Skip to main content

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin "El-
Vabilus-Saj-jib”.
Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: "Ky është hadith madhështor, me pozitë të
lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të
përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të...
Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub,
i cili thotë:
"Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne
ishim në "Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:
"Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i
Vdekjes për t’ia marrë shpirtin...
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e
Vdekjes prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit...
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët...
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit...
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. Pashë një person nga
Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar.
Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej...!
E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që
ai e shuan etjen që e kishte kapluar.
Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)...
Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre
dhe pengohej...!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin
pranë meje, mexhlisit tim.
Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e
djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij
errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte...
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej
errësirës në dritë.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të
prushit...
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe
bëhet mbulesë mbi kokën e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij...
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: "O besimtarë! Ky njeri
ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e
takojnë atë, e edhe ai i takon ata.
Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)...
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në
dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.
Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar... Midis tij e Zotit kishte pengesë...
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e
Allahut!
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij...
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana
e djathtë e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet)
dhe ia rëndojnë peshoren e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit...
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e
shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.
Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr...
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë
nga Zjarri.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit...
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë...
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson
dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.
Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë
kacavirrej...
E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e
çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.
Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit...
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet...!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia "La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të
drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.”
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e madhështonte shumë këtë hadith,
dhe në vlerësimin e tij për të ka thënë:"Argumentet e vërtetësisë janë të dukshme për këtë
hadith.”, pra e ka konsideruar të saktë.

tregime islame,tregim islam,tregim islam,Muhamedi a.s
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more