Skip to main content

Mbreti duhet të flas por gojë nuk ka




Filmi “King’s speech” (Fjalimi i mbretit) i regjisorit Tom Hooper bazohet në historinë e vërtetë dhe të jashtëzakonshme të mbretit anglez George VI ( babait të Mbretëresheës Elizabeta II). Në prag të Luftës së dytë Botërore mbreti  i Mbretërisë së bashkuar, George V vdes dhe në vend të tij në fron vjen djali i tij Davidi I njohur si Mbreti Edëard i VIII, por pasi që ai bënte një jetë jo të denjë për një mbret detyrohet që mes kurorës mbetërore dhe kurorës me një grua të divorcuar dy herë të zgjedh njërën. Ai zgedhë kurorëzimin me gruan që dashuron dhe lë kurorën mbretërore. Tani kurora mbretërore i takon djalit të dytë, Princ Albertit, Dukës së York-ut që më vonë do të bëhet mbreti George VI.  Kjo do të ishte një nder per Dukën e Yorkut por problemi është se ai ka një defekt në të folur dhe nuk ka dëshirë të bëhet mbreti qesharak e belban George VI. Por vendi gjendet para fillimit të luftës së Dytë Botërore dhe ka nevoje për një mbret që ta udhëheq, për një mbret që do ta drejtojë e do t’i flas popullit. Por Princ Alberti nuk ka zë, nuk ka gojë. Ai është rritë me këtë defekt i cili ka zënë fill diku në moshën 4 ose 5 vjeçare ( defekt nga i cili zakonisht vuajnë meshkujt).  Deshi apo jo, Princ Alberti, duhet të marr kurorën mbretërore e të bëhet Mbreti George VI  dhe të vihet në ballë të mbretërisë së bashkuar e cila shtrihej edhe në vendet tej oqeanike. Mbreti i ri është i ditur, i urtë, i pashëm, njeri familjar por i mungon goja, zëri. Bashkëshortja e tij, Elizabeta, grua e dashur e modeste ishte munduar vazhdimisht që t’i ndihmoj burrit të saj por mjekët më të famshëm kishin dështuar t’i ndihmonin. Ajo dëgjon për një një mjek që jeton diku në një lagje të Londrës dhe vendos ta vizitoj edhe atë. Kur ajo i tregon se burri i saj ka probleme në të folur dhe se puna e tij është që tu flas njerëzve ai e këshillon që burri i saj të ndërrojë profesionin. Këshillë me mend por në këtë rast është e pamundur që të aplikohet sepse burri i saj është një princ që më vonë do të bëhet mbret. Mjeku Lionel (Geoffrey Rush) cakton takim me mbretin e ardhshëm. Terapia e tij është e pazakonshme. Ai përdorë metoda që asnje mjek më parë nuk i kishtë përdorur. Dhe që në fillim le përshtypje se mund të përmirësohet. Më vonë oborrtarët, këshilltarët e mbretit hetojnë mjekun Lionel dhe ai del se nuk është kurrfarë mjeku por një aktor i dështuar i ardhur nga Australia. Megjithë se mbreti në fillim kur kupton këtë i mbetet hatri por duke e parë se këshillat e aktorit të dështuar janë më të mira e më efektive se e doktorëve të famshëm ai vazhdon ti besoj aktorit. Gjatë seancave terapeutike Lioneli i cili mbetin e thërret me emërin e tij familjar, Bertie, përdorë metoda të pazakonshme, e nxitë mbretin që të përdorë fjalë që ai kurrë nuk i ka përdorur. Lioneli, adhuruesi i madh i veprave të Shakespear-it edhe vetë sillet me mbretin si Lolo me Mbretin Lir. Ai i thotë mbretit gjëra të cilat nuk guxon tjetërkush, ai e kritikon mbretin, e nervozon, por edhe bëhet miku i tij më i mirë. Lioneli bëhet shpëtimtari i tij, njeriu që mbretit ia kthen gojën, ia kthen zërin.
Filmi “King’s speech” i regjisorit Tom Hooper e me skenar të David Seidler është bazuar në një ngjarje të vërtetë e të jashtëzakosnhme. Skenari është i shkruar me shumë mjeshtri dhe duke tërhequr paralele me veprat e Shakespear-it, ai fiton vlera dhe sharmë të jashtëzakonshëm. Personazhet aty janë të tipizuara në mënyrën më të mirë, përplotë koloritë. Fabula është thurur me plotë tension dhe e “lidh” shikuesin para ekranit. Është e qartë se skenaristi David Seidler mentor e ka pas Shakespear-in sepse situatat i gërsheton shumë bukur dhe në momentët me dramatike e plote tension inkuadron anën komike me shume mjeshtri, dialogët janë shumë të bukur e përplotë sentenca.  Edhe regjia e Tom Hooper, është briliante. Regjisori ka dijtë ta lexoj skenarin si duhet dhe ta zbërthej atë me gjuhën filmike. Filmi i tij aq sa është film i punuar sipas regullave të gjuhës filmike por në të njejtën kohë ai këtë gjuhë e përdor në mënyrë shumë kreative. Ajo që lë përshtypje të madhe është se regjisori rrëfen me një pastërti të rrallë këtë rrëfim filmik. Ai ka parasysh së rrëfimi i tij është për një mbret dhe se në mbretëri gjerat janë të rregulluara sipas rregullave strikte edhe punën e tij e bën ashtu strikte, pastër. Gjithqka që shihet brenda kuadrit është pastër; loja e aktorëve është e punuar me detajet më të imta ku sidomos Colin Firth dhe Geofry Rush shkëlqejnë qoftë me interpretimin e jashtëm ( gjestet, mimikën) qoftë me interpretim të brendshëm ( gjendja e sikletshme e mbretit George shfaqet për mrekulli në fytyrën, në sytë e Colin Firth por edhe Geoffrey  Rush  me mjeshtri realizon edhe gjendjen e Lionelit). Por  nuk janë vëtëm këta dy aktorë që shkëlqejnë në këtë film. As Helena Bonham Carter në rolin e gruas së mbretit nuk qëndron më poshtë me interpretimin e saj.
“King’s speech” është një hisori e bukur, një përrallë e bukur me mbret që pos tjerash tregon fuqinë e artit; atë që nuk e kishinë bërë mjëkët më të famshëm anglez të kohës e bën një aktor i “dështuar”, e bënë arti. Disa gjëra i shëron vetëm arti.

I realizuar me një buxhet të vogël prej 8 milion funtash, “King’s speech” ka fituar një numër ta madh çmimesh kinematografike dhe është i nominuar  edhe për Oscar në 12 kategori. Por pa marr parasysh se me sa “medalje” do të dalë nga ceromia e ndarjes së këtyre çmimeve prestigjioze kinematografike nga filmofilët por edhe nga shikuesit e rëndomtë do të shikohet e rishikohet me admirim si filmi më i bukur i vitit ( një nga më të mirët e dekadës) dhe kurora e mbretit do të shkëlqej.

Shkrim nga Ben Apolloni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more