Skip to main content

Jetish Bislimi (Vishi) - Biografia

Jetish Bislimi (Vishi)  lindi më 1 maj 1914 në fshatin Vërban nga e ëma Kadirja dhe i Ati Salihi. 

Shkollën fillore e kreu në Gërmovë më 1927, kurse Medresen e Isabegut, gjegjësisht të Medahit në Shkup më 1939. 

Gjatë karrierës së tij si mësues për arsye politike e hudhën dallgët e jetës në disa vende të ndryshme të: Kosovës, Karshiakës, Dërvendit të Kumanovës si dhe të Karadakut të Shkupit.

Gjatë karrierës së tij pati fatin të hapë shkolla për herën e parë në gjuhën shqipe në 4 vende: në Vërban më 1 qershor 1943, në Rashqe të Dervendit të Shkupit më 10 shkurt 1945, në Zhelinë të Tetovës më 1 shtator 1945 dhe në Chicago të SHBA më 1 shtator 1973 deri më 30 maj 1977. 

Në këto katër vende Jetish Bislimi (Vishi) për herën e parë  zhvilloi germën e parë në gjuhën shqipe. 

Nga kjo farë e mbjellur nga Jetish Bislimi (Vishi) tani numërojmë me qindra shkollarë të profileve të ndryshme në katër anët e botës.
 

Po kështu emri i tij ka qenë edhe në disa faqe të historisë si në librin e Tahir Berishës “Trojet që nuk shuhen”, mandej në librin e tij “Emrat që nuk harrohen”.Poashtu është përmendur edhe në librin e Dr. Muhamet Pirrakut “Mulla Idriz Gjilani”.Gjithashtu edhe në revistën javore “ORA” nr. IV.
 

Jetish Vishi përmendet edhe në revistën “Shkëndija” të datës 1 qershor 1951 me rastin e 50-vjetorit të hapjes së shkollës fillore në Vërban si vit jubilar.


Shkruar nga: Agon F. Bislimi


Jetish Vishi,biografia, jeta,vepra, biografia dhe jeta, jeta dhe biografia, Jetish Bislimi- Vishi,biografia, Jetish Vish,jeta dhe veprimtaria e Jetish Vishit - Bislimit, nacionalisti Jetish Bislimi- Vishi, Jetish Vishi- Bislimi Verban,dita e clirimit verba,clirimi nga bullgaria
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more