Skip to main content

A mos jeni ndoshta të varur nga stresi?


Të varurit nga stresi mund të rrinë për ditë të tëra zgjuar dhe të uritur, por ende të mbesin aktivë. Sa do që e lodhin trupin, proceset kimike të cilat janë rezultat i stresit u japin ndjenjën e rehatisë. Deri kur të rraskapiten tërësisht dhe të mos kenë më fuqi. Kontrolloni se mos jeni edhe ju ndoshta të varur nga stresi. Të varurit nga stresi nuk do të thotë të jenë të vetëdijshëm për këtë gjë, por ata e përdorin reagimin filozofik të trupit të tyre për ndryshim të humorit. Kur gjendemi në një situatë stresuese dhe të rrezikshme, organizmi nxit një reagim specifik i cili na detyron të ikim ose të luftojmë. Befas rritet shtypja e gjakut, në muskuj arrin më shumë oksigjen, ndërsa tretja ngadalësohet sepse në atë mënyrë kursejmë energjinë. Por, në rast se hormonet e stresit gjenden tepër gjatë dhe tepër shpesh në qarkullim të gjakut, mund të vijë deri te efekte anësore tejet të dëmshme, siç janë ulcera ose sëmundjet e zemrës. Dobëson edhe imunitetin dhe kështu bëhemi më të cenueshëm.

Mënyrat e preferuara të nxitjes së
situatave stresuese:
1. Zvarritja
2. Përsosmëria
3. Obsesioni rreth obligimeve
4. Mendimi negativ lidhur me gjërat që do të mund të bëhen keq

Edhe ju keni prirje për këtë sjellje? Por, nëse vetë nuk keni prirje për këtë, sigurisht janë të varurit nga stresi rreth jush. Ndoshta është ai shefi i cili shkakton probleme rreth secilës imtësi, miku i cili tërë kohën flet për teori komploti… E përbashkëta e këtyre personaliteteve të ndryshme është se i përkushtohen krijimit të situatave specifike shqetësuese. Pse do të dëshironte dikush të që krijojë situata stresuese? Ekzistojnë një varg arsyesh.

Efekti i gejzerit emocional

Shumica e të varurve nga stresi kanë plagë të pashëruara emocionale. Dhimbja e pazgjedhur rritet, kështu personit i duhet një ventil çlirues nga tërë tensioni të cilin e ndjen. Shpërthimi i zemërimit dhe lotëve, i ngjashëm me shpërthimin e gejzerit, zvogëlon tensionin e brendshëm në mënyrë që i varuri të mund të funksionojë deri sa tensioni të mblidhet përsëri.

Taktika e shmangies së vëmendjes

Krijimi i stresit është mënyrë e shkëlqyeshme e detyrave të nevojshme për rritje personale. Të sigurt në rrethin e njohur stresues bëhen sikur nuk dinë asgjë në situatën e pakëndshme, kur nevojitet që të informohen më thellësisht dhe të përballen me sfida më të rëndësishme.

Kërkimi i dashurisë
Kjo është sindromë e njohur te personat të cilët gjatë zhvillimit nuk u është ofruar mjaft kujdes pozitiv, përveç kur kanë qenë të sëmurë ose të lënduar. Mu për këtë arsye dashurinë e lidhin me stres, ndërsa kur duan një lidhje emocionale, e gjejnë mënyrën të ndjehen dhe të paraqiten si viktima.

Si të shëroheni?

Sado paradoksale që të tingëllojë, stresi është për të varurit nga stresi – strehë. Problemi është se me kalimin e kohës hormonet e stresit dhe sjellja e cila dikur ka rezultuar me shpërfillje dhe me eufori më nuk kanë efekt, ndërsa më pas bëhen antiproduktivë.

Ndërmerrni këta hapa

1. Nëse keni nevojë që të ikni, vraponi ose ecni shpejt, do të ndiheni më mirë.

2. Nëse keni nevojë që t’i hyni konfliktit sepse jeni plot zemërim, merruni me një aktivitet më intensiv fizik i cili do t’ju lodhë më shumë.

3. Pranoni emocionet të cilat ju shqetësojnë. Nëse bëhet fjalë për frikën, mendoni se prej çfarë keni frikë, ngushëllohuni ashtu siç do ta kishit ngushëlluar një mik ose mike të afërt me pyetjet: “Çfarë të mundon”? ose “Çfarë të shkakton dhimbje”? Qëndrimi i mirë ndaj emocioneve personale ka efekt më të fortë drejt ndërprerjes së ciklit të varësisë. Nëse zemrës suaj e cila është mësuar dhe është bërë e varur nga stresi ia jepni lejen të gabojë, të pranojë lëvdatë, vëmendje ose të ndjejë, fillojmë të ndërtojmë atë për të cilën kemi pasur nevojë qysh në fillim: një strehë të vërtetë ku do të mund të shëronim plagët tona, ta dëgjojmë zërin tonë të vërtetë dhe të zhvillohemi si person. Me kalimin kohës do të bëhemi forca e cila shpërndan paqe e jo panik dhe atë jo vetëm për vete, por edhe për të gjithë të tjerët që na rrethojnë.

stresi dhe varja nga ai
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more