Skip to main content

Si ta mposhtni depresionin ?


Depresioni është sëmundja e së sotmes. Personi i cili vuan nga depresioni ka shumë “të drejtë” që të tërhiqet dhe të qëndrojë i vetëm, dhe për këtë nuk e bren aspak ndërgjegjja.
Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të merrni asnjë vendim, pasi që edhe ato marrin ngjyrime depresive, dhe më vonë do të pendoheni për këto veprime.

Nëse vuani nga depresioni, çka duhet të bëni?

Shtatëdhjetë për qind e të sëmurëve të cilët marrin antidepresiv, ndihen më mirë që në barnat e para. Shërimi në thelb varet nga ajo se sa është në gjendje pacienti t’u përmbahet masave psiko-terapeutike.
Nëse shëroheni nga depresioni, terapinë mos e ndërprisni vetë dhe para kohe, mos lejoni që mendimet e të tjerëve të ndikojnë negativisht tek ju. Gjithmonë keni parasysh: “Mirë më shkon, pasi që po vazhdoj me terapinë”.

Çka të bëni nëse simptomat rikthehen?
Nëse shenjat e para të depresionit përsëri paraqiten, mos prisni gjatë. Sa më parë filloni me terapinë, kjo sëmundje është me dobët dhe episodi i sërishëm i depresionit mund të shërohet suksesshëm.
Nëse në rastin tuaj bëhet fjalë për sëmundje në faza, ekzistojnë numri i madh i barnave (litium, karbamazepin etj), të cilët janë stabilizues të disponimit.
Nëse rregullisht i merrni (në kohëzgjatje prej shumë vitesh), këto medikamente te numri i caktuar i të sëmurëve, mund të parandalojnë përsëritjen e sërishme të depresionit.

Si mund të kontribuojnë anëtarët e familjes?

Është e njohur se në numrin e madh të rasteve, të sëmurit nuk vuajnë vetëm nga sëmundja, por edhe për shkak të moskuptimit të të afërmve. Mjekëve u është bërë “zakon” të luten nga të sëmurit që familjarëve të tyre t’ua sqarojnë se çfarë natyre është depresioni, pasi që anëtarët e familjes nuk kanë mirëkuptim për të sëmurin.

Personat depresivë lëngojnë nga një sëmundje e rëndë, e cila jashtë nuk duket, por që mund të shërohet. Shpesh mund ta dëgjoni fjalinë: “Më parë do ta thyeja këmbën, sesa të jem depresiv përsëri”.
Te thyerja e këmbës rrethina shpreh keqardhje, ndërsa te depresioni ndodh e kundërta. Anëtarët e familjes do të duhet ta pranojnë depresioni si sëmundje të vështirë, e cila pas një kohe sjell të sëmurin deri te ndryshimi i tij.

Detyrat më nuk bëhen në mënyrën e njëjtë dhe në këtë mënyrë janë të nevojshme mbështetja, ngrohtësia dhe pranimi i një fakti të tillë.

Fjalët e tipit: “Kokën lartë, do të jetë më mirë”, apo “Gajret” sigurisht nuk ndihmojnë. Të sëmurit luftojnë me ndjenjat, se më nuk janë personat e njëjtë që kanë qenë para sëmundjes.
Anëtarët e familjes do të duhet të mos i ngarkojnë shumë, që t’i marrin mbi vete shumicën e detyrave dhe të sëmurin ta motivojnë t’i përmbahet terapisë, pasi që suksesi varet nga marrja e rregullt e saj dhe në kohëzgjatjen e përcaktuar.

Duke ofruar mirëkuptim dhe dashuri, anëtarët e familjes mund t’i ndihmojnë dukshëm të sëmurit ta tejkalojë depresionin.

Bashkëndjesia mund të qetësojë të sëmurin, kurse dhënia e këshillave ka efekt të kundërt, duke shkaktuar pafuqi tek i sëmuri dhe në këtë mënyra ai edhe më shumë mbështet për muri.

si ta largojme stresin,menyrat e largimit te stresit,stresi dhe largimi i tij,streset dhe largimi i tij
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more