Skip to main content

Dhurata e bukur



Një djalë i ri bëhej gati t’i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund pa problem t’ia blinte, i tha atij se jo ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej dita e diplomimit, djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.


Ditën e diplomimit, babai e ftoi në zyrën e tij të punës dhe i tha se ndihej shumë krenar që kishte një djalë kaq të vyeshëm dhe i tregoi se sa shumë që e donte. Me këtë rast, ia dhuroi të birit një kuti dhurate të mbështjellë bukur. Kureshtar, mirëpo paksa edhe i zhgënjyer, djaloshi e hapi kutinë dhe brenda pa një Kur’an të dashur, të mbështjellë me lëkurë. I inatosur, e ngriti zërin kundër babait duke i thënë: “Me të gjitha ato para që ke, po ma jep një Libër të shenjtë?”. Doli me vrull nga shtëpia duke e lënë librin e shenjtë.

Për një kohë bukur të gjatë ky nuk kontaktoi më me të atin. Kaluan shumë vite dhe ky djaloshi u bë një njeri shumë i suksesshëm në biznes. Ai tanimë kishte një shtëpi të bukur dhe një familje të mrekullueshme. Mirëpo, dikur iu kujtua se babai duhej të ishte plakur dhe se ndoshta duhej të shkonte ta vizitonte. S’e kishte parë atë që nga dita kur diplomoi.

Para se të fillonte me përgatitjet për udhëtim, mori një telegram se babai i kishte ndërruar jetë dhe se i kishte lënë me testament krejt pronën e tij për trashëgim të birit. Ky duhej të shkonte menjëherë në shtëpi dhe të kujdesej për sendet që i kishte lënë i ati. Kur mbërriti te shtëpia e të atit, papritmas zemrën e tij e kaploi zija dhe keqardhja. Nisi të kërkonte letrat e rëndësishme të të atit dhe e gjeti atë Kur’anin akoma ashtu të ri e të paprekur, mu ashtu siç ia kishte dhuruar i ati vite e vite më parë.

Me lot në sy, e hap Kur’anin dhe fillon t’i shfletojë faqet e tij. Derisa lexonte pjesë nga Kur’ani, çelësi i veturës ra nga një mbështjellës i lidhur për anën e pasme të Kur’anit. Ai kishte një etiketë me emrin e shitësit, të të njëjtit shitës të veturës sportive të cilën ky e kishte shumë qejf atëkohë. Në etiketë ishte shënuar data e diplomimit të tij si dhe fjalët “E PAGUAR”.

Sa e sa herë ne nuk i vëmë re bekimet e Zotit nga arsyeja e thjeshtë se ato nuk janë paketuar ashtu si duam ne?!
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more