Pablo Neruda |
Kritikë letrare apo analizë letrare për Poezinë e Pablo Nerudës
Pablo Neruda, nobelist, poet i shquar i kohës , prirje të posaçme poetike tregoi që në fëmijëri. Sipas kujtimeve të vetë poetit, ai filloi të shkruajë vargje në moshën shtatë apo tetë vjeçare. Vjershat e para ia kushtoi nënës, e cila vdiq posa kishte mbushur dy muaj.
Ende si nxënës, interesim të madh tregoi për poetët frengë: Sili Pridom, Pol Verlen dhe të tjerë. Me përmbledhjen ,,Njëzet këngë dashurie dhe një e pikëllueshme”, u afirmua si poeti i vërtetë që shënoi vlera të reja në poezine e vendit të vet.
Veprat kryesore: Njëzet vjersha dashurie dhe një e pikëllueshme (1926), Spanja në zemër (1937) Epi gjeneral (1950), Odat elementare (1956), Njëqind tingëllime dashurie (1959) dhe të tjera.
Shpresa, optimizmi, Si preokupime kryesore poetike, shfaqen shpeshherë në poezinë e këtij krijuesi.
Përpos atdheut të tij, Pablo Nerudën e frymëzoi edhe Spanja, populli heroik spanjoll dhe revolucionarët e popujve të tjerë, që në Luftën qytetare spanjolle luftuan heroikisht kundër regjimit fashist të gjeneralit Franko.
Gjatë kësaj kohe Neruda ka qenë konsul në Spanjë dhe ka luftuar kundër regjimit fashist. Ngjarjet tronditëse të Luftës qytetare në Spanjë e frymëzuan të shkruajë veprën Spanja në zemër, e cila shqetëson thellë me shprehjet e fuqishme revolucionare. Shpresa dhe besimi se një ditë do të vijë liria dhe do të krijohet një jetë e barabartë, vërehen, përpos tjerash, edhe në këtë vepër.
Edhe në vjersha të dashurisë Neruda arriti rezultate të lakmueshme. Trazirat që ngjall dashuria: afshi përvëlues, gëzimi i madh, frika, ëndërrat, dëshirat shqetësuese, janë preokupime të shpeshta që i vërejmë në një numër të konsiderueshëm vjershash të këtij poeti.
Pablo Neruda është përpjekur t’u shmanget tendencave të ndryshme poetike dhe eksperimenteve që i takojnë modës. Ai edhe vetë në një rast lidhur me këtë fenomen, ndër të tjera, thekson: ,,Unë nuk u besoj shkollave letrare, as simbolizmit, as realizmit dhe aq me pak surealizmit. E ndjej veten krejtësisht të liruar nga etiketat, që i ngjiten mallit. Mua me pëlqen malli dhe jo etiketa. E ne kemi shumë etiketa në historinë tonë të mjerë”.
Në këtë rast duhet theksuar se në poezinë e Nerudës bien në sy elementet surealiste po ashtu edhe asimilimi i shprehjes së rrymave të tjera moderne. Megjithatë, poezia e Nerudës dallohet jo vetëm për nga tematika, por edhe për nga shprehja poetike.
Duke pasur për bazë aktivitetin e jashtëzakonshëm krijues të tij, Pablo Nerudën me të drejtë e konsiderojnë Homer të atdheut të vet.
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Pablo Neruda, analiza e poezise se Pablo nerudes, poezia e Pablo nerudes, Kritike per Pablo Neruden, Kritika letrare per poezine e Pablo nerudes, Pabloa Neruda,Vepra e Pablo Nerudes, Vepra e Pablo Nerudes, poezi per Pablo neruden, poezite e Pablo Nerudes,Poeti Pablo Neruda
loading...
Lexo edhe: