Qytetet kryesore ilire ishin Skodra, Bylisi, Dyrrahu, Apolonia, Ulqini, Ulpiana, Theranda etj. Njoftimet me te hershme te shkruara për ekzistencën e qyteteve në Iliri i takojnë mesit të shek IV para erës së re.
Gjatë shek IV-II para erës se re qyteti dhe jeta në Iliri moren një zhvillim të vrullshëm.
Ato u zhvilluan veçanërisht në krahinat e ultësirës bregdetare, nga Dyrrahu deri në Apolloni.
Qytetet ishin të ngritura mbi kodra të mbrojtura nga pikëpamja natyrore e të fortifikuara me mure rrethuese të ndërtuara me blloqe gurësh të punuar.
Në vendet më të mira ndërtoheshin ngrehinat e rëndësishme shoqërore si tempujt, portiket, teatrot, stadiumet etj.
Në Bylis e Klos u ndërtuan teatro, në Amantie stadiume.
loading...
Lexo edhe: