Skip to main content

Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë

Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë
Ndihma e parë


Ndihma e parë është një kompleks procedurash e masash me të cilat shpëtojmë jetën ose shëndetin e njeriut të lënduar apo të atij që ka pësuar ndonjë fatkeqësi.
Këto veprime zbatohen në vendin ku ka ndodhur fatkeqësia ose në vendin më të afërm të ngjarjes.
Qëllimi i dhënjes së ndihmës së parë është që i lënduari të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë në ndihmën medicinale, gjegjësisht në mjekim tek enti shëndetësor më i afërm.

Nëse ndihmën e jep peroneli medicinal, atëherë kjo është ndihmë e parë profesionale, ndërsa nëse e jep personi joprofesiona1, atëherë kjo është ndihmë e parë joprofesionale apo laike. Këtë lloj të dytë të dhënjes së ndihmës së parë duhet ta njohin miliona njerëz.Çdo njeri i kulturuar duhet të dijë të japë ndihmën e parë, në radhë të parë t’i japë vetëvetes, në formë të vetëndihmës, ose shokut të vet, në formë të ndihmës reciproke.

Posedimi i njohurive elementare mbi ndihmën e parë është detyrë njerëzore, e cila ka për qëllim dhënjen e ndihmës së parë të gjithë atyre, të cilëve në momentin e caktuar u është e domosdoshme. Ky është obligim i përgjithshëm që u imponohet të gjithëve, për shkak të shtimit të numrit të lëndimeve, si pasojë e zhvillimit të jetës bashkëkohore, e numrit më të madh të mjeteve të komunikcacionit dhe të shtimit të shpejtësisë së tyre, e zhvillimit të mekanizimit, të elektrifikimit, xehtarisë dhe të industrisë,  me një fjalë të zhvillimit të teknologjisë në përgjithësi. Të gjitha aktivitetet njerëzore për çdo ditë po shtohen gjithnjë e më shumë, gjë që sjell edhe një shtim permanent të numrit të lëndimeve.

Në fatkeqesitë elementare, sikurse janë tërmetet, vërshimet dhe zjarret, ose në fatkeqesitë e rënda të komunikacionit dhe fatkeqësitë në miniera shkaktohet brenda një kohe të shkurtër lëndimi i një numri të madh njerëzish. Në këso rastesh është shumë më vështirë për t’u ndihmuar, sepse kushtet janë të ngjashme me ato të luftës.

Numri më i madh i të lënduarve është shënuar   gjatë luftërave, por ky numër do të ishte në mënyrë të pakrahasueshme më i madh në luftën eventuale atomike. Atëherë çdo njeri do të ishte i rrezikuar, pa marrë parasysh se ku ndodhet. Në raste të këtilla nevoja për ndihmën e parë do t’i tejkalonte mundësitë e shërbimit sanitar, prandaj njohja e filleve të ndihmës së parë është më se e domosdoshme, sepse ajo, në rast të goditjes atomike, do të ishte kryesisht forma më e shpeshtë e ndihmës, sidomos në çastet e para pas eksplodimit atomik.

Ndihmën e parë mundet dhe duhet ta japë çdo njeri që ka fituar njohuritë e elmentare nga kjo degë, por që ka kushte  ti zbatojë.Këta mund të jenë njerëz të rritur ose fëmijë pa marrë parasysh fuqinë fizike, gjininë dhe kulturën.

Ndihmën duhet dhënë sa më parë, duke mos pritur ardhjen e personelit profesional sepse kjo është vetëm humbje kohe e, nganjëherë, pikërisht vonesa e tillë shkakton  humbjen e jetës së të lënduarit.
 Në fatkeqësi të pranishmit shpeshherë hutohen dhe nuk vendosin se ç’duhet  dhe  se ç’është më mirë dhe më efikase për dhënjen e ndihmës, nuk dinë se ç’duhet e çka nuk duhet të bëjnë. Kjo frikë rrjedh më së shpeshti nga gjaku, plagët, nga gjendja në agoni, ose nga britmat vajtuese të të lënduarit. Nuk duhet të jetë pengesë as frika nga përgjegjësia për jetën e të lënduarit e as nga vdekja eventuale e tij. Pakujdesia dhe njohja e përciptë e dhënjes së ndihmës së parë meritojnë çdo gjykim, sepse mund t’i hakmerret si të lënduarit ashtu edhe atij që bën një lëshim të tillë.

Në qoftë se të plagosurve dhe të lënduarve të tjerë u vonohet ndihma e parë, atëherë rnund të rrjedhin aso pasojash dëmtimi, të cilat nuk do të mund të evitoheshin edhe me mjekimin më adekuat të mëvonshëm. Kanë rëndësi të madhe edhe masat me të cilat jepet ndihma e parë, sepse të gjitha nuk kanë vlerë të njëjtë.Është detyrë e jona që t’i zgjedhim dhe t’i zbatojmë vetëm më të mirat.Dhënja jo me kohë dhe në mënyrë joadekuate e ndihmës ka si rrjedhim një mjekim më të gjatë dhe mund të shkaktoj invaliditet më të madh, si në paqe ashtu edhe në luftë.

Ndihma e parë në paqë jipet më së shpeshti veç e veç. Kjo gjë lehtëson punën dhe bën të mundur që çdo personi të lënduar t’i kushtohet kujdes i posaçëm dhe kohë e mjaftueshme. Këtë e lehtësojnë gjithashtu mjetet e komunikacionit, lidhjet dhe të gjitha shërbimet e tjera që funksionojnë mirë, prandaj edhe transporti deri tek entet e shëndetësisë është i siguruar. Mirëpo, në lëndime masive, zakonisht në rastet e katastrofave elementare, kushtet për dhënjen e ndihmës së parë janë shumë më të vështira.

Në luftë, në intervale kohe të shkurtëra, numri i të lënduarve është gjithmonë i madh, prandaj shumicës, gati në të njëjtën kohë, duhet dhënë ndihmën e parë.Shumica e lëndimeve të luftës janë plagët që gjithmonë janë të ndotura me mikrobe.Përpos kësaj njerëzit në kohë lufte ushqehen dobët,- janë të rraskapitur dhe me rezistencë apo imunitet  të dobësuar. Dhënja e ndihmës së parë është e vështirësuar nga rrethanat shumë të papërshtatshme dhe nga ndikimet e pandërprera të luftës. Edhe atij që jep ndihmën e parë i kërcënohet rreziku që të lëndohet vetë. Komunikacioni vështirësohet gjithnjë, çrregullohet ose pengohet, prandaj edhe transportimi i të lënduarve bëhet i ngadalshëm, pengohet ose bëhet i pamundshëm. Prandaj edhe dhënja e ndihmës së parë vështiresohet dhe kërkon një angazhim maksimal, qëndrueshmëri dhe guxim.

Kushtet janë më të vështira në rast lufte atomike, kur një numër i madh i enteve shëndetesore shkatërrohet, një numër i madh i personelit medicinal lëndohet, kështu që jeta dhe shëndeti i njerëzve varet shpesh nga ndihma e parë.

Ai që jep ndihmën e parë duhet të jetë i qetë, i matur, i vetëdishëm për përgjegjësinë, këmbëngulës, i shkathët dhe i sigurtë në njohuritë e tij, sepse vetem me këto kualitete mund të jetë efikas në dhënjen e ndihmës së parë. Megjithatë, duhet të dimë se edhe njohja më e mirë e procedurave të ndihmës së parë nuk na bën ekspert medicinal, por vetëm anëtar të vyeshëm të shoqërisë.

Në dhënjen e ndihmës së parë është e domosdoshme të zbatohen vetëm masa të arsyeshme medicinale dhe në mënyrë adekuate. Nuk lejohet që të veprojmë sipas këshillave të laikëve, të cilave u përmbahet edhe sot e kësaj dite popullsia e pashkolluar, përkundër vërejtjeve të mjekëve. Kundër të gjitha llojeve të lajthitjeve të këtilla duhet të luftojmë me këmbëngulje.

Dhënja e ndihmës së parë, ashtu si duhet është e vetmja mënyrë e dobishme për shëndetin dhe mbrojtjen e jetës së të lënduarve. Në saje të saj një numër i madh mbetet gjallë dhe shërohet mirë, kurse invaliditeti pakësohet dukshëm. Në paqe kjo ndihmë u bën të mundshme të lënduarve që për një kohë shumë të shkurtër të kthehen në vendet e tyre të punës dhe kështu pakësohen humbjet në ekonomi. Në luftë gjithashtu personat e shëruar kthehen shpejt në vendin e punës ose në radhët e luftës, dhe kështu sigurohet dhe shtohet fuqia mbrojtëse e vendit.

 ndihma e pare,Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë, si ipet ndihma e pare, dhenja e ndihmes se pare, qysh me dhane ndihmen e pare, si me dhene ndihma e pare, kur jepet ndihma e pare, meso ndihmen e pare, ndihme e pare, shkrime per ndihmen e pare, menyrat e dhenies se ndihmes se pare, ndihma, ndihma emergjente, si jepet ndihma emergjente, qysh me dhane ndihmen e pare, nevoja per ndihme te pare,rendesia e ndihmes se pare, udhezime per ndihmen e pare, libri per ndihmen e pare, te dhena rreth ndihmens se pare, vlera e ndihmes se pare, mesoni ndihmen e pare, qka osht ndihma e pare, qysh me msu ndihmen e pare, dhenja e ndihmes, lendimet, lendimit, ndihma e pare per lendime
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more