Zef Serembe (1843-1901) |
Zef Serembe është poet i shquar arbëresh, i cili i këndoi me afsh e vrull dashurisë së vashës dhe dashurisë së atdheut.
Zef Serembe lindi në fshatin Strigari (San Kozmo Albaneze) të Kalabrisë.
Zef Serembe ka shkruar vjersha, poema dhe drama. Njihet vetëm një pjesë e veprimtarisë së tij letrare, e cila u botua nga i nipi Kozmo Serembe. Botoi librin “Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”.
Zef Serembe i këndon të kaluarës së lavdishme, shpreh mallin dhe dashurinë për atdheun e lirë, jep kushtrimin për çlirimin kombëtar nga sundimi osman.
Me entuziazëm u këndon edhe lëvizjeve çlirimtare të popujve të tjerë. Mbi të gjitha i këndoi dashurisë për vajzën e fshatit të cilën e dashuroi me thellësitë e zemrës.
loading...
Lexo edhe: