Tiamina ose vitamina B1është e përbërë nga unaza e pirimidinës dhe e tiazolit , kurse sintetizohet nga mikroorganizmat dhe bimët.
Në përqëndrimet e mëdha gjendet në shtresat e jashtme të drithërave, në groshë, bizele, tharmë (majë) dhe në indin shtazor.
Largohet me anën e krundeve pas bluarjes së drithit.
Në tretjen bazike është termolabil dhe jostabil.
Tiamina hidrolizohet nga tiaminazat e organeve të brendshme të peshkut, të cilat janë të paziera.
Absorbohet në pjesën e sipërme të zorrës së hollë në mënyrë aktive.
Rezervat e saj në organizëm janë rreth 30 mg dhe përbëhen nga tiamina, tiamin-monofosfati, tiaminë-difosfati (pirofosfati) dhe tiaminëtrefosfati.
Rreth 80% gjendet në formë të tiaminë-difosfatit, i cili në pikpamje biokimike është aktiv, kurse sintetizohet në mëlçi nga tiamina dhe ATP në prani të enzimit pirofosfatkinazës.
Pjesa më e madhe e tiaminë-difosfatit gjendet në muskulaturë, kurse pjesa tjetër gjendet në zemër, mëlçi, veshkë dhe në tru, në format tjera të tiaminës.
Eliminohet me anë të veshkëve si tiaminë ose në formë të njësive të pirimidinës dhe
tiazolit.
tiazolit.
Në qoftë se çrregu-llohet marrja, shpejtë do të manifestohet mungesa e vitaminës.
Për shkak të pjesëmarrjes saj specifike në metaboli-zmin energjetik, nevoja ditore për tiaminë varet nga lloji dhe sasia e ushqimit, si dhe nga aktiviteti fizik.
Ushqimi i pasur me hidrate të karbonit dhe aktiviteti fizik shtojnë nevojat, kurse yndyrnat dhe proteinat i zvogëlojnë ato.
Nevoja ditore arrinë rreth 0,12 mg/100 kJ ushqim.
tiamina,tiamine,vitamina B1,struktura,perberja,ku gjendet,vitamina B1
loading...
Lexo edhe: