Skip to main content

Nata e Varrit




Thotë Muhammedi a.s.:

"Vdekja apo Dalja e Shpirtit nga Trupi është e rëndë sa 300 -herë të rëna me Shpatë".


Ndërsa flitet se... Nata e Varrit është e rëndë sa 300 Vite, me Pyetje dhe Përgjigje të ndryshme...

Seid Huderiju r.a. tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur ta vendosin Kufomën e ta bartin burrat mbi Kraharor, nëse është e mirë thotë “ngutuni”.
E, nëse është e keqe, i thotë Familjarëve të vet “o mjerë për mua, ku po më dërgoni?” E dëgjon zërin e Kufomës çdo Krijesë, pos Njeriut. E sikur ta dëgjojë Njeriu, do të çmendet.”

Çfarë mbetet?

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kufomën e pasojnë tri gjëra: Familja, Pasuria dhe Veprat e tij. Dy kthehen mbrapa e mbetet një: kthehen Familja dhe Pasuria e mbesin Veprat e tij -te mira apo të këqija.”

Transmetohet nga ibn Mesudi r.a. se ka thënë:

“Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vizatoi një Katror me një vijë në Mes, me gjatësi jashtë kufijve të Katrorit, pastaj vizatoi disa Vija anësore në vijën që gjendet në mes të Katrorit dhe tha: “Ky është Njeriu e ky është Exheli i tij që e ka rrethuar, e kjo Vijë me gjatësi jashtë Katrorit aludon Shpresat e tij dhe këto Viza të vogla anësore brenda katrorit janë Sprovat dhe Fatkeqësitë. Nëse shpëton nga njëra -e kafshon tjetra, e nëse shpëton nga njëra -e kafshon tjetra.”

Allahu i Madhëruar thotë: “Secili njeri do të shijojë Vdekjen, e Shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kiametit. E kush i shmanget Zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim e Jeta e kësaj Bote nuk është tjetër pos një Përjetim mashtrues.”

E çka më pastaj ? Përfundoi çdo gjë ...

Familja qan pak Ditë edhe të harron shpejt... largohen nga Varri yt, e ti dëgjon Zhurmën e këpucëve të tyre. Do të mbetesh vetëm... Sikur ti të kesh mundësi të ringjallesh...?
çfarë do të shpresoje: një Cigare, një gotë alkool, një këngë,apo Coroditje tjera apo që t’i kthehesh Rrugës së Allahut?

Imagjino veten tënde në këtë moment! Në varr do të pyetesh për veprat e tua, çfarë do të përgjigjesh? CKA DO TË THUASH? 200 filma nga Hollivudi, 100 mbrëmje argëtuese apo Namazet që të ndërmjetësojnë për ty, Vepra që do të bëjnë dobi ?
Mjafton Vdekja për këshillë. Furnizohu për Udhëtimin tënd dhe Furnizimi më i mirë është devotshmëria.

***Jeta nuk përfundon me Vdekjen fizike.

Muhammedi a.s. ka thënë: Përgatitu për Udhëtim, se Rruga është e gjatë.

Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe ruajuni një Ditë kur ktheheni tek Allahu dhe secilit Njeri do ti jepet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë." (El-Bekare: 281)

nata e varrit,jeta ne varr,nata e vorrit,jeta ne varreza
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more