Skip to main content

Gjeniu i palavdishëm





Portret


Gjeniu i palavdishëm

Christof Waltz është aktor i rrallë, i cili vetëm për rolin e tij në filmin “Inglorious Basterds” deri tani i ka fituar 27 çmime, duke filluar nga Grand Prix në Cannes. Ai ishte një aktor i panjohur, i palavdishëm, por tash e tutje do të jetë shkollë për aktorët e rinj e të vjetër


Viti i kaluar ishte vit me plot befasi të mira për kinemanë botërore. Viti 2009 do të mbahet mend për premierën e “Avatar”-it, që theu rekordin e shikueshmërisë; do të mbahet mend edhe për filmin “The Hurt Locker”, regjisorja e të cilit film u bë e para femër që merr “Oskar” për regjinë më të mirë. Por, viti 2009 patjetër se do të mbahet mend edhe për shkak të filmit “Inglorious Basterds”, e sidomos për paraqitjen maestrale të Christof Waltz në këtë film.
Christof Waltz (1956) një aktor i lindur në Vjenë të Austrisë e i shkolluar në Seminarin Max Reinhard në Vjenë dhe në Institutin për teatër “Lee Strasberg” në New York, deri më tani ishte krejtësisht i panjohur në botën e madhe të filmit, por bashkëpunimi i tij me regjisorin amerikan Quentin Tarantino e nxori atë nga anonimiteti ku së pari impresionoi publikun dhe kritikët në Festivalin e Cannes-it, ku u shpërblye me çmimin “Grand Prix” për interpretimin më të mirë aktorial. Rruga e tij vazhdon me shumë suksese dhe si rrallë ose si asnjë aktor tjetër më parë ai vetëm për këtë rol fiton 27 çmime kinematografike, dhe atë që nga çmimi më i lakmuar për aktorët, ai “Oskar”, e duke vazhduar me “Bafta”, “Golden Globe”, çmimin e kritikëve të Londrës, të New York-ut, etj. Walz në këtë film portretizon një kolonel nazist, Hans Landa, një hetues gjenial e i sofistikuar dhe një poliglot. Ai e portretizon karakterin e Landës me pedanteri, në mënyrë të detajuar dhe shumë të studiuar. Figura e Landës nuk është e një nazisti, siç jemi mësuar t’i shohim më parë, të egër e të ftohtë, por e një njeriu ambicioz që punën e tij e bën me shumë përkushtim e dashuri, sepse ka qëllim që të ngrihet në pozitë. Prandaj, edhe pse veprimet e Landës janë veprime që pasohen me humbje të jetëve të njerëzve, Waltz i bën të dukën më të buta, kushtimisht thënë, më njerëzore. Madje Landa shpesh di të shfaqet simpatik, e kjo për shkak të aftësisë së tij për të komunikuar më të tjerët, (ai flet katër gjuhë) për elegancën e veprimeve të tij (edhe atëherë kur ndëshkon ose ndjek viktimat, këtë e bën me një sharm e mirësjellje të mahnitshme; ose në rastin kur mbyt aktoren kolaboracioniste të interpretuar nga Diane Kruger reagimi i tij është shumë i motivuar dhe preciz). Christof Waltz në film luan rol dytësor, por edhe pse roli i tij është i konceptuar si rol dytësor, ai me mjeshtrinë e tij prej aktori arrin që të vihet në qendër të vëmendjes duke i eklipsuar aktorët e tjerë (siç është për shembull Brad Pitt, i cili do të duhej që të mësonte shumë nga kolegu i tij anonim deri tash, sepse derisa Waltz anonim shkëlqen, Pitt i famshëm zhgënjen). Por, lirisht mund të thuhet se edhe vetë filmi “Inglorious basterds” do të mbahet mend pikërisht për shkak të lojës së bukur të Waltz-it. Madje pak a shumë edhe vetë regjisori Tarantino e ka pranuar këtë dhe e ka lavdëruar aktorin që është i vetmi që ka fituar “Oskar” për interpretim në një film të tij, duke u shprehur: “Mendoj se Landa është një nga personazhet më të mirë, që kam shkruar apo që do të shkruaj, dhe Christof e ka luajtur ashtu... Është e vërtetë që nëse nuk do ta kisha gjetur dikë aq të mirë siç është Christof mund të mos e kisha realizuar “Inglorius Basterds”. Rasti i Waltz dëshmon se të gjithë njerëzit i kanë ato “pesë minutat” e tyre në jetë, por se duhet pritur ato “pesë minuta” të gatshëm që kur të vijnë të mos të të gjejnë të papërgatitur dhe të të ikin. Christof Waltz-it këto minuta i erdhën në moshën pesëdhjetë e tre vjeçare dhe ai i shfrytëzoi si është më së miri. Ai kishte qenë i gatshëm, duke i pritur qe një kohë të gjatë. Tani që i zuri dhe është ngjitur në majë, neve na mbetët të presim se çfarë do të jetë mrekullia e radhës që ai do na servojë në pëlhurën e bardhë të kinemasë. (B. Apolloni

Shkrim nga Ben Apolloni



Ben Apolloni shkrime nga ben apolloni,aktoret e hollivudit,shkrime Ben Apolloni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more