Skip to main content

DY FJALË PËR PËRSOSMËRINË

Manjola Brahaj

DY FJALË PËR PËRSOSMËRINË:

Një vëllim poetik që iu ka shtuar korpusit të teksteve poetike shqitare dhe që duket sikur thërret me veçantësinë e tij , me qenësinë e tij, e cila nuk është në një vijë me krijimet që botohen rëndom kohët e fundit, është vëllimi poetik “Zombi”i Ag Apollonit.

a)Gjuha e zemrës.

Që në faqet e para të tij kjo vepër poetike shfqet me një gjuhë të thjeshtë e jo shumë të vështirë në të kuptuar, një gjuhë që nuk synon të jetë hermetike. Një gjuhë poetike me pasuri semantike e cila jep, transmeton jo vetëm tingullim të ëmbël i cili vjen shumë bukur shprehur me gjuhën e zemrës (dialektin) duke qenë se dhe i kushtohet ndjenjës më të bukur të zemrës, dashurisë, por edhe ndjell dhe përcjell imazhe të qarta e të lloj llojshme tek lexuesi duke e bërë më të kapshëm e më impresionues përjetimin e dashurisë me shfaqjet e saj dhe kumtin e fortë poetik

b)Struktura Danteske.

Ky vëllim na vjen dhe me një formë komplekse, me një strukturë të latuar gati –gati si projekt arkitekturor, e cila është bërë në shërbim të shprehjes së ideve dhe kumtit të dashurisë me të gjitha peripecitë ,gjendjet dhe pasojat që rrjedhin në rastin e mungesës së saj. Një botë që fillon me një fill që këputet (mëkati fillestar), por dhe me dëshminë e një dashurie të madhe e cila shpërhapet në mijëra forma e shfaqje dhe përjetuesit e saj janë kaq të ndryshëm e kaq të afërt, ngaqë në thelb i bashkon ajo, dashuria. Kjo bën pothuajse të pamundur indentifikimin e autorit me ndonjërin prej heronjëve lirikë që gjejmë në brendësinë e vëllimit sepse ai duket sikur është shpërndarë nëpër të gjithë vargjet nga pak dhe kudo duket e ndjehet ajo prani.
Strukturimi i mirëmenduar të kujton strukturimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit, vetëm se nuk kemi në fund një parajsë të arritur,por një shkatërrim dhe një dështim çka vjen si rezultat i mungesës së dashurisë.Të kujton një komedi hyjnore , për kujdesin dhe zgjedhjen e numrit të poezive të përfshira në të(100), në pjesët ndarëse(4) duke patur parasysh gjithmonë simbolikën e numrave,veçse tani kemi të bëjme me një simbolikë që është e lidhur me religjonin lindor (Budizmi).
Pra, me anë të këtij vëllimi poetik është synuar përsosmëria dhe kjo përsosmëri arrihet vetëm nëse kemi dashurinë si armë dhe mjet për arritjen e saj, sepse në mungesë të saj çdo gjë shpërbëhet, shkatërrohet dhe është baras me hiç.

c)Muzika.

Brenda vargjeve gjejmë muzikë, jo që në poezi të tjera mungon, në përgjithsi tingullimi është tipar i poezisë dhe lidhja e këtyre të dyjave është shumë e ngushtë dhe e lashtë (që në fillesa). Këtu gjatë leximit të krijohet ndjesia që po dëgjon tinguj muzikorë. Tingujt të llojeve të ndryshme, edhe popullorë që vijnë si paratekste të poezive të krijuara që janë shfrytëzuar kasten për të arritur atë efekt. Ajo ndjehet mjafton t’i kushtojmë vëmendjen maksimale të mundshme në të lexuar,çka e kërkon poezia e në veçanti poezia e një niveli të tillë.

d)Njëshi dhe tërësia.

Ndonse siç e thamë nuk kemi të bëjmë me një poezi që synon drejt hermetikes, që mund të kuptohet më lehtë,pra autorit nuk i pëlqen të jetë sadist, për leximin dhe kuptimin e këtyre poezive lexuesit i nevojitet një kulurë e përgjithshme, një bagazh njohurish, të cilat do t’i shërbejnë si çelësa për hapjen e dyerve të kuptimit dhe përjetimin poetik. I referohemi këtu njohurive që duhet të këtë për religjonin e krishterë e hindus, për kulturën klasike greke e romake, por edhe atë bashkëkohore, gjurmët e të cilave mund t’i gjejmë në tekst dhe pa njohuritë mbi to nuk shkoqitete ajo që është thënë.
Pra me ”Zomb”-in është synuar një përsosmëri dhe kjo është arrirë ku një poezi është në shërbim të strukturës komplekse tërësore dhe të gjitha janë të vendosura si gurët në një murë ku heqja e vetëm njërit, do të prishte tërë ndërtesën dhe efektin tërësor të përsosurisë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more