1. Që e çmon dhe e nderon veten si njeri e si qytetar, që nuk i lë të tjerët ta marrin nëpër këmbë, ta fyejnë e ta poshtërojnë, që nuk e ul kokën para të tjerëve; që e mbron ballëhapur nderin e dinjitetin e vet; që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë, kryelartë. Vajzë krenare. Djalë krenar. Bir krenar i popullit. Me pamje krenare.
Me vështrim krenar.
Me vështrim krenar.
2. Që kënaqet me të drejtë për sukseset a për fitoret e arritura, për detyrat e rëndësishme dhe për punën e mirë që ka kryer ose për vetitë e cilësitë e veta të shquara; ballëlartë; që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë; sypatrembur, madhështor. Popull krenar. Rini (ushtri) krenare. Shqiponja krenare. Me hap krenar. Ecim (marshojmë) krenarë. Parakalojmë krenarë. Valon krenar flamuri.
3. poet. I lartë, fisnik. Ëndrra (dëshira, qëllime, synime) krenare. Thirrje krenare.
4. keq. Që e çmon veten më lart se të tjerët dhe mbahet me të madh, që i është rritur mendja e sillet me mospërfillje a me përbuzje ndaj të tjerëve; që është karakteristik për një njeri të tillë, që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë; mendjemadh. Njeri krenar. Përgjigje krenare.
Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala,krenar,krenaria
loading...
Lexo edhe: