Dieta përbëhet nga marrja e reduktuar e proteinave, natriumit (nëpërmjet kripës së kuzhinës ), kaliumit, fosforit dhe lëngjeve, dhe rritjen e konsumimit të karbohidrateve dhe yndyrërave.
Çfarë duhet të kufizohet dhe pse?
Proteinat —reduktimi i proteinave në ushqim mund të çojë në uljen e uresë në gjak e cila është produkt përfundimtar i metabolizmit proteinik në organizëm dhe veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë atë. Këtu marrin pjesë ushqimet si: mishi i pulave, peshku, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit.
Fosfori - veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë dhe prandaj rritet përqëndrimi i tij në gjak. Kjo mund të shkaktojë reabsorbimin e kalciumit nga eshtrat dhe të çojë në osteoporozë. Ushqimet që përmbajnë sasi më të mëdha të fosforit janë qumështi dhe produktet e qumështit, fasulet, bizelet dhe dredhëzat. Gjithashtu, gjendet edhe në lëngjet si kakao, kola etj.
Natriumi - rritja e natriumit në organizëm mund të çojë në rritje të presionit të gjakut dhe mbajtjen e lëngjeve në trup (edema). Gjendet në kripë, ushqim të konzervuar.
Kaliumi-nëse vjen deri te hiperkalemia duhet zvogëluar marrja e frutave dhe zarzavateve, sidomos domateve dhe bananeve.
Insuficienca renale,insuficienca kronike, ushqimi te semundjet e veshkave, semundjet e veshkave,veshket,semundjet e veshkave,hipernatremia,hyponatremia,hiperkalemia,hipokalemia
loading...
Lexo edhe: