Hamleti |
Tragjedia ''Hamleti'' Analize apo referat
Kjo vepër apo ''Hamleti'' veçohet me ideale humaniste , meditime filozofike,stil të përsosur dhe përjetime estetike.
Historinë e familjes ''Hamleti'' së pari e shënoi Sakson Gramatiku në fund të shekullit XII , më 1580 u dha në teatër londinez ''Hamleti'' e shkruar nga Tomas Kidi .
Shekspiri krijoi variantin origjinal me këtë temë.
Paraqitjen e kësaj tragjedie e paralajmëron tragjedia Jul Cezari .
Cezari ka tiparet e një mbreti , diktatori dhe antipatiku por në vepër një prej personazheve të veprës ,,Jul Cezari‟‟ i quajtur Markoni thotë se ai është njeri i ndershëm.
''Hamleti'' para vetes shtron pyetjen nëse historia dhe Shekspiri e dënuan vrasjen e Cezarit diktator nga Bruti republikan atëherë si do të ndryshohet e keqja kur diktatura nuk dënohet po republika.
Nis me atmosferë të rëndë, pushteti kot mundohej që të mbush arkën e zbrazur tërësisht, kemi drama të përgjakshme angleze të kohës , të cilat së bashku u reflektuan në tragjedinë ''Hamleti''.
Ngjarja nuk vendoset në Angli por në Danimarkë mirëpo pikësynimi i poetit lehtë mund të hetohet(se ai në mënyrë të tërthortë flet për Anglinë).
Tema e veprës është ,,Lufta e pamëshirshme që bëhej në Anglinë e kohës së Shekspirit për të rrëmbyer fronin mbretëror.
Kemi konflikt brendafamiljar .
Në ndërfutje kemi temat si komplotet , ruajtja e nderit , rikthimi i fronit mbretëror , intrigat , hipokrizitë etj.
Kemi hakmarrje për babanë e vrarë temë kjo e njohur qysh në krijimtarinë e antikitetit.
Ideja e poetit konsiston në atë që shteti të udhëhiqet nga një monark i kulturuar.
Hakmarrja këtu nuk është dukuri individuale por shoqërore.
''Hamleti'' ishte bir i mbretit të Danimarkës, studion në Vitenberg të Gjermanisë.
Merr lajmin e papritur të vrasjes së të atit,kthehet menjëherë në Danimarkë me shokun e ngushtë Horatin.
Pas një muaji e ëma i martohet me xhaxhain Klaudin.
I ati ''Hamletit'' i shfaqet në ëndërr duke i thënë se duhet të hakmerret kundër xhaxhait i cili e ka helmuar vëllanë që tia marrë fronin dhe t'ia rrëmbejë gruan.
Ai nuk bën hakmarrje direkte dhe mësim direkt të së vërtetës dhe kështu ''Hamleti'' organizon shfaqje teatrale në pallat që të mat pulsin e xhaxhait.
Kur në skenë mbytet mbreti duke i futur vaj në vesh Klaudi (xhaxhai), se fsheh dot reagimin e vet.
''Hamleti'' pati rast ta vrasë por se bën , bën sikur e vret të ëmën por e vret Pollonin , babain e Ofelias (të dashurës së tij).
E dashura tmerrohet , por i vëllai Laerti për këtë vrasje e akuzon Klaudin.
Mbreti urrejtjen e Laertit ndaj tij e kthen ndaj ''Hamletit''.
Organizohet dyluftim mes ''Hamletit'' dhe Laerti.
Shpatën e Laerit e helmon dhe kupën për fituesin e bëri me helm.(Klaudi).
''Hamleti'' plagose me shpatën e helmuar të Laertit, por edhe ky plagose nga ''Hamleti'' dhe në çastet e fundit e pranon komplotin e Klaudit.
Gertruda (e ëma e ''Hamletit'') dhe mbretëresha e pi gotën me helm dhe vdes, Klaudin e vret ''Hamleti'' dhe e pengon Horatin që ta pijë gotën me helm me kusht që ta lajmërojë botën për këtë ngjarje tmerruese.
''Tregjedia'' ngërthen në vete korrupsionin , moralin e shthurrur të klasës udhëhqëse të kohës së autorit.
Klaudi krahasohet me delen që lë kasollen e maleve për tu n'trashur në moçale.
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Tragjedia Hamleti-kritikë letrare apo analizë letrare,hamleti analize,hamleti analiza,Tragjedia Hamleti shqip,Tragjedia Hamleti analiza,kritika letrare Hamleti,Hamleti kritike letrare,kritika letrare Hamleti Analize,Analize shqip,kritika letrare,Shekspiri analize,Shekspiri Tragjedia Hamleti shekspiri analize,Shekspiri Analize,
loading...
Lexo edhe: