Mësuese vjershë nga Luan Qafëzezi
Nëse doni akoma vjersha për mësuesen kliko mbi Vjersha për mësuesen
Për ne u shkrive
Ti or e çast,
Kur ne mësonim
Ti ndjeje gas.
Kur zemëroheshim
Shoku me shok,
Ti dora-dore
Na merrje tok,
Shembuj të urtësh
Ne na tregoje,
Pastaj na puthje
Na përqafoje.
Dhe kur gabonim
Sërishmi ti,
Na këshilloje
Me urtësi,
Ashtu si nëna
Fëmijn’esaj,
Dhe ne kokulur
Bëheshim vaj.
Kështu veproje
Ti gjithmonë,
E ne të donim
Si nënën tonë;
Ajo na lindi
E na dha gji,
Ti na dhe dritë
E dituri.
E na dha gji,
Ti na dhe dritë
E dituri.
vjershe per mesuese, vjersha me msusen, vjersha per mesuesen, vargje per mesuesen, vargje per msuse, mesuesja vargje, vjersha mesuesja, vjersha msusja,
loading...
Lexo edhe: