Skip to main content

Mendime të mençura nga William Shakespeare

Mendime të mençura nga William Shakespeare

Nëse ndokë e urrejnë shumë njerëz, ai duhet të jetë njeri i mirë.


E dimë ç'jemi, por nuk e dimë se ç'mund të jemi.


Bota është një teatër, ku secili e luan rolin e vet.


Besimi në ngazëllim është njësoj si vetë ngazëllimi.


Mos trego gjithë çfarë ke, as mos kallëzo gjithë çfarë di.


Të gabosh është njerëzore,të falësh - hyjnore, por unë nuk jam zoti


Guxoj të bëj atë çfarë i ka hije njeriut; kush guxon më shumë se kaq,nuk është njeri.


Oratorët nuk janë luftëtarë të mirë.


Shfaqe dhimbjen tënde me fjalë! Dhimbja që nuk flet shtrëngon zemrën deri sa të mos pëlcasë.


Më të sinqertët janë lotët që derdhim për veten tonë.


Dhe djalli mund të citojë biblën kur ia ndjen nevojën.


Kur i ke të gjitha, nuk sheh asgjë; të hapen sytë vetëm kur nuk ke gjë.


Miku i vërtetë duhet t'i durojë huçet e mikut.


Ku mbjell dashu ri, rritet hareja.


Hapi sytë mirë sa të martohesh, më pas mbylli fare.


Dashuria lindet, jeton dhe vdes ke sytë.


Dashuria nuk sheh me sy po me zemër;prandaj Amori me flatra është i verbër.


Një brengë nuk vjen e vetme.


Asgjë në vetvete nuk është as e mirë dhe as e keqe;varet se ç'mendojmë ne për të.


Paraja është një gjë e madhe që i bën njerëzit të vegjël.


Janë njësoj të sëmurë,si ata që hanë me tepri, si ata që s'kanë ç'të hanë nga skamja.


Bota është interesante në atë masë sa ne jemi kureshtarë.


Trupi i njeriut është një park ku vullneti është kryekopshtari.


Sa sy duhet t'i ketë njeriu që ta pikasë lumturinë që e rrethon?


Të psherëtish për të keqen e shkuar është mënyra më e sigurt për të ndjellë të renë.


Më shumë dua çmendurinë që më lumturon,se sa përvojën q ë më dëshpëron.


Kush dashuron fort, frikë e fortë e mundon, dhe sa më e madhe frika, dashuria më shumë flakëron!


Kush dashuron është i qetë.Kumbon vetëm tenxherja bosh.


Dëgjoje arsyen dhe jo vrerin tënd!


Martesa është budallallëku i parë që bën njeriu pasi të bëhet i pjekur dhe i arsyeshëm.

Mendime nga William Shakespeare,Mendime të mençura nga William Shakespeare,fjale te urta nga william shaksespeare,shekspiri,mendime nga shekspirit, mendime te menqura ng villiam shekspiri,fjale te urta nga William Shejkspiri
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more