as hapat e saj, por vetëm “zërin e dhembjes”. Kënga e gjashtë, “Jolene”, është kënga më e thjeshtë dhe më romantike. Në të i këndohet vajzës, e cila kur kalon rrugës, edhe të vdekurit zgjohen për ta shikuar. Kënga e shtatë, “This dream of you”, është një këngë për një njeri të marrosur nga dashuria, i cili ngado që shkon, i fanitet e dashura. Madje ai dyshon mos është verbuar, pasi që kudo “e sheh” vetëm atë që nuk është dhe asgjë tjetër. Kënga e tetë, “Shake Shake Mama”, është një këngë ku “klouni i dikurshëm”, i mbetur pa nënë, pa baba dhe pa shokë, i lutet të dashurës t’i kthehet vetëm edhe njëherë. Ndërsa kënga e fundit e dashurisë quhet “I Feel A Change Comin' On” dhe është një tekst në të cilin personi që është duke lexuar James Joycen i drejtohet së dashurës, duke e porositur që të mos jetojë në ëndrra, por të vijë dhe t’i realizojë ato, sepse “jeta është për dashuri”. Kjo këngë është interesante edhe për nga fragmentimi i ditës në katër pjesë, ku secila ka efektin e vet te personi i dashuruar.
Ndryshe nga këto këngë është “It's All Good”, ku këngëtari thur një satirë politike për politikanët, fjalët e të cilëve janë në kundërshtim me realitetin. Njerëzit ecin nëpër lloç, jetojnë në pluhur, kuzhinat e restoranteve janë të fëlliqura, gratë i braktisin burrat, njerëzit mendojnë vetëm si të ikin nga vendet e tyre, gratë e veja qajnë, jetimët luten, ngado mizori, vrasësit enden nëpër qytet, ndërtesat shemben, ndërsa politikanët thonë: gjithçka është mirë.
Albumin “Together through life” vetë Dylani e ka quajtur album romantik. Por më shumë se thjesht romantik, ai është album autentik i Dylanit. Fizarmonika, takti rumba, western-swing, elementet nga blues, folk, country, çjerrjet nazale, qeshjet demoniake janë vetëm disa nga elementet e përhershme të muzikës së tij, ndonëse në këtë album zëri është më i pastër dhe më pak nazal se në albumet tjera të tij.



loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more