Skip to main content

Romani ,,I huaji” nga Alber Kamy-kritikë letrare apo analizë letrare


alber kamy,Albert Kamy,Alber Kamy
Alber Kamy



Romani  ''I huaji'' zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare të Alber Kamysë. Ai është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm, prandaj s’ështe i zoti të kuptojë se ç’po ngjante rreth e përqark tij. 
Ky është pikërisht Zotëri Merso, protagonist i këtij romani. Veprimi i romanit nis me telegramin që merr ai nga Drejtoria e shtëpisë së pleqve, ku e pat vendosur të ëmën para tre vjetësh. Në tekstin konciz të telegramit thuhet se nëna e tij kishte vdekur dhe se varrimi i saj do të bëhej nesër. 
''Mersoja'' e pret këtë lajm tragjik me një gjakftoftësi të rrallë, gati të pabesueshme. Një qëndrim i tillë jo i natyrshëm e shtyn lexuesin në një dilemë të thellë. Ai s’mund të marrë as me mend si është e mundshme që një bir të mos derdhë as një pikë lot për humbjen e qenies më të afërt, më besnike e më të dashur në botë, për krijesën me të shtrenjtë që e ushqeu me gjakun e saj, ia fali jetën, e mëkëmbi dhe e edukoi me aq kujdes e përkushtim, me aq dashuri e mundime. Mersoja merr leje prej padronit të tij dhe niset në Marengo, ku ishte shtëpia e pleqve. 
Në vend se të përqëndronte tërë vëmendjen në fatkeqësinë që e kishte goditur rëndë, ai flë në autobus gjatë tërë udhëtirnit.

Lexo edhe: Referate shqip

Qëndrimi i tij indiferent ndaj së ëmës s’ka kufi. Arrin në shtëpinë e pleqve, takohet me drejtorin, hyn në kapelë, ku qe vendosur kufoma e saj, mirëpo zemra e tij e ngurtë nuk ligështohet aspak. Pas tij, hyn në kapelë portieri, duke dihatur dhe, midis tyre, zhvillohet kjo bisedë:


,,E kemi mbuluar, por jam i detyruar që t’i zhdredh vidhat e arkivolit, që të mund ta shihni”. Ai iu afrua arkivolit, por unë e ndala. Ai më tha: ,,A s’doni ta shihni?” Unë iu përgjegja: ,,Jo”. Ai mbeti e unë u turpërova, sepse ndjeva që s’është dashur t’i thoja atë”...




Duke analizuar tiparet e karakterit të Mersos, shohim se ai përfaqëson këtu njeriun absurd të Kamysë. 
Ai jeton në botën e absurditetit, në të cilën del në pah në mënyrë shumë të ashpër gremina që e ndan atë nga shoqëria. Idealet, mundësitë, jeta dhe vdekja e tij janë gjithashtu në kundërthënie të papajtueshme në raport ndaj rrethit shoqëror. 
Mersoja nuk është në gjendje t’i harmonizojë dëshirat dhe marrëdhëniet e tij me shoqërinë në të cilën jeton, sepse as bota nuk e qas. 
Pikërisht këtu e ka burimin e vet ajo ndjenjë e thellë që e shoqëron si hije gjatë tërë jetës,ai e ndjen veten si të huaj, si qenie transitore. Sipas mendirnit të autorit një njeri i tillë mund të shpëtojë nga kjo botë absurde nëpërmjet revoltës dhe kryengritjes drejtuar kundër shoqërisë së kohës. 
Ky botëkuptim i Kamysë manifestohet fuqishëm dhe del në shesh në mënyrë të qartë sidomos aty nga fundi i këtij romani:


,,Eshtë kurdoherë interesante të dëgjosh se ç’flasin bota për ty, madje edhe në bankën e të akuzuarit. Gjatë pledoajes së prokurorit dhe të avokatit tim mund të them se u fol gjerësisht për mua, ndoshta më tepër për mua se sa për krimin tim. Vallë, a ishin kaq të ndryshme këto pledoaje? Avokati i çonte duart dhe thonte se jam fajtor, porse më arsyetonte. Prokurori i zgjaste duart dhe e tregonte fajësinë, por pa arsyetime. 
Diçka e pacaktuar ma brente zemrën. Me gjithë ato brenga që kisha, herë-herë matesha të ndërhyj, mirëpo atëherë avokati im më qortonte: ,,Heshtni, ju bie më mirë të heshtni. . .“ Vendosej për fatin tim, kurse askush nuk lypte mendimin tim.”

Ju mund të lexoni edhe në kritikë tjetër letrare duke klikuar mbi  ''I huaji Albert Kamy''

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi Analiza

 nena, alber kamy, romani i huaji nga alber kamy, kritika letrare, kritike letrare, kritika, analize letrare per vepra letrare,vepra letrare,referat i huaji, vepra letrare, veprat e letersise se huaj, letersi boterore referate, alber kamy veprat, fjale per nenen, fjale te bukura per nenen, nena dhe vlera e saj, libra shqip, liber shqip, analize,analize prokurori, akuzimi,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more