Skip to main content

Doktori-tregim shkruar nga Petro Marko

Doktori - tregim shkruar nga Petro Marko

Kish vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje.
- Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh!
Dhe plaku i gjorë, e ngarkoi mbi një gomar vajzën gati të vdekur. Dhe rendte
i këputur. Kaloi male dhe fusha. Lumenj e moçale.
- Baba! Vdiqa! Ku është doktori?
E mjera e kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po nuk e dinte se ç’ishte
ai. Perëndi, engjëll, shpëtimtar… Ç’ishte ky doktor ?
- Doktor! Doktor!
Thërriste vajza, e cila gati po jepte shpirt.
- Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro se “doktori” do të ta heqë atë dhembje,
atë sëmundje që të treti! Unë ja po e nxitoj gomarin:
Hush, hush!
Ecnin duke përsëritur mijëra herë emrin e “shenjtë” të doktorit.
- Arritëm!
Andej-këndej, me mundime gjetën “zyrën” e doktorit.
- Doktor! Doktor!
Thërriste e sëmura. Shpresonte se një fjalë e doktorit do ta shëronte. Kujtonte
se një e parë e “doktorit” do t’i bënte mirë.
- Doktor! Doktor!
Murmuriste vajza me gjysmëzëri.
Plaku i gjorë me vajzën që kishte frymën e fundit doli nga “zyra” e “doktorit”
i këputur, i vrarë dhe gati me sy të mbushur plot me lot.
“Doktori” i kishte thënë:
- Dua një dëshmi që je i varfër, pastaj ta vizitoj vajzën tënde! Shko në fshat te
kryeplaku!
Dhe ky ç’të bënte?
Vajza që ishte shtrirë për vdekje thërriste me zë të mekur:
- Doktor! Doktor!
Plaku i bërtiti kafshës:
- Hush! Hush!
- Vdekja erdhi!
- Bëhu gati, moj e mjerë!
Vajza duke dhënë shpirt për herë të fundit psherëtiti:
- Doktor!
Dhe “doktori” që e shihte duke hequr shpirt, kërkonte dëshmi vobektësie!…
Zbatonte ligjin!…

Komenti
Sa i prekshëm është ky tregim i shkurtër ose kjo skicë. Tregimi bën fjalë për një ngjarje reale të vitit 1937, kur gjendja e fshatarit shqiptar dhe në përgjithësi të varfërve ishte shumëfish më e rëndë. Atëherë
në çdo qytet kishte nga një mjek, por ai nuk ishte për të varfërit. I sëmuri duhej të kishte certifikatën (dëshminë) nga kryeplaku se ishte i varfër! Ç’ironi e kohës!

tregime, tregime prekese, tregime pikelluese, tregime te bukura, tregime te shkurta, tregime shume te bukura
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more