Skip to main content

Ç'është poezia lirike

            Ç'është poezia lirike

Çdo vepër letrare është e shkruar në njërën prej këtyre tri gjinive: lirike, epike dhe dramatike.

Poezia lirike hyn në radhën e krijimeve më të lashta letrare. Ajo u shfaq qysh atëherë kur njeriu mësoi të mendojë dhe të flasë. Ajo në fillim kishte lidhje të ngushtë me melodinë, muzikën dhe vallen. Disa nga këto veti i ka ruajtur edhe sot e kësaj dite.

Poezia lirike ka si objekt të shfaqurit e përjetimeve të vetë këngëtarit a vjershëtarit.

Fjala LIRIKË rrjedh prej greqishtes LYRA. Lyra ishte një vegël muzikore me të cilën grekët e vjetër i përcjellin këngët lirike. Më vonë emri i kësaj vegle muzikore u përdor për të treguar veprat letrare që i përkasin poezisë lirike.

Vetia themelore e poezisë lirike është se këngëtari ose poeti shfaq përjetimet e veta, si: gëzimet, kënaqësitë, dëshirat, shpresat, dhembjet dhe vuajtjet. Për këtë arsye kjo poezi është quajtur edhe poezi subjektive. Kur poeti lirik është i pikëlluar,edhe natyrën dhe çdo gjë në përshkrimin e vet e paraqet të pikëlluar dhe anasjelltas, kur ai është i gëzuar çdo gjë e paraqet përmes një gazmendi të pashoq.

Nëpërmjet gjendjes shpirtërore të shkrimtarit ne njohim jo vetëm shkrimtarin, por edhe shtresën, klasën, popullin të cilit ai i takon. Si shembull poezish lirike mund të marrim cilëndo këngë popullore dashurie,djepi (nina-nëna), dasme e vaji ose një varg vjershash të poetëve tanë, p.sh. “Fjalët e qiririt” e Naimit, “Kënga e rinisë” e Migjenit, “Anës lumenjve” e Nolit.

Poezia lirike ndahet në lloje të shumëta.

Llojet e saj janë: poezia përshkruese,poezia e dashurisë, oda, elegjia, epitafi, epigrafi, poezia patriotike, poezia sociale,himni, poezia satirike, poezia mendimtare, poezia idilike etj.

Ç'është poezia lirike, vepër letrare lirike, poezia epike poezia dramatike.krijimet më të lashta letrare melodia, muzika vallja prej kujt rrjedh fjala lirike greqishtja LYRA, qeshte lyra vegël muzikore grekët  këngët lirike gëzimi, kënaqësia, dëshira, shpresa, dhimbja vuajtja poezia subjektive i pikëlluar, shembuj te poezise lirike,llojet e poezise lirike, cilat jane llojet e poezise lirike, llojet e poezise djepi (nina-nëna), dasme e vaji ose një varg vjershash të poetëve tanë “Fjalët e qiririt” e Naimit, “Kënga e rinisë” e Migjenit, “Anës lumenjve” e Nolit poezia përshkruese,poezia e dashurisë, oda, elegjia, epitafi, epigrafi, poezia patriotike, poezia sociale,himni, poezia satirike, poezia mendimtare, poezia idilike etj.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more